Forumi Horizont | Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)
Mund ti numerosh te gjithe lumturine tende ,gezimet ,ti zbresesh dhimbjet ti mblellesh me ty de mua po kurre mos i nda me nje tjeter sepse te dua .Prane teje per gjithe ,ja religjioni im.«para se te flesh shiko ne dritare et et gjithe ato yje qe shikon jane te gjitha puthjet qe une ti dergoj .Eshte aty ne mbrendesine e syve te tu qe mbyllet shpirti im.Eshte duke shiku qiellin qe kam kuptu qe nuk isha asgje de duke shiku ty qe kuptova qe ishe gjithcka per mu .Kjo mun dte marre gjithe jeten te gjesh dashurine po qe kur dashuria jone est lin dur them qe fundi mund te marre per gjithe .Cdo dite te dua acoma me sshume sot me shume se dje e cdo dite e nette do jete .Cdo fjale qe ti nxjerr nga goja qe me thu eshte nje shperse per mu eshte sikur ajer fryme qe me mban ne jete qe pa te sjetoj.Numero yjet ne qiell dhe atehere do realizosh sa shume te du nuk dua dicka jeter vetem dy gjera ty dhe lu let .Lulet per nje dite po ty per gjithe jeten .Nuk ka dicka ne ket bote qe une kjo qe jam nuk deshiroj dicka jeter pervec teje vetem ty asgje jeter vetem ty .ka nje proverbe qe thote ditet kalojne de nuk jane te njejta
Po te them eshte e kote genjeshter sepse ditet kalojne dhe une vazhdoj te mendoj acoma me shume per ty Dergova nje engjell te te mbroje po ai erdhi e me tha qe smund te ruante nje jeter ta protektonte .E une kam ate ndjenjen qe ti ke vjellur celsin e zemres time dhe je mbyllur aty per gjithe .e humba gjithe ate kohe pa te dashur .Enderrova qe zjarri ngrihej qe Uji digjej enderrova te pamunduren enderrova qe ti me doje jam shume po shume me e lumtur te jem e dashuruar me ju dhe te vuaj gjithe jeten qe sikur te mos te kisha njofur kurre dhe pres me padurim kur dy zemrat tona te mos jene vetem nje dua po dua ne shpirt qe ti po dhe ti te ndjesh ket te njeten sikur une .ndoshta nuk kam te gjitha cfare ti ke deshiru te nje femer po nje e kam de betohem qe eshte ajo qe te dua po te dua dhe do ejet kjo per jete Nuk jam nje robot jo nuk jam dicka qe boten mund ta rotulloj po ajo qe di eshte qe te dua ty po ket e bey .Nuk te dua jo te adhuroj e dhe gjithhstu te urrej pak asgje nukd ua jo asgje nga ti dua vetem zemren tende te kem nje vend aty dhe mos ta largosh vetem ket e du
Jam lin dur e verber , me krahe te thyeran e kam nevoje per ty qe te fluturoj
Te dua deri ne ate pike qe do vdisja per ty6 .Nuk te dua jo per cfare ti je te dua me shume per cfare ne jemi kur jemi bashke kur jam em ty fluturoj qesh ,enderroj, jetoj jam e lumtur, e lire jam une kjo eshte jam une dhe vetem une .Do doja mire te vjetersohesha duke te thene qe te dua po kuure te vdes pa patur mundesine ta them .Dua cfare ti don ti don cfare une du atehre ndalo te besh te tilla fjale po lerme mua te jem me ty lerme mua te te kem lerme mu te kem per jet jo si burre po si te dashur betohem kjo do jete per jete .Dashuria est kjo sikur nje shpelle te them ketu ne zemren time e ti e mbysh cdo dite me lumturi me gezim me drite me butesi e me embelsi .dashuria themi e shte dicka shume emalle eshte e perjetshme po kjo qe une ndjej per ty qe kam per ty ska dicka qe ta peshoje ta numeroje ajpo ta shikoje mallesine kjo ska fend .dashuria qe ndjej per ty ehste sikur benzine ejetes sime de se shpejti e shikoj qe do mabrohet e sdo jete me [
Cte them me po sikur zemra ime te ishte nje liber emri yt do ishte is shkruan ne cdo faqe sdo shkruaj me jo do e le po mos harro se shpriti im jeton vetem nga prania jote dielli lind per mu vetem sepse edi qe ti je e di qe ti me do e di qe ti mendon per mu vetem kjo me ben te jem ne jete shpirti im
haha, gjergji aka "dr Phil of FH" sygjeron qe ke nevoj me get laid fajtoro
as nuk dua te di se ca ben ne jeten private por sidoqofte mos e nderro stilin dhe nivelin shume te lezetshem te nje cynism that is intriguing and always pleasant to read...
sa per frymezime pozitive per jeten, dhe udhezime se si ta jetojme ate i marrim falas kto keshilla nga Oprah Winfrey e FH, ku na sygjeron to live to love and to laugh...
E di si i thone kesaj?
Eshte njelloj,sikur pas lyerjes e gjitha me mjalte,te te derdhin nje kavanoze majonezi te prishur siper fytyres,e jo vetem.Mbasi je mireushqyer,te te servirin larva te krimbura,te lengshme e te pa pjekura mire.
Peshtjellim i vazhdueshem te pushton,kur mendon se lexove disa tjerrie te mira shqipe,dhe me pas shuplakosesh nga gjurma kafshe-njerezisht te cilat ushqehen me gjethe te mishta mashkullore.
E duke vazhduar,dhuna e tyre per te na zene frymen me keto rrefime dashnoriteti,si i vetmi tregues qe jane te palluara,po behet e padurueshme.Pfffffffffff
P.S: I lutem moderatoreve te fshijne cdo postim jashte teme,dhe jo ne nivelin e saj,duke filluar nga ky i imi.
Ne menyre qe te kemi nje teme ku te mezipresim te pakten leximin e saje.
Ehuuu o Joni,kerko qiqra ne hell
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Fundja eshte pikerisht aspekti yne i pa-parashikueshem qe i jep shije botes. C'dreqin presim nga njerezit monotone, qe dihet cfare kishin dje dhe ku do shkojne neser?
Une e kuptova. Jane ca tema qe eshte e hidhur kur kthehen ne chit chat. Prandaj dhe ky mesazh i imi e rendon...
Dhe historia vazhdon po njelloj,njelloj...
Po te njejtat klikime mbi ikonen "cito",po te njejtat pyetje,po e njejta lirshmeri dhe vetesiguri malesh per te hyre kudo...
E kuptuam qe asgje nuk na shpeton dhe se ne cdo teme jemi te afte te postojme,te komentojme, t'i perdhunojme ato pa na bere syri terr...
E kuptuam edhe kete gje...
Ideja eshte,qe duhet te jene disa postime te ruajtura,te paprekshme nga te gjithe,packa se mundet te lexohen.
Pra,une nderkohe qe marre ajken e te "rritureve" ne kete kategori te kycyr forumase,vetem duke LEXUAR,shkoj me pas e adoleshentosem ne tema dashurie apo te tipit:"Cfare ngjyre i keni breket sot?"
E meqe jemi te intimates,se po i rrefehesha dikujt ne tel,dhe nga ana tjeter e receptorit degjoja vetem te qeshura.
Ne nje nder udhetimet e mia flash ne underground,me qelloi te isha si ne buset e kamzes.........................
Le qe,se sa te me komentojne ate qe do doja te postoja,dhe te perfundojne deri ne keshilla sexi apo mjekesore,po iki te heq vallen e tyre aty ku vetem zbardhen dhembet
Ciao,ciao:- themi ne albanezet!
Mos i mbaj gjerat nga brenda se nuk bejne mire. Ka nje kohe per te heshtur dhe nje kohe per te folur. Apo jo? Forumi per te folur eshte. Kokecarje kemi plot ne jeten e perditshme ndaj dhe ketu vjen per tu lehtesuar nje cike njeriu. Te pakten keshtu e shoh une.
Ndonjehere duhet te perseritim veten duke cituar te njejtat shkrime qe na bejne pershtypje te cilat me kohen do te shtyhen me tej. Hajde se me mire do te behet.
Ka njerez qe te pushtojne shpirtin dhe pastaj largohen. Ikin ne ndonje drejtim tjeter, por pronesine e ruajne. Ti s'mund te besh asgje, as tapine s'ua heq dot. Atehere fillon me avash proceduren e shpernguljes. Dhe aty hesapet lahen te tera. Fillon te kuptosh qe s'mund te pretendosh te qendrojne pronaret ne regjimin totalitar qe se pranon pronen. Kjo nuk u vendoska nga regjimi por nga rrjedhat natyrale te shpirtit, si dikur levizjet studentore. Tranzicioni im u merrka me pronare, te padukshem, por pronare. Dhe keshtu shqitja e njerezve nga tapite e brendshme kalon nga rrenjet e kohes. Jane ato qe justifikojne dhimbjen e fitilave qe hiqen nga mishi. Atehere mundohesh te ecesh me kujdes, te presesh pemet pa shkulur rrenjet. Dhe rruges humbet sensi i gjithckaje. Eshte e pamundur qe ti, rojtari i pyllit, kopshtari qe jeten e rrite me duart e tua, ta marresh dhe ta presesh, ta vdesesh dhe ta shesesh... badiava per dru zjarri.
Ne pra, shpirtrat qe rrenjosemi tek njeri tjetri, ndoshta ruajme rrjeten tone, pyllin ku bejme pjese, te mos i bjere plani i ndonje ndertese te re. Ndryshe disa prej nesh duhet te priten... Dhe disa do behen pjese e kopshteve artificiale te gjallesave qe si kuptojme. Ngjitemi puthitshem ne nje sens qe llogjikisht eshte pervers. Por prape jemi aty, dhe duam te ndjejme shenjat e mbetura pas shkitjes nga njeri tjetri... per te ndjere se jetojme.
Diktatura ime e brendshme paska lene nje anarki pronaresh dhe ish-pronaresh me konflikte territoresh. Dhe keshtu zbuloj Shqiperine brenda meje. Nje amulli e madhe qe lidh te kaluaren me te ardhmen. Dhe ndoshta here pas here pylli duhet djegur per te shkeputur pafajtesine e te ardhmes nga mekatet e mrekullueshme te se kaluares.
-----------------------------------------------------------------------------
Nuk e di sa te drejte kam qe shkrimet e mia ne perspektive banale te perdorin kaq shume fjalen "shpirt". Por eshte e vetmja fjale qe permbledh gjendjen emocionale dhe gjithe territoret e mendjes qe krijojne rrymat e jetes ne nje cast.
-----------------------------------------------------------------------------
po te dija se nga bridhje sot o shpirti im, qe largohesh pa me lene as adrese, do merrja nje dite pushim, vec te te gjendesha prane ...
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Fragmente nga "La finestra di fronte" qe sonte flasin perjetimin tim, prandaj jane ditari im.
--------------------------
Une do te te dua pergjithmone. Jemi te detyruar te duhemi ne fshehtesi, sepse askush nuk do e falte dashurine tone. Nuk dua te heq dore nga dashuria jone. Po ti ?
* * *
I shtrenjti im
Qekur te humba ty e kuqja nuk eshte me e kuqe, bluja e qiellit nuk eshte me blu, pemet nuk jane me jeshile. Qekur te humba ty duhet te kerkoj ngjyrat brenda nostalgjise sone. Qekur te humba ty me mungon edhe dhimbja qe na bente te ndrojtur dhe ilegale. Me mungojne pritjet, sakrificat, mesazhet e kodifikuara, shikimet e vjedhura mes nje bote qorresh qe nuk donin te shihnin, sepse po te shihnin do ishim turpi i tyre, urrejta e tyre, pashpirtesia e tyre. Pendohem per kurajon qe nuk pata per te te kerkuar falje. Per kete nuk mundem as te shikoj me brenda dritares tende, aty ku te shikoja gjithmone... kur nuk dija akoma emrin tend dhe ti enderroje nje bote me te bukur, nje bote ku nuk i ndalohet pemes te jete peme dhe bluse te jete qiell. Nuk e di nese kjo bote eshte me e mire tani qe askush nuk me therret Eri, tani qe degjoj te me therresin vetem zoti Kena. E si mund ta quaj kete bote me te mire, si mund ta them pa te patur ty.
* * *
Indiferenca! Kjo eshte semundja juaj. Jeni qorre, shurdhe. Ju kane matufepsur me propaganden e tyre. Une tashme nuk bej dot asgje. Ju mund te zgjidhni akoma, ju mund te ndryshoni.
* * *
Mos u kenaq duke mbijetuar... Ti duhet te pretendosh te jetosh ne nje bote me te mire, jo vetem ta enderrosh ate.
--------------------------------
Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.