Forumi Horizont Gjithsej 29 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 29 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- rrima humoristike (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6311)


Postuar nga ^AngeL^ datë 27 Tetor 2004 - 14:53:

sonila tanks sissss kissssssssssss u 2 shum



Kryetar Suxhuku

Syrgjyn gjallë e syrgjyn vdekur,
ne po hajmë suxhuk të pjekur.

Me bagëti e me bujqësi
krejt n’suxhuk i kemi shti.

Ku e lam e ku na mbeti
Pa suxhuk po kris qameti

Vaj vatani e mjer mileti,
edhe komshive I ka hy lezeti.

Do të shkrihem e venitem,
për një copë po shkaravitem.

Kem lidhe besën me kroatin,
për suxhuk e kem lidhë fatin.

N ilem të madhe ka ra shpija,
për sa kila, t’bëhet porosia?

Ti Fatmir O faqe bardhë,
morre namë O atdhetarë.

Nuk të harron kur shoqnia,
midis gjumi t’përmend fëmija.

Për suxhuk ti s’kurseve gje,
s’të harron komuna me.

O te djeks O të pa djeks,
ke suxhuk për çdo oreks.

Era e tij po na trullon,
edhe atdheun po na kujton.

Jemi ç’mendur ashiqare,
O nuk lodhem për Abetare

Kush po lodhet për atdhe e shqip,
veç suxhuku t’jet me krip.

Jemi popull me tradita,
me suxhuk, O u kalita.

Vetëm ai na bashkon,
lezeti i tij na afron

Atdhetarë a po ndëgjoni,
kryetar SUXHUKUN ta votoni.

Vetëm ky na bashkon,
lezeti i tij na afron.

Syrgjyn gjallë e syrgjyn vdekur,
nuk jetohet pa suxhuk të pjekur


  Gjithsej 29 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 29 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.