Forumi Horizont Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Cka zemra qe qan!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7131)


Postuar nga Roneo datë 07 Mars 2005 - 21:23:

Më prit , Nene!

Ti më prit, mos u mërzit
Sepse unë do të vij një ditë
Do të vij, po të premtoj ,
Fort në qafë do të t`shtrëngoj.

2.
Ti më prit, mos u dëshpëro
Nuk kam për tu vonuar,jo
Do vë krahë porsi një shpend
Dhe drejt teje do të rend

3.
Ti më prit duro dhe pak
se takimi s`do t`jetë larg
do të shtegtoj natë e ditë
se të dua me gjithë shpirt.

4.
Ti më prit, mos u dorëzo
Brengës,dhimbjes thuaji jo
Shumë duro, bëhu e fortë
Se kështu e ka kjo botë

5.
Ti më prit,më prit dhe pak
s`vij dot shpejt,ndodhem shumë larg
unë po rendem ditë e natë
por është rruga shumë e gjatë

6.
Ti më prit edhe ca muaj
mos e lër zemrën të vuaj
fshiji lotët që mban në sy
kam dëshirë unë, të qaj për ty

7.
Ti më prit lart në ballkon
të të shoh që në avion
dhe kur lart ti hedhësh sytë
të më gëzojë shikimi yt.



8.
Më prit Nene dhe pak duro
birin tënd mos e mallko
sepse mjaft jam i mallkuar
që kur ika larg mërguar.

9.
Nuk di Nene c`të të them më shumë
për ty lotët me shkojnë lumë
dhe s`kam ndërmend të ndaloj
derisa me sy të të shikoj

10.
Ti më prit e përmalluar
e di, malli të ka copëtuar
dhe unë i përmalluar jam
se më t`shtrenjtë se ty nuk kam.


  Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.