Forumi Horizont | Gjithsej 212 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit » Trego 212 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Ne na krijoi nje krijues po krijuesin kush e krijoi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6777)
Tani te vazhdojme "muhabetin" qe nisa.
Pra ku e lame ne....???
Po, ishim tek thenia "Shkenca te con te Zoti". Por cilat kane qene pikat ku jane perplasur gjate gjithe koherave Feja dhe shkenca?
1) Ekzistenca e Zotit.
2) Zanafilla
3) Prejardhja e njeriut
Ne fakt te treja keto pika duken sikur nuk mund te jene te verteta ne te dy rastet (edhe sipas shkences edhe sipas Zotit). Dy pikat e para i diskutova me perpara dhe sipas kendveshtrimit tim shkenca dhe Zoti perputhen plotesisht. Atehere ngel pika e trete.
Sipas Bibles (dhe Kuranit) Zoti e krijoi Ademin nga BALTA. Pastaj nxorri Even nga brinja e Adamit.( Ne hebraishten e vjeter "ADAM" dmth njeriu i pare, kurse "EVA" vjen nga fjala "BRINJE"). Por si Adami edhe Eva nuk dallonin dot TE MIREN nga e KEQJA. (sepse ata e dalluan te MIREN nga e KEQJA vetem pasi hengren FRUTIN E NDALUAR)
Tani une bej nje pyetje: Cili eshte funksioni primar i MENDJES??? Pergjigjja eshte e thjeshte: TE DALLOJE TE MIREN NGA E KEQJA. Me nje kompjuter mund te besh cudira por kompjuteri ne thelb njeh vetem dy shifra 0 dhe 1. Dhe mendja e njeriut merr vendime teper te komplikuara dhe tepr te veshtira POR ne thelb ben vetem NJE gje: Ndan te MIREN nga e KEQJA. (edhe nje kriminel kur vret, mendon qe ajo eshte gjeja me e MIRE per te bere ne ate moment).
Rrjedhimi i kesaj? ADAMI dhe EVA nuk MEDONIN, pra NUK kishin MENDJE (dmth kishin tru sic kane edhe kafshet). Pra ja ku dolem ne te njejtin perfundim NJERIU rrjedh nga ADAMI dhe ADAMI ne fillim ishte KAFSHE (e privilegjuar).
Por kemi DY mosperputhje:
1) Adami rrjedh nga Balta.----eshte e vertete, sepse JETA per here te pare ka lindur ne BALTE (na ambjentet ku uji dhe toka ishin te bollshme).
2) Eva rrjedh nga brinja e Adamit.
Tani pika e pare: Adami nuk rrjedh nga KAFSHA.
Puna eshte se sikur nje skllavopronari t`i thoshe qe skllavi i tij rridhte nga kafsha do e pranonte me kenaqesi (sepse ai ashtu e konsideronte skllavin) POR t`i thoshe qe edhe ai rrjedh nga KAFSHA atehere ai do te te shtronte ne dru dhe do te thoshte "Ti qenke cmendur" sepse e konsideronte veten qenie superiore dhe te preferuarin e Zotit (apo Zotave). Prandaj Moisiu u tregua i zgjuar dhe perdori alegorine dhe simboliken. Nuk tha qe Adami rrjedh nga KAFSHA por tha nuk kishte MEND ( jo "ush" po "gomar").
Pika e dyte: Eva rrjedh nga brinja e Adamit.
Moisiu jetoi ne kulmin e PATRIARKATIT. Burri konsiderohej SUPERIOR ndaj gruas. Burri kishte vetem te drejta dhe asnje pergjegjesi nga gruas. Te thoshe qe burri dhe gruaja jane te barabarte "edhe cakenjte do qeshnin nder male me ty" (
). E ka m ne kuptimin qe edhe bufi e dinte qe burri "ishte" nje shkalle me lart se gruaja. Por edhe ketu mund te jete perdorur alegoria.
Qe te perhapet nje fe e re, ajo duhet qe te perballoje sulmet dhe te beje "lufte" me fete e vjetra. Sikur Moisiu (por edhe Krishti e Muhamedi) te mos pranonin keto dy kushte (dmth te gjenin nje menyre qe "edhe mishi te piqej edhe helli mos te digjej" ) atehere ata do e kishin shume me teper te veshtire ta fitonin "luften" me fete e vjetra.
P.S Vazhdoj te ngelem ne pritje te kritikave, verejtjeve sugjerimeve dhe sidomos fakteve dhe teorive qe kundershtojne (dhe pse jo t`i hedhin poshte) idete "e mia".
Gjithsej 212 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit » Trego 212 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.