Forumi Horizont Gjithsej 19 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19]
Trego 185 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Me teper rreth meje.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10360)


Postuar nga ksovari datë 12 Gusht 2012 - 20:09:

kur jam nervoz, si shoqërim e gjej ecjen, e nëse nuk kam mundësi, studioj problemin dhe mundohem të gjej shkaktarin, e kur e gjej eleminoj problemin nervoz, pastaj mundohem të zgjedh problemin. E nëse problemi është i pazgjidhur, atëherë kaloj në opcionet a,b,c.


Postuar nga dylan datë 14 Gusht 2012 - 03:09:

Citim:
Po citoj ato që tha ksovari
kur jam nervoz, si shoqërim e gjej ecjen, e nëse nuk kam mundësi, studioj problemin dhe mundohem të gjej shkaktarin, e kur e gjej eleminoj problemin nervoz, pastaj mundohem të zgjedh problemin. E nëse problemi është i pazgjidhur, atëherë kaloj në opcionet a,b,c.



hahahah qesha cik po kto a b c cilat jan ,e kurte jesh nervoz ma co nje zile dalim ecim bashke se dhe une e preferoj ecjen kur jam me nerva ose stervitjen ose mu rrah me dike ndryshe sme ik


Postuar nga ksovari datë 19 Qershor 2013 - 10:21:

Citim:
Po citoj ato që tha dylan



hahahah qesha cik po kto a b c cilat jan ,e kurte jesh nervoz ma co nje zile dalim ecim bashke se dhe une e preferoj ecjen kur jam me nerva ose stervitjen ose mu rrah me dike ndryshe sme ik



edhe me u rrah nuk ka problem pasi e njof mirë artin marcial win chun-kong fu, biles këndej nga Kosova më thojnë nifar mjeshtri i vockël, haha, ato a, b, c-të e mia janë filloj të kërkoj falje Zotit për ndonjë lëshim, pastaj e falënderoj për të mirat që mi ka dhënë. më beso shumë më b lehtëson.
e sa i përket me ec bashkë këtë vit me stafin e kompanisë sime kemi vendosur që një herë në muaj së paku ta vizitojm Mëmëdhenë, sepse vërtetë më merr malli shumë. E sidomos të vizitojmë monumentet historike, por edhe ato turistike.


Postuar nga robert datë 21 Gusht 2016 - 18:34:

Citim:
[i] këtë vit me stafin e kompanisë sime kemi vendosur që një herë në muaj së paku ta vizitojm Mëmëdhenë, sepse vërtetë më merr malli shumë. E sidomos të vizitojmë monumentet historike, por edhe ato turistike. [/B]

Shpejtoni e te vizitoni edhe monumentin e Skenderbeut tek sheshi qendror ne Tirane, sepse flitet si pune thashethemi se islamiket e moderuar duan ta spostojne prej aty, gjoja per te rregulluar sheshin.


Postuar nga SmoKer datë 22 Gusht 2016 - 02:52:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer
Pershendetja......si je
Ambicja qe kisha kur isha femije.....kan qene shume
Kujtimi me i bukur.....femijeria
Kenga e preferuar.....the house of rising sun -The Animals
Kendi ku strukem....vetmia
Endrra me e madhe....te le cigaren
Moment krenarie....kur nuk u kerkonja me leke familjes
Veshtiresia me e madhe... ikja ne emigrim
Ore me zile....telefoni
Dita perfekte....premte
Puna e pare.....kamarjer
Llastoj veteveten....nuk jam un
Gjeja e fundit qe kam blere....cigare
Filmi i preferuar....saw (horror)
Frymezimi....largesia nga vendlindja dhe familja
Jeta ime....deri diku .....e jetushme




Cfare do ndryshoja te kjo liste ne kete moment Remake

Pershendetja......Si je
Ambicja qe kisha kur isha femije..... Ti jepja makines
Kujtimi me i bukur.....Femijeria
Kenga e preferuar..... System Of A Down - Chop Suey
Kendi ku strukem.... Vetmia
Endrra me e madhe....Qe "my boys grow healthy and old"
Moment krenarie....Kur nuk u kerkonja me leke familjes -Kjo qendron akoma.
Veshtiresia me e madhe... Momentet qe kam kaluar neper spitalet e Nene Terezes.
Ore me zile....Telefoni
Dita perfekte.... Nuk eshte e percaktuar , mund te jete dhe e Hena nqs jam OFF dhe prane atyre qe dua.
Puna e pare.....Kamarjer
Llastoj veteveten.... Me ndonje muzik te mire.
Gjeja e fundit qe kam blere.... Ushqime.
Filmi i preferuar....( Nuk Jane me horror ) - Sicario
Frymezimi.... Te qenurit baba.
Jeta ime.... Gjithcka qe kam dashur.


  Gjithsej 19 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19]
Trego 185 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.