Forumi Horizont | Gjithsej 86 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit » Trego 86 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arsimi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=17)
-- Duhet greqishtja te jete gjuhe fakultative e gjimnazeve tona? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6570)
Pyetja eshte e thjeshte.Hallakatja dege me dege eshte gjithashtu ne natyren tone.Le te dalim per nje here nga optika e te parit te gjerave bardh e zi.
Perderisa eshte fakultative, shume bukur mund te shikohet ne fund te nje viti shkollor sa e ndjekur eshte nga nxenesit, sa interes ka realisht si gjuhe ne vendin tone.
Mua me duket nje mundesi e djegur qe ne nisje, do snobohet nga pjesa derrmuese per arsyet qe lexohen edhe ne rreshtat tuaj.
Nuk me duket nje forme asimilimi, jane te largeta ato kohe mesjetare kur te tjeret kerkonin me çdo kusht te benin me ne sipas deshirave.
Mbaj mend, kur isha 10 vjeç prinderit insistonin ne fillim te shkoja tek fqinji im...nje plak 78 Vjeç i quajtur Mosce, ebre qe rregjimi i asaj kohe edhe emrin ja kishte kthyher ne Moisi .Shkoja per te mesuar italisht, ai dinte 6 gjuhe dhe ishte njeri qe per arsyet qe dihen kishte shetitur boten por kishte mbetur ne Shqiperi dhe nuk mundi te largohej deri sa la edhe kockat aty. Duhej pasur kujdes se ndryshe fillonin e te shikonin me sy te shrember, prinderit nen rrezikun qe mund te etiketoheshin si ''reaksionare'' .
E jona do ishte nje forme tolerance qe nje shtet si Greqia per fat te keq nuk ka. Ne kemi mundesi te tregojme cila eshte realisht vlera qe nje dije mbart dhe nese dikujt i duket e udhes se do te perfitonte nga ajo gjuhe, le ta mesoje.
Te pakten prizmi im ky eshte per sa me perket.
Gjithsej 86 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit » Trego 86 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.