Forumi Horizont Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Ignatius datë 22 Mars 2010 - 01:54:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

As nihilizmi nuk eshte zgjidhje. PD+PS=99%



Varet nga kushtet dhe e keqja. Kanceri duhet hequr.


Postuar nga Fajtori datë 22 Mars 2010 - 03:59:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Nuk e di kush eshte Klodi, por gjithsesi s'jam dakort me ty.

Sistemin e vlerave politike, shqiptaret e importojne nga vendet e medha. Jane vendet e medha qe i krijojne keto vlera, me revolucione kur ishte koha e tyre, apo me bashkime sic po ndodh ne ditet e sotme me lloj lloj bashkimesh (EU etj).

Ne s'na ngel gje tjeter vetem t'i marim ato te gatshme, dhe kjo nuk duhet te shihet si gjest perules nga ana jone. Ne thjesht kemi fatin qe jemi komb i vogel, dhe cdo perpjekje per te imituar metodat (revolucionet pra) do te ishte shkaterruese per ne.



Eshte normale, imitojme sistemet por nuk imitojme dot revolucionet. Sepse revolucioent nuk imitohen, vijne nga pjekuria e nje populli qe pranon ndryshimin. Prandaj them se çdo katrahure qe mund te ndodhe do ishte prape larg katrahures morale qe ka nevoje vendi. Me sakte:

Ne kete teme katrahura lidhet me politiken, kur ne fakt nevojitet nje katrahure sociale dhe morale qe merr perpara dhe politiken. Nuk zgjidhet politika po nuk u permbysen vlera te tjera shoqerore qe jane rrenjosur me dekada (servilizem, komunizem, imitim, padrejtesi, etj.) Dhe keto nuk permbysen po nuk ju vu shqelmi prinderve tane moralisht. Revolucioni duhet per te nderruar koke e kembe menyren e mendimit qe nga xhamia deri tek kryeministria. Per tu tallur me xhajat e ulur perdhe perballe xhamise, per te vrare ministra e doktore qe korruptohen (ja ashtu, i jep 10 mije lekeshin dhe me pas i qellon ne balle), per te provokuar renien e maskilizmit, etj., etj.

Katrahura eshte menyra me e mire per ti dhene shanse rindertimi nje shoqerie. O vjen ne terezi, o vdes si shtet/komb (terapia e perplasjes )


Postuar nga Fajtori datë 22 Mars 2010 - 16:57:

Lajme te fresketa...

Vajza 20 vjeç vetevritet qe ti shpetoje marteses
ELBASAN- Refuzimi për martesë, ky është motivi, sipas policisë, që ka nxitur 20 vjecaren Alma Karaj të vetëflijohej duke rënë nga kati i 12-të i një pallati në qytetin e Elbasanit. Dje në mesditë, e reja, së bashku me të fejuarin e saj Hekuran Ali Hasa 25 vjeç, kanë qenë duke pirë lafe kafe në barë-kafe ‘Divino’, në qendër të qytetit të Elbasanit. Ajo i ka thene dy djemve se po shkonte ne tualet...
Mësohet se raporti i tyre dyvjeçar ishte ftohur dhe familjaret janë munduar ti bashkojne prape. Ndermjetesimi i prinderve u be ne shetitoren e Elbasanit para se te rinjte te shkonin per kafe ne katin e 12-te.

Kapet 1 ton droge, arrestohet 21 vjecari
SARANDE- 1134 kg kanabis sativa janë sekuestruar në orët e mbrëmjes së të shtunës, gjatë një operacioni të përbashkët mes policisë shqiptare dhe Guardia di Financia italiane. Sasia e madhe e lendes narkotike, më e madhja e sekuestuar gjatë kohëve të fundit, është bllokuar në vendin e quajtur Bregu i Kasolles në afërsi të Gjirit të Kakomesë. Sipas policisë droga ishte prodhuar në Lazarat dhe e transportuar me furgon ne gjirin e Kakomese. Aty pritej te vinte nje skaf i nisur nga Italia qe do merrte mallin.


Sherr me armë në mes të lokaleve të Bllokut, plagoset një kalimtar
TIRANË- Një sherr banal midis të rinjsh përfundoi në përdorimin e armës. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 21:00, kur katër të rinj u përfshinë në një sherr midis tyre dhe në fund njëri qëlloi me pistoletë në ajër. Njëri prej tyre ka qëlluar tri herë me një armë tip pistoletë, duke krijuar panik mes banorëve dhe klientëve të lokalit para të cilët ndodhi ngjarja. Por njëri prej plumbave ka bërë rikoshet, duke plagosur një kalimtar të rastit. Mes për mes bllokut që në këtë orë është i mbipopulluar, ai ka vrapuar me armë duke shokuar një pjesë të madhe të tyre. Më pas ai është futur në një pallat tek vendi i quajtur “Shallvaret”. Forca të shumta policore dhe ato Renea kanë rrethuar vendin nga frika e ndonjë pengmarrje të mundshme, për faktin se pallati është i gjithi i banuar.
I riu që ndodhej në katin e fundit të pallatit ka fshehur armën dhe i është dorëzuar forcave Renea sapo i ka parë ato.


Postuar nga lezhjani-82 datë 22 Mars 2010 - 22:56:

Re: Lajme te fresketa...

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Vajza 20 vjeç vetevritet qe ti shpetoje marteses
ELBASAN- Refuzimi për martesë, ky është motivi, sipas policisë, që ka nxitur 20 vjecaren Alma Karaj të vetëflijohej duke rënë nga kati i 12-të i një pallati në qytetin e Elbasanit. Dje në mesditë, e reja, së bashku me të fejuarin e saj Hekuran Ali Hasa 25 vjeç, kanë qenë duke pirë lafe kafe në barë-kafe ‘Divino’, në qendër të qytetit të Elbasanit. Ajo i ka thene dy djemve se po shkonte ne tualet...
Mësohet se raporti i tyre dyvjeçar ishte ftohur dhe familjaret janë munduar ti bashkojne prape. Ndermjetesimi i prinderve u be ne shetitoren e Elbasanit para se te rinjte te shkonin per kafe ne katin e 12-te.




Cudi....me kyt lloj mbiemri ajo te kishte kerku te martohej sa me shpejt qe te merrte ate te burrit


Postuar nga Fajtori datë 22 Mars 2010 - 23:17:

Kam pas ne klase me ate mbiemer. E ka theksin tek a-ja e dyte. Madje i thirrnim me mbiemer pa problem.

P.s. Po na bohet adoleshent lezhiani tu pa youporn. Helpppp


Postuar nga Ignatius datë 23 Mars 2010 - 18:59:

Tirane me 20 Mars, 2010

Deklarate

Ne prag te regjistrimit vetedeklarues etniko-fetar ne Shqiperi,
me daten 12 Mars, 2010 Serbia thirri ne raport vartesat e saj nga Shqiperia te kryesuar nga uzurpatori i pushtetit dhe antishqiptari Ilir Meta.
Qellimi i raport-vizites sic doli vete edhe nga deklarata e antishqiptarit Ilir Meta, ishte njohja e gjendjes per krijimin ne Shqiperi te “minoritetit serb” prej 200 mije personash dhe masat qe duhen mare per ta realizuar me sukses kete objektiv serb.
Kjo raport-vizite ne Serbi u realizua pas vendosmerise se demostruar nga uzurpatori i pushtetit dhe antishqiptari Ilir Meta per ti falur Greqise territore shqiptare ne Jug te Vendit, megjithese Gjykata Kushtetuese e ndaloi tentativen e pare tradhetore te qeverise me antishqiptare qe ka njohur kombi shqiptar.
Situata per ne shqiptaret ne trojet tona eshte shume me e rrezikshme se ne cdo kohe tjeter te historise.
Sot ceshtja shtrohet se; * do te shuhemi si komb?
Pushtimet e kaluara te cilave i kemi rezistuar me shekuj kane pase kryesisht karakter shfrytezues. Keto pushtime sado te gjata qe qene nuk munden qe te na shfarosin si komb, si identitet.
Ne gjendjen e sotme ne te cilen ndodhemi ne shqiptaret edhe nje hap mbrapa do te thote, fundi jone.
Pushtimi i sotem eshte nje kombinim shfaroses. Sot ne Shqiperi gjendet cizmja ushtarake greke, pushteti ekonomik ndodhet ne duart serbe e greke, ndersa pushteti politik eshte uzurpuar nga bandita, klloun, kriminele, me antishqiptaret me te betuar qe ka njohur historia.
Eshte detyre e cdokujt, kudo qe ndodhet, qe bukes i thote buke, e vetes i thote shqiptar, e qe ne deje vazhdon ti rjedh gjak shqiptari, t’ja shkurtoje jeten aleances antishqiptare ne pushtet e politike.
Kur egzistenca e kombit eshte ne rrezik te gjithe format dhe mjetet e nevojshme per ta shmangur rrezikun jane legjitime.
Atdheu na therret.
Partia Shpresa Demokrate
Partiashpresa@aol.com


Postuar nga Fajtori datë 23 Mars 2010 - 19:11:

Kjo "deklarata" qenka e tipit:
"Te rroje partia desh me than', por ai kish marue".


Postuar nga Ignatius datë 23 Mars 2010 - 21:20:

Ashtu mednova edhe une, por Meta deklaroi minoritetin serb, kjo eshte e verteta komkrete e vizites se Metes


Postuar nga AndreaPirelli datë 23 Mars 2010 - 22:27:

Ndoshta ngaqe donte te hiqte vemendjen nga kutite e votimit???????????????
Ndoshta serbet gjeten momentin e pershtatshem per te kerkuar dicka qe ne momente normale do bente shume shume zhurme ............. dhe sala per te ruajtur karrigen nuk e ka problem t'ua jape???????? Mahhhh .................... .


Postuar nga Fajtori datë 24 Mars 2010 - 21:29:

Konflikt qeveri-bashki per sheshin Skenderbej ne Tirane

Parathenie:
Ne fakt kisha kohe qe mallkoja Shqiperine sa here kaloja te sheshi Skenderbej. Per te mos folur per planet e rrugeve me nje drejtim qe detyron trafikun e Tiranes te kaloje rrotull Skenderbeut. (plan i ndonje debili te paafte)

Vijme tek lajmi:
Kryeministri Sali Berisha urdhëroi sot asfaltimin e sheshit “Skënderbej” në qendër të Tiranës, i cili prej kohësh është dëmtuar. Duke akuzuar se lobe të caktuara po lënë sheshin kryesor të kryeqytetit në gjendje të mjeruar Berisha urdhëroi marrjen e përgjegjësisë nga kabineti i tij. Ai tha se do të përdoren paratë e fondit prej 10 milionë dollarë që qeveria Kuvajtiane ka vënë në dispozicion prej dy vitesh.

Bashkia e Tiranës ka reaguar menjëherë ndaj deklaratave tëkryeminsitrit për sheshin “Skënderbej”. Zëdhënsja e Bashkisë Joana Bushi deklaroi në një konferencë për shtyp se “është faji I Berishës që në sheshin ‘Skënderbej’ nuk kanë nisur ende punimet për projektin e parashikuar. Qeveria të bëjë shpronësimet, është një segment në këtë shesh që ka 2 vjet që nuk po shpronësohet”. Në këto kushte Bashkia i bëri thirrje kryeministrit Sali Berisha, “të mos thellojë me gropën e autonomisë vendore.

ASKUSH NUK JEP NJE AFAT KOHOR KUR RREGULLOHET. QENDRA E TIRANES VAZHDON TE JETE NJE RROTULLAME ME GROPA PARA HEROIT TE PLUHUROSUR...


Postuar nga shelgu datë 24 Mars 2010 - 21:46:

Kur mendoj per atje dhe me pushton nje gjendje deshperimi e mirefillte.

Kush nuk e ndjen kete eshte i share.
Oj


Postuar nga kotka datë 25 Mars 2010 - 00:08:

NUK E DI PSE, PO SHESHI SKENDERBEJ KA QENE NJE NGA SHESHET E MIJA ME TE PREFERUARA EDHE PSE KAM PARE SHUME SHESHE TE TJERA NEPER BOTE......


Postuar nga AngelDevil datë 25 Mars 2010 - 02:11:

Plani rregullues i sheshit Skenderbej dhe Bulevardit Deshmoret e Kombit kane qene gjithmone nen varesine e kryeministrise me sa di une dhe jo te bashkise.

Budalliku me i madh qe kam degjuar eshte ta asfaltosh e te heqesh kalldremin qe eshte eshte bere qe ne kohen e Zogut kjo po qe eshte shqetesuese. Projektuesit italiane te kohes musoliniane tani do ishin duke vra veten po ta merrnin vesh se cfare po ben Ark. Berisha


Postuar nga Fajtori datë 25 Mars 2010 - 02:30:

Dhi e zgjebosur e bishtin perpjete eshte kjo pune.

Te isha une jo qe e kisha asfaltuar por edhe me urgjence. Kur s'ke prapanice te mbash modelin origjinal behu praktik. Mbeti rrethi kryesor i Tiranes si germadhe, kushedi sa leke amortizatore e pjese xhenerike jane shpenzuar per ato 100 metra rruge.

Kshu qe, rendesi ka te rregullohet MENJEHERE. Nqs bashkia ka plan rregullimi te caktoje afat kohor urgjentisht. Nqs nuk arrin dot, le te asfaltohet qe neser.

Rendesi ka qe asnje mos vuaje me per mendte e kokes se bashkise apo qeverise.


Postuar nga AngelDevil datë 25 Mars 2010 - 02:37:

S jam dakort e pike.

Qendra e nje kryeqyteti ecen me 1 plan rregullues shume vjecar .... ajo qender qe eshte tani eshte studiuar me imtesi nga arkitekte italiane qe shume vite me perpara. Gjate kohes se monizmit eshte mirembajtur dhe ruajtur me fanatizem ai plan. Nderkohe keto vite i dime te gjithe qe jo vetem nuk e kane mirembajtur por dhe e kane degraduar me keq.

Per mua eshte injorance ta prishesh e ta zevendesosh me asfalt te rendomte ate shesh e ate bulevard qe jemi mesuar ta shofim qe te vegjel.


Postuar nga Fajtori datë 25 Mars 2010 - 02:46:

Harron qe Shqiperia nuk eshte muze, por vend ku jetojne njerez. Prandaj kur s'je i afte te mbash planet do adaptohesh me kohen. Ja po mbajme Adil Carcanin tani meqe u mesuam qe te vegjel.

Ti shtroje njehere me asfalt dhe kur te kesh prapanice beje sipas planit fashist. Nuk torturohen njerezit per fanatizem arkeologjik. Tirana sot ka 700 mije banore, kushedi sa makina. Nuk eshte Tirana e duçes me kater katunare qe shesin shalqi.


Postuar nga AngelDevil datë 25 Mars 2010 - 02:56:

Po them qe cdo kryeqytet i botes njihet per simbolikat e arkitektures qe kane dhe pse jane qytete muze (Viena Praga etj etj) dhe ne kete rast qe po flasim sheshi e bulevardi hyjne te simbolikat e TR atehere pse ti prishim duhet thjesht ti rindertojme pra nuk ka vetem kosto ekonomike por edhe kosto morale. Skane pse hedhin miliona euro ne rruge e tunele fantazem por ti shpenzojne atje ku duhet ketu e kam idene.

Ah po jam dakort me ty qe rruget duhet te rregullohen dhe aq me shume qe jam qytetare e ndershme qe paguaj edhe taksen e rruges dhe pse rruget jane cope cope.

Mgjate kjo "lufte" po behet thjesht RAMA VS BERISHA ska asnje dobi per qytetaret prap ashtu do ngelet.


Postuar nga Fajtori datë 25 Mars 2010 - 03:24:

Po çkeni me luften e tyre. Rendesi ka te zgjidhet problemi. Berisha nje cope idioti eshte, normal qe duhej bere thirrje publike para se te jape urdhra. Berisha zgjidh punet si Enveri, me urdhra. Urdher per tatimet, urdher per policine, urdher per pashaportat, urdher per patentat, urdher per rruget, per limitet e shpejtesise, per tenderat... S'ka me ligje, ka vetem urdhra.

Po prape, i intereson qytetarit te nxise palet te rregullojne rrugen urgjent. Shtet debilesh. Ka 20 vjet qe mbush qendren me copa asfalti 2 javorsh se s'ka kurajo ta asflatoje komplet.


Postuar nga Roi datë 25 Mars 2010 - 03:30:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


Mgjate kjo "lufte" po behet thjesht RAMA VS BERISHA ska asnje dobi per qytetaret prap ashtu do ngelet.


Postuar nga Ignatius datë 25 Mars 2010 - 07:34:

Rruga shqiptare drejt Serbise

Rruga shqiptare drejt Serbisë

Shkruan : Revista Mapo


Nga Gjergj Thanasi Gjatë qeverisjes së djathtë 2005-2009 marrëdhëniet ushtarake Serbi - Shqipëri arritën kulmin e zhvillimit. Gjerësia dhe thellësia e këtyre marredhënieve eklipsonte marëdhëniet e Shqipërisë me partnerët e NATO-s përfshirë edhe SHBA-në. Për publikun këto marëdhënie ishin totalisht të panjohura, të mbajtura sekret për "shkak" të arsyes shtetërore, sekretit ushtarak etj.Importet, eksportet apo tranzitet e armëve me Serbinë i fshiheshin rregullisht publikut. Ky sekret mbahej jo vetëm, sepse të tilla marëdhënie i nxirrnin bojën propagandës patriotike zyrtare për dashurinë për vëllezërit kosovarë, por edhe sepse ky bashkëpunim ushtarak shpesh shkelte konventat ndërkombëtare, embargot e vendosura nga OKB-ja apo shërbente për të armatosur organizata terroriste të çertifikuara ndërkombëtarisht.Raportet serbo - shqiptare u shtrinë në të gjitha fushat e marëdhënieve me jashtë të forcave të armatosura shqiptare në katër vitet e shkuara. Fushat përkatëse ishin disa, ku mund të përmenden fillimisht importimi i armëve dhe municioneve, prodhime të fabrikave ushtarake serbe.
Të tilla importe nga Serbia përfshinë predha mortaje të kalibrave të ndryshëm disa mijëra copë të gatshme për trafikim, (rasti i Memajt). U importua barut për rreth gjysëm milioni predha mortaje të kalibrave të ndryshme, lëndë shpërthyese në sasi prej qindra tonësh, automatikë serbë M70 dhe M84 të ngjashëm me kallashnikovët e ushtrisë shqiptare, predha tanku 100mm tip ASDF, (municion modern antiblind), sidhe predha katjushka serbe tip ORKAN 262 mm M87.
Së dyti importim materialesh me përdorim të dyfishtë si psh. kapsolla detonatore të tipeve të ndryshme, fitil zjarr përcjellës të llojeve të ndryshme, nitrat amoni për industrinë ushtarake shqiptare etj. Importimi i nitratit të amonit për Ministrinë e Mbrojtjes shqiptare nga Serbia u krye pas Gërdecit nga një firmë private, pronari i së cilës kishte lidhje me Gërdecin për shkak të detyrave të tij funksionale shtetërore. Nga firma serbe është tentuar të importohen edhe armë, municione, paisje speciale për forcat speciale të policisë shqiptare dhe për Forcën e sigurisë portuale në Durrës. Këtu mund të përmendim pistoleta e municione finlandeze, (kompania Patria), pistoleta e municione austriake Glock 19, pushkë precizioni Steyr po austriake, shock grenades, (flash bang), etj. Por serbët, në këtë rast ishin thjesht sekserë për t´ua shitur këto armatime joserbe shqiptarëve sa frëngut pulen. Ndër këta sekserë serbë ishte edhe një ish pjestar i grupit paramilitar terrorist "Munja", pjesëmarrës në një sërë krimesh kundra nderit, jetës dhe pronave të shqiptarëve (1998-1999) në Prizren, Dushanovë, Hocë e qytetit dhe Billushë. Pra gjate qeverisjes së djathtë Berisha – Mediu, një terrorist i grupit paramilitar "Munja", maskuar si tregtar malazez apo maqedonas armësh do të furnizonte me armatime policinë shqiptare ende pa iu tharë njollat e gjakut të viktimave kosovare të masakruara nga duart e tij. Një tjetër dëshmi e qartë e "patriotizmit" të anëtarëve të kabinetit Berisha.
Së treti eksportet e materialeve ushtarake shqiptare drejt Sebisë kryesisht lëndë plasëse TNT dhe RDX, por edhe predha mortajash të kalibrave të ndryshëm, fishekë të kalibrave të ndryshëm si për armët e këmbësorisë edhe për mitralozët kundërajrorë. Si nomenklaturë eksportesh është e ngushtë, por bëhet fjalë për sasi të mëdha prej qindra e mijra tonësh.
Së katërti, tranzitet dhe transportet janë një tjetër fushë, ku shtriheshin marëdhëniet ushtarake serbo shqiptare. Në periudhën kohore që përmendet, shumica e eksporteve dhe importeve shqiptare me tokë apo ajër detyrimisht do të bëhej me kamionë apo avionë serbë të drejtuar nga shoferë apo pilotë serbë, detyrimisht të tranzituara nëpër Serbi. Fjala vjen edhe kur eksportoheshin armë me vlera muzeale për në Gjermani, kamionët ishin serbë me shoferë serbë dhe tranziti behej nëpër territorin e Serbisë. Eksportohej barut për në Belgjikë, kamionët përsëri serbë, shoferët përsëri serbë, tranziti sigurisht nëpër territor serb. Importohej 3.5 ton eksploziv C4 nga Irani dhe miliona metra linear fitil zjarrpërcjellës me qëllim rieksporti në drejtim të organizatave terroriste, (rasti i grupdepove të Burizanës), transporti bëhej me avionë cargo serbë me pilotë serbë, me Stop over në aeroportin serb të Batajnicës.
Në datë 6 mars 2006 u eksportuan rreth 10 mijë predha mortaje për në Iran me avion serb me numër fluturimi IL76/HN 76007, i tranzituar nëpërmjet hapësirës ajrore serbe. Edhe në rastet kur ka të dhëna të besueshme se dërgoheshin armë e municione legalisht në Irak apo në Afganistan, shpesh herë edhe në këto raste përdoreshin avionë apo firma serbo-sllave si seksere.
Së pesti mallrat e industrisë ushtarake serbe të penguara deri në sekuestrim nga organet ligjzbatuese kroate, shpesh tranzitoheshin nëpërmjet territorit nacional shqiptar, përkatësisht portit të Durrësit dhe aeroporteve të Rinasit dhe Kuçovës.Të tilla tranzite armatimesh serbe kanë ndodhur para dhe pas tragjedisë së Gerdecit si psh.
Eksporti nga porti i Durrësit i dhjetra kontejnerëve me armatime serbe drejt lindjes së mesme natën e 16-17 majit 2009. Ky transit realisht rrezikoi që në Durrës të përsëritej Gërdeci në përmasa katastrofike. Partnerët serbë të Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes, ishin ndër pjesa e njohur e "nëntokës" serbe, ndërmjet tyre edhe kriminelë lufte në Kosovë, bashkëpunëtorë të Miloshevicit etj.
Po japim një listë të pjeshme të serbëve që kanë bashkëpunuar me Ministrinë e Mbrojtjes të Shqipërisë Z. Damianovic, S. Tesic, A,Sarajlic, Z.Lalic, J.Djuric, Milovan Micovic, Rade Radojevic, ish-komandant batalioni i policisë serbë në Kosovë në vitet 1998-1999, i dekoruar nga Milosheviçi për trimëri të treguar në luftë në Kosovë.
Shumë sekserë dhe tregtarë serbë, deri dhe individë të dyshuar për raporte me Bin Ladenin, si p.sh. Ghulam Jilani Dosul, hynin e dilnin në depot sekrete të ushtrisë shqiptare si në han pa porta. Disa prej depove ushtarake të vizituara prej tyre janë: Bigas, Ullishtë, Shën Mëhill, Qafmollë, Konisbaltë, Memaj, (Romanat), Gërdec, Shkozet, (Durrës),etj.
Repartet ushtarake që janë vizituar prej tyre mbajnë numrat 4450 (Tiranë), 4451 (Qafmollë), 4454 (Elbasan) etj.Vizitorët serbë kanë qenë të paisur me leje të rregullta me shkrim të lëshuara nga shefat e shtabit të ushtrisë shqiptare. Ndërsa në Gërdec kanë hyrë me lejen e privatëvë që menaxhonin fabrikën e Gërdecit.
Disa prej këtyre trafikantëve serbë u kanë dalë telashe dhe me vetë agjensitë ligjzbatuese serbe. Zoran Damjanovic, partner afatgjatë i Ministrisë shqiptare të mbrojtjes, u arrestua nga doganierët malazezë duke trafikuar një kamion me mbi një mijë automatikë M70 dhe M72 prodhim serb i fabrikës " 4 Nëntori" në Mojhovc.
Sllobodan Tesic, kontrabandist armësh, që në kohën e Milloshevicit, i penalizuar nga OKB-ja si bashkëfajtor me diktatorin afrikan Charles Taylor në masakrat e përbindshme në Liberi, ka problem serioze me shërbimin sekret serb BIA. Në mars të vitit 2009 BIA serbe nën trysninë amerikane ndaloi një shitje armatimesh serbe prej 50 milion dollarësh drejt Libisë, vetëm sepse sekser në këtë bisnes ishte firma Melvale, pronë e Sllobodan Tesic. Ky individ, për shkak të shkeljes së embargos së OKB-së ndaj Liberisë, konsiderohej i padëshirueshëm për Serbinë e Koshtunicës dhe Tadicit. Po ky person dhe firma e tij Melvalle ishin partnerë të preferuar në kontrabandimin e armatimeve me Shqipërinë e ministrit Mediu dhe Kryeministrit Berisha. Në faksimilen e dokumentit ilustrues pasqyrohen llogaritë bankare të këtij kontrabandisti në dy banka serbe. Pikërisht nëpërmjet këtyre dy bankave pas vitit 2005 janë bërë investime dhjetra million euroshe rreth e qark Tiranës. Pronarët serbë dhe shqiptarë të këtyre investimeve nuk dihet qartë se kush janë me përjashtim të një serbi i cili gjatë luftrave në ish Jugosllavi ka shërbyer si Zv/ kryeministër i Milloshevicit.


Postuar nga AngelDevil datë 25 Mars 2010 - 16:39:

Vizat, më 15 prill vlerësimi në Bruksel

Komisioni Europian do të publikojë më 15 prill vlerësimet e ekspertëve mbi kriteret e përmbushura nga Shqipëria dhe Bosnja për cështjen e liberalizimit të vizave.

Dy janë problemet për Shqipërinë, kriza dhe emigracioni shqiptar në BE 20 viteve të fundit, plus faktin që azilkërkuesit maqedonas e serbë kanë deklaruar se kanë kombësi shqiptare.Të njëjtat burime thonë se Bosnja gëzon një besim më të lartë se Shqipëria edhe për përmbushjen e kritereve teknike, ndersa e shohin përfshirjen e Shqipërisë në një grup me Bosnjën si një avantazh për vendin tonë.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=178814&ref=fp


Postuar nga Fajtori datë 25 Mars 2010 - 17:00:

Berat, skeletet e të vdekurve ndotin ujin e pijshëm

Ca lajmesh...

Që prej një viti qindra banorë të qytetit të Beratit furnizohen me ujë të pijshëm, të ndotur nga skeletet e të vdekurve. Rreth 900 metra linear tubacion (krejtësisht i amortizuar) kalon mes për mes varrezave të qytetit. Rrjeti është ndërtuar 40 vjet më parë dhe nuk është bërë investim për rikonstruksionin e tij. Specialistët shprehen se në stinën e nxehtë të pranverës dhe verës rreziku është edhe më i madh dhe nuk përjashtohet mundësia e rënies se epidemive.

Kreu i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në qytetin e Beratit deklaron se e vetmja zgjidhje është spostimi nga varrezat i tubacionit me gjatësi prej 900 m linear. Ndërkohë që ndërhyrja në rrjet kap vlerën e 8.6 milionë lekëve. Ndërmarrja dhe Bashkia nuk kanë asnjë mundësi financimi. Problemi, i cili është i njohur nga të gjithë, përveçse kërkon zgjidhje emergjente është kthyer edhe në një përplasje politike mes grupit të këshilltarëve të LSI-së dhe kryetarit të Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi.


Postuar nga AngelDevil datë 25 Mars 2010 - 17:02:

Re: Berat, skeletet e të vdekurve ndotin ujin e pijshëm

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Që prej një viti qindra banorë të qytetit të Beratit furnizohen me ujë të pijshëm, të ndotur nga skeletet e të vdekurve. Rreth 900 metra linear tubacion (krejtësisht i amortizuar) kalon mes për mes varrezave të qytetit. Rrjeti është ndërtuar 40 vjet më parë dhe nuk është bërë investim për rikonstruksionin e tij.




Postuar nga Katilesha datë 25 Mars 2010 - 18:01:

O shyqyr qe nuk pi uje cezme...Se ketu ca nuk te del..Hej bela...Uje i ndotur me skelete te vdekurish...Damnnnn vec kur e mendoj...


Postuar nga Fajtori datë 26 Mars 2010 - 05:13:

Kampioni shqiptar... Trafikant armesh

Daniel Godelli përfaqësoi Shqipërinë në kampionatin e vitit 2008 duke u shpallur kampion Europe në disiplinën e peshëngritjes. Ai u arrestua sot në portin e Vlorës pas një kontrolli rutinë, ku iu gjetën fishekë në valixhe. Më pas policia e Vlorës sinjalizoi atë të Peqinit, ku banon 18 vjeçari. Sipas policisë Godellit iu gjetën në banesë një arsenal i tërë armësh.

Daniel Godelli ka lindur në Peqin dhe është datëlindja 1992.


Postuar nga AngelDevil datë 26 Mars 2010 - 14:18:

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
O shyqyr qe nuk pi uje cezme...Se ketu ca nuk te del..Hej bela...Uje i ndotur me skelete te vdekurish...Damnnnn vec kur e mendoj...


mund te mos pish ate uje por ama enet zarzavatet rrobat si dhe vete me ate uje lahesh e shpelahesh .... keshtu qe "ne bithe e ke" do thoshte Cedrus - i


Postuar nga Fajtori datë 26 Mars 2010 - 19:01:

Qeveria vazhdon sfiden ndaj bashkise se Tiranes




Brenda dy javesh do jete gati projekti per asfaltimin e sheshit Skenderbej. Ne kronike permendet se plani i asfaltimit eshte provizor, derisa te realizohet nje plan perfundimtar (shume mire).

Me ne fund po i jepet zgjidhje. Por me siguri bashkia do kunderveproje...

Si perhere gjerat zgjidhen me URDHRA nga prijesi, jo me procedurat normale te institucioneve. Edhe njehere arrihet ne konkluzionint se:
SHQIPTARET NUK MERITOJNE TE KENE SHTET. I DUHET VETEM NJE PRIJES QE JEP URDHRA.


Postuar nga lost_soul datë 26 Mars 2010 - 22:32:

Kjo ka qene arsyea qe une votova per mbreterine.
Duke qene se ne s'kemi formuar akoma kulturen e qeverisjes, na duhej nje mbret qe te pakten s'do kishte nevoje te vidhte sa te mundte, meqe pushteti i tij s'do ishte ne diskutim. Ndoshta mbas 100 vjetesh ai mund te kthehej ne nje mbret simbolik, pak a shume si mbreterit e Europes veriore.
Gezojeni republiken tani.


Postuar nga Fajtori datë 26 Mars 2010 - 22:35:

Dhe pse mbreti nuk vjedh por politikanet vjedhin???

Dhe pse duhet nje mbret dhe jo psh. nje diktator si Enver Hoxha??? Ku qendron ndryshimi?

Dhe cfare zgjidh mbreti kur zevendeson institucionet? Mungesa e institucioneve dhe drejtesise do jete gjithmone njesoj. Atehere...?


Postuar nga lost_soul datë 26 Mars 2010 - 22:42:

Mbreti nuk vjedh, sepse me ligj oborri i tij i takonte nje fare pasurie. Pse mbreti i Anglise, ku i gjeti paret, mos punojne ata?

Ajo qe do te zgjidhte mbreti eshte, largimi i ndonje ministri qe kapet me korrupsion nderkohe qe kryeministri kete s'e ben, per interesa vetjake (dhe s'po i referohem asnje kryeministri ne vecanti). per shembull

Shume mosvarreveshje mbreti mund t'i zgjidhte me ndonje urdher administrativ ne mos gjykatat.

Mbreterit nje here e nje kohe kane qene diktatore, prandaj ne thelb s'ka ndonje ndryshim. Mbreterit e kohes se sotme jane simbolike. Ne na duhej dicka e ndermjetme. Ate qe vendet e tjera te Europes lindore e filluan andej nga 60 me diktatoret e tyre gjysem mbreter. Ne nuk e kapem ate tren dhe tani duhet te gjenim zgjidhje te tjera. Nje faze e ndermjetme na duhej dhe mbreteria e tipit te Zogut (te dyte) mendoj se do te ishte e dobishme.

Mungese intitucionesh nuk do te kishte, sepse mbreti eshte institucion.


Postuar nga lost_soul datë 26 Mars 2010 - 22:46:

Dhe qe mbreti e fitoi referendumin, kjo eshte e sigurte, por ia vodhen votat. Vjedhja me e madhe specifikisht ndodhi ne Korce qe edhe e ndryshoi rezultatin. Nejse kapitull i mbyllur.


Postuar nga Fajtori datë 26 Mars 2010 - 23:18:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Mbreti nuk vjedh, sepse me ligj oborri i tij i takonte nje fare pasurie. Pse mbreti i Anglise, ku i gjeti paret, mos punojne ata?

Ajo qe do te zgjidhte mbreti eshte, largimi i ndonje ministri qe kapet me korrupsion nderkohe qe kryeministri kete s'e ben, per interesa vetjake (dhe s'po i referohem asnje kryeministri ne vecanti). per shembull

Shume mosvarreveshje mbreti mund t'i zgjidhte me ndonje urdher administrativ ne mos gjykatat.

Mbreterit nje here e nje kohe kane qene diktatore, prandaj ne thelb s'ka ndonje ndryshim. Mbreterit e kohes se sotme jane simbolike. Ne na duhej dicka e ndermjetme. Ate qe vendet e tjera te Europes lindore e filluan andej nga 60 me diktatoret e tyre gjysem mbreter. Ne nuk e kapem ate tren dhe tani duhet te gjenim zgjidhje te tjera. Nje faze e ndermjetme na duhej dhe mbreteria e tipit te Zogut (te dyte) mendoj se do te ishte e dobishme.

Mungese intitucionesh nuk do te kishte, sepse mbreti eshte institucion.



Mbreti institucion?

Pushteti nuk eshte institucion, eshte vetem pushtet. Dhenia e pushtetit absolut nje njeriu nuk e ben njeriun institucion. Institucion eshte hipoteka, policia tatimore, ushtria, gjykata, prokuroria. Pra decentralizimi i pushtetit personal ne organizma te jashtme. Mbreti dhe institucionet jane ne kahe te kundert, sepse pushteti i 1 njeriu dhe pushteti i popullit (demokraci) jane ne drejtime te kundert. Ti thua, meqe populli nuk di te jetoje ne institucione demokratike, le ti veme 1 njeri ta detyroje te beje kete dhe ate, pra diktature.

Me pak fjale ti mendon se po te veme ne krye dike qe nuk vjedh ilegalisht, por vjedh legalisht me taksa leket e njerezve, ky tipi do detyroje mjeket, policet dhe mesuesit te mos vjedhin. Dhe Shqiperia do behet shtet i hajrit...

Me fal eee...


Ne nuk kishim eksperience diktatoriale? Pse, deri ne 1985 na cfare demokracie ishim? Quaje komunist, mbret, diktator, si te duash, por ishte pushteti ne duart e nje njeriu ne maje te piramides. Mezi kaluam nje diktature, ne vend te mesojme prej saj, kerkojme nje diktature tjeter pa ikur mire diktatura e shkuar.

Fakti qe sheshi kryesor do asfaltohet me urdhrin e peshkut, nuk tregon se diktatura eshte zgjidhja. Tregon vetem se institucionet po hidhen poshte qe personi (Berisha) te marre mbi vete pushtetin e institucioneve dhe te tregoje se duhet ti besojme atij, jo institucioneve. Ky eshte diktatori dhe mbreti qe po kerkon, s'ka nevoje te vesh tjeter. Dhe kjo eshte tentativa e tij per te fituar pushtetin absolut duke dhene urdhra gjithe diten. Ti dhe une e mbeshtesim per aresye te ndryshme. Ti e mbeshtet se te pelqen diktati monarkik i nje personi, une se dua te zgjidhet problemi. Ama demi qe ky njeri po i sjell institucioneve nuk me gjen aspak dakort, sepse besoj se zgjidhja kalon tek institucionet e nje populli me ndergjegje. Nese nje popull nuk ka ndergjegje, nuk duhet te kete shtet fare. Pra AS MONARKI, AS DEMOKRACI.


Postuar nga lost_soul datë 27 Mars 2010 - 00:35:

Ajo qe duhet te dije para se te mi intepretoje fjalet e mija ne kete menyre eshte fakti qe ti ben fjale per monarki absolute. (=diktariale) dhe une nuk kisha parasysh kete.
Mbreteria e Zogut do te ishte monarki konstitucionale (kjo nuk eshte diktature). Ne fakt referendumi per mbretin ishte referendumi per kushtetuten e tij. Kushtetuta, ashtu si cdo kushtetute rregullonte mbreterine dhe institucionet e tjera, gjykatat etj etj. Populli do te vazhdonte te kishte pushtetin ne fund fare, sepse po me referendum mund te hidhte poshte mbretin, kushtetuten e tij etj etj.

Nderkohe debati real duhet te behet per cilat mekanizma do te ishin me te mire per te na udhehequr. Nje republike kushtetuese apo mbreteri kushtetuese.
Ky eshte nje debat social mendoj une (dhe i vdekur njekohesisht) qe duhet te behej ne kohen e duhur, por nuk u be se njerezit u moren ekskluzivisht me historine (me paksa te drejte)

Fakti qe bulevardi do te asfaltohet me urdherin e peshkut buron direkt nga fakti qe ne Shqiperine republikane edhe peshqit mund te japin urdhera. Peshkatarit nuk i punon grepi se eshte duke u mare me korrupsion. Dikush tjeter andej matane po behet gati te gjuaje per peshk me dinamit. Te gjithe jane te komandante dhe te gjithe gjykates.


Postuar nga AngelDevil datë 27 Mars 2010 - 00:44:

Pa dashur tju nderpres bashkebisedimin doja te shtoja qe seshte ide e keqe monarkia fundja MONARKI = DIKTATURE dhe shqiptaret kete menyre duan, problemi qe une shof eshte se cili monark na perfaqeson pra PASARDHESI, a i ka aftesite e duhura apo jo .... pergjigjia ime me aq sa di e kam lexuar eshte nje JO e madhe .... shof vetem kaos asgje te hajrit.

Une do isha per Republike Presidenciale ku ky i fundit zgjidhet direkt nga populli ..... mbase kjo do qe forma me e mire qeverisese qe na duhet.


Postuar nga Ignatius datë 27 Mars 2010 - 04:52:

Skandal në Greqi, ushtria thirrje ksenofobe: "Shqiptar derr, gjakun do ta pimë"


Postuar nga Fajtori datë 27 Mars 2010 - 05:23:

Citim:
Po citoj ato që tha Ignatius
Skandal në Greqi, ushtria thirrje ksenofobe: "Shqiptar derr, gjakun do ta pimë"


Shume informativ rreshti...


Postuar nga Ignatius datë 27 Mars 2010 - 05:39:

Analiza


Skandal, Ushtria Greke: Shqiptarëve do tu derdhim gjakun



ATHINE- Skandal me përmasa të papranueshme në Greqi. Forcat Speciale të ushtrisë greke fyejnë rëndë shqiptarët duke kërcënuar madje me pirje gjaku. Ngjarja me thirrje dhe përmasa raciste ka ndodhur dje gjatë parades per festën Kombëtare të Greqisë para Presidencës.“Grek lind, nuk bëhesh kurrë, gjakun tënd do të derdhim, mor derr shqiptar” – janë thirrjet e thena ne korr.

Lajmi u bë publik nga gazeta e madhe greke “Elefterotipia”, sipas së cilës thirrjet skandaloze erdhën dje në qendër të Athinës, jo nga anëtarët e demonstruesve Hrisi Avgji, por nga Forcat Speciale zhytëse në Universitetin e Shën Konstandinit në paradën zyrtare ushtarake të 25 marsit.
Në mes të Athinës vazhduan edhe thirrjet rrënqethëse: “Do të bëhet kasaphanë, pastaj do të hakmerrem, kur të adhuroni kishën edhe kryqin”.

Më tej vijuan dhe frazat për ne shqiptarët dhe për fqinjët e tjerë: “U thonë shkupjanë, u thonë shqiptarë, rrobat e mia do të qep me lëkurën e tyre”.
Dëshmitarët treguan se thirrjet u përkrahën edhe nga njerëz të politikës greke të cilët ndoqën paradën ushtarake së bashku me qytetarët grekë. “Një prej burrave politikanë, madje u priu Forcave Speciale duke thirrur dhe ai së bashku me ta e duke i paraprirë atyre me thirrje i pari”, raportoi sot “Elefterotipia”.

E gjitha kjo ndodhi ndërkohë që parada ndiqej në rrugë nga familjarë emigrantë që ishin mbledhur me dhjetëra, pjesa më e madhe e tyre, shqiptarë, të cilët shumë prej tyre shtruan pyetjen: “Pse kaq urrejtje ndaj nesh”.

Përpara pak kohësh gazeta greke "Ta Nea" publikoi një video të ngjashme të ushtarëve greke të cilët stërviteshin duke kënduar në korr një këngë me përmbajtje të theksuar antishqiptare e antiturke."I shikoni ata, i quajnë shqiptarë, litarë do të bëjmë me zorrët e tyre. I shikoni ata, quhen turq, opinga do bëjmë me lëkurën e tyre...". ishte një ndër tekstet e këngëve që këndohej gjatë marshimit.
(m.a/BalkanWeb)


---------------------------------------------------------------------------------------------

Ne shqiperi ka ushtare grek ne Durres, te sjellur nga PD, PS.
Kolonelin e sherbimit sekret grek Janullatosin e instaloi Berisha ne krye te Kishesh Shqiptare.

Po sikur ti sulmojme keta? A jane keta objektiva te ligjshem ushtarake?

Po tradhetaret, a jane objektiva te ligjshem ushtarak?


Postuar nga lost_soul datë 27 Mars 2010 - 07:54:

Citim:
Po citoj ato që tha Ignatius
..... Hrisi Avgji, ....

Kjo fjala duket sikur te kete lidhje me Evgji.
Cfare pret nga jevgjit!


Postuar nga Fajtori datë 27 Mars 2010 - 17:59:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

Kjo fjala duket sikur te kete lidhje me Evgji.
Cfare pret nga jevgjit!



Te jene me inteligjente se shumica e nacionalisteve shqiptare qe bejne sikur u djeg shpirti ne mergim.


Postuar nga cecilia datë 27 Mars 2010 - 18:24:

Cfare pret nga Greket, rrace pederash...

Tani qe ekonomia e tyre eshte pertoke, mendojne se gjithçka ka ardhur nga shqiptaret...Po keshtu eshte kur s'kemi shtet ne...se po te kishim s'do ja u mbante bytha te benin keshtu...

Te pabese-t e poshter!


Postuar nga Fajtori datë 27 Mars 2010 - 18:38:

600 mije shqiptare hane buken e grekut. Tere bota respekton kulturen e lashte greke.

Dhe prape shqiptaret mbajne bishtin perpjete duke permendur "racen" greke. Dhe kush ai popull 3 milionç qe sodomizohet nga te gjitha anet (emigrative, institucionale, ekonomike) dhe prape quan pederaste ata qe po i marrin Evropes nje qerre ndihma ekonomike. Nderkohe qe Shqiperia ha bajgat e veta ne izolimin historik, me 40% te banoreve qe enderron te dale nga kazani shqiptar.

Race burrash shqiptaret, nuk sodomozohen, nuk jane pederaste. Jo per syte e publikut.


Postuar nga cecilia datë 27 Mars 2010 - 18:46:

Buken e grekut?!! Pse falas po i ushqejne? Apo po roptohen nga mengjesi deri ne darke? Pa asnje dite pushimi...etj.

Pastaj ca lesh bote po i permend ata, une kam 10 vjet ne France dhe asnjehere s'i kane permendur greket neper lajme... I permenden pardje per t'i nxjerr nga kriza...France-gjermani + FMI...

Mos ngatarrojme popullin e thjeshte me politiken greke...une personalisht kam miq akoma por kjo s'do te thote qe greket jane rrace e mire...larg prej ketej.

Une di vetem nje gje, te drejtat e njeriut duhen respektuar...dhe Greqia nuk i respketon, kaq.


Postuar nga AngelDevil datë 27 Mars 2010 - 18:47:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
600 mije shqiptare hane buken e grekut. Tere bota respekton kulturen e lashte greke.

Dhe prape shqiptaret mbajne bishtin perpjete duke permendur "racen" greke. Dhe kush ai popull 3 milionç qe sodomizohet nga te gjitha anet (emigrative, institucionale, ekonomike) dhe prape quan pederaste ata qe po i marrin Evropes nje qerre ndihma ekonomike. Nderkohe qe Shqiperia ha bajgat e veta ne izolimin historik, me 40% te banoreve qe enderron te dale nga kazani shqiptar.

Race burrash shqiptaret, nuk sodomozohen, nuk jane pederaste. Jo per syte e publikut.



ti te dh**t me keto teori te tuat pffff

e para njehere ata 600 mije shqiptare hane buken dhe djersen e tyre dhe e dyta ketu kemi te bejme me razicem .... kur paska ndodh qe ne 1 feste kombetare te Shqiperise te kendohen kenge ofenduese ndaj 1 kombi tjeter, dhe e treta ajo qe me acaron nervin jane keta pederat shqiptare te ministrise se jashtme apo kryeministrin qe nuk reagon aspak ndaj ketij incidenti provokues... dhe kane sy e faqe e diskutojne ne parlament per varrezat e ushtareve greke ....plerat

perfundimi ..... mire te na e bejne kur kemi pedera qe na qeverisin.


Postuar nga AngelDevil datë 27 Mars 2010 - 19:02:

Skandali i ushtarëve, protestë para ambasadës greke

Protestë para ambasadës greke në Tiranë, pas skandalit në ceremoninë festive të pavarësisë së Greqisë, ku gjatë paradës së forcave speciale detare greke janë hedhur thirrje antishqiptare, antiturke dhe antimaqedonase.

Shoqata antiqeveritare janë bashkuar në këtë protestë me moton "Greqia, turpi i BE-së", ndërsa të pranshëm janë edhe deputetët e PDU-së, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri.

Forca policie ndodhen në zonë, ndërkohë që deri më tani gjithcka po zhvillohet qetësisht.

“Grek lind, nuk bëhesh kurrë, gjakun tënd do të derdhim, mor derr shqiptar”, që në greqisht thuhet “Elinas gjeniese, dhen gjinece pote, to ema su tha hisume, guruni Alvane”, ishte një prej fjalive të thëna në paradë.

E filmuar nga një gazetar i “Eleftherotypias”, ngjarja është bërë e njohur në të gjithë Greqinë dhe ka provokuar reagime të menjëhershme. Kështu bëhet e ditur se pas një mbledhjeje të ministrit të Mbrojtjes dhe atij të Rendit, është vendosur shkarkimi nga detyra i komandantit të togës përgjegjëse për atë që është cilësuar nga media greke si “turp”.

TCH


Postuar nga Fajtori datë 27 Mars 2010 - 19:10:

1. Pederat, pra homoseksualet, jane me fisnike se shumica e atyre qe shkruajne ketu.

2. Ne çdo dokumentar historik, italian apo amerikan permendet kultura e lashte greke, luftrat greke, kali i trojes, demokracia e lashte, filozofet greke. Bota ka respekt ne mos per greket e sotem, per prejardhjen e tyre nga Greqia e lashte. Rralle ka ndodhur te degjohen shqiptaret ne ndonje dokumentar mbi kulturat e lashta, mos them asnje. T'ju vije inat sa te doni, keto jane fakte te botes moderne.

3. Ai qe nuk zbaton te drejtat e njeriut nuk quhet "pederast" zakonisht. Perdorimi i homoseksualitetit si sharje tregon sa kulture kane shqiptaret mbi te drejtat e njeriut.

4. Greket mund te jene te poshter, raciste, etj., por shqiptaret nuk jane shume ndryshe. Racizmi duket edhe ketu, ndaj zezakeve, jevgjve, grekeve. Poshtersia shqiptare eshte ne rruge, ne tendera, ne ministri, ne trafik, etj. Prandaj nese keni kulture me te larte se greket, te pakten sa per sy e faqe, flisni si njerez pa ofendime raciste te uleta. Nese nuk keni qeveri e ministra te ruajne dinjitetin tuaj tregon sa popull i paafte jane shqiptaret, jo sa "pederaste" jane greket.


Postuar nga lost_soul datë 27 Mars 2010 - 21:40:

Profili i nje njeriu i mahnitur me cdo gje anti-shqiptare qenka hedhur ne aksion.

Dinjiteti i njeriut s'ka te beje fare me aftesine per te qeverisur apo zhvillimin ekonomik. Edhe nje i burgosur per vrasje ka dinjitetin e tij, pavaresisht nga fakti qe eshte kriminel, po kete ti s'e kupton se te jane verbuar syte nga neveritja qe ke ndaj vetes tende si popull.

Une si shqiptar mund ta shaj sa te dua popullin tim dhe me shqiptare te tjere, por nuk mund te pranoj kurre qe nje i huaj te me shaje. Kjo vlen vetem per ata qe kane 1 gram vete-respekti. Ndoshta ti mund ta kesh shitur dinjitetin tend per nje cope buke qe te jepka greku.


Postuar nga SmoKer datë 27 Mars 2010 - 22:25:

Nuk e kuptoj , A nuk duhet te reagojme fare per kete qe ndodhi ?

Sipas teje Fajtor , protesta e sotme nuk eshte e drejte ?


Postuar nga Fajtori datë 27 Mars 2010 - 22:45:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`
Nuk e kuptoj , A nuk duhet te reagojme fare per kete qe ndodhi ?

Sipas teje Fajtor , protesta e sotme nuk eshte e drejte ?



Protesta eshte krejtesisht e drejte. Eshte reagim civil.

Reagimet e ketushme jane reagime te nivelit te ulet, raciste, vetem sa per te ofenduar dike.

Dhe sa per ate qe tha lost-soul, meqe krahasoi greket me jevgjit, kur isha i vogel kisha ne pallat nje familje jevgjish. Ata ishin me parimin "une mund ta shaj njeriun tim, por i huaji jo". Kjo me habiste gjithmone... tani qenkan bere gjithe shqiptaret te tille dhe perdorin jevgjiterine per ofendim. Paradoksale.


Ndoshta pikerisht se nuk pranoj injorancen te plluskoje ne popullin tim e dua akoma. Dhe ndoshta pikerisht sepse sjell lajme qe shqiptaret bejne sikur si shohin i duket neveri. Lajmi mbi kampionin e peshngritjes trafikant nuk u vu re, u injorua, kaloi ne heshtje (si shume lajme te tilla). Gjoja nuk ngjall interes, nuk diskutohet, s'i perket ai lajm. Por kur ca greke na shajne jane te gatshem te shajne e ndyjne me goje. Reagim i pritshem kur problemi nuk tregohet brenda tyre, por jashte, tek nje popull tjeter.

Sepse per shqiptaret krimineli paska dinjitet dhe te drejta, por jo jevgu ose homoseksuali. Ja kush jeni...

P.s. Te me falesh Smoker, e kam me keta qe aplikojne te drejtat e njeriut sipas interesave te momentit.


Postuar nga Ignatius datë 27 Mars 2010 - 23:33:

Turp per ne shqiptaret qe e kemi futur koken ne rere ose bejme gam gam.

1-Koloneli i sherbimit sekret grek Janullatos eshte ne krye te Kishes Shqiptare i instaluar i nga Berisha.

2-Ne Bishte palle, ne Durres ndodhet ushtria greke e insatluar nga PS dhe PD.

3-Ne pushtet dhe politike ka tradhetare te hapur, antishqiptar me te eger qe ka njofur historia.

Ku jemi ne me detyrat nda kombit tone?
Perse nuk levizim por vetem bejme gam gam?

A mbrohet kombi dhe Vendi i rrezikuar per zhdukje vetem me gam game?


Postuar nga Ignatius datë 27 Mars 2010 - 23:36:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

2. Ne çdo dokumentar historik, italian apo amerikan permendet kultura e lashte greke, luftrat greke, kali i trojes, demokracia e lashte, filozofet greke. Bota ka respekt ne mos per greket e sotem, per prejardhjen e tyre nga Greqia e lashte. Rralle ka ndodhur te degjohen shqiptaret ne ndonje dokumentar mbi kulturat e lashta, mos them asnje. T'ju vije inat sa te doni, keto jane fakte te botes moderne.





Do te dale e verteta, po del... ndaj keni jeni te nevrikosur...

Greqia po merr ate qe i takon...


  Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.