Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Vajmedet (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18769)
Postuar nga arturm datë 12 Nëntor 2014 - 04:27:
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Me pak fjale pas tere ketyre llafeve te bukura te miat gjen ti ndonje ndryshim tek Zotni Rama nga paraardhesit?
Me kryesori eshte qe Rama eshte nje kryeminister qytetar.
Si nata me diten per c'do gje, sipas meje.
Megjithate ta kam thene edhe here tjeter, une nga pikepamja ekonomike nuk pres shume nga Rama. Kjo sepse sipas mendimit tim Shqiperia nuk ka ekonomi te veten, por varet ne masen me te madhe nga emigrantet o nga pune e "huazuar" nga jashte. Dhe sidomos tani qe vendet nga te cilat varet ekonomia shqiptare jane ne krize, Shqiperia nuk mund te lulezoje.
Vetem kur Shqiperia te beje ate qe duhet te bente gjithe shekullin e shkuar, TURIZEM dhe BUJQESI do te mundemi te flasim per ekonomi shqiptare.
Ajo qe pres une nga Rama eshte nje konceptim europian (dhe jo bajraktar) i shteti. Krijimi i nje shteti europian eshte detyra/bast i Rames. Nqs ja arrin do ngelet ne historine e shqiperise, perndryshe do harrohet shpejt.
Ne kete drejtim mendoj se po punon mire. Per here te pare nuk shikojme c'do gje qe rrotullon rreth kryeministrit, ose llogje pas llogjesh te thena ne mbledhje live te Qeverise.
Shof psh qe per shume gjera per policine flet Ministri i Brendeshem, per Ekonomine ai i Ekonomise etj.
Megjithese ka probleme te medha me Nishanin sa here ka vajtur Rama te bisedoje me te o Piktor? Disa here?
Kjo jo se e do shume Nishanin, por mendoj se respekton shtetin.
Sa here ka shkuar Berisha te Topi?
Krijimi i nje shteti te modelit europerendimor, kete shpresoj une te Rama, dhe deri tani mendoj se po punon mire.
Natyrisht nuk jam utopik, por rendesi ka te shkeputemi nga modeli Berishian/bajraktar i shtetit dhe pastaj hap pas hapi do ecet perpara.
Per politiken e jashtme te foli Vizio.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.