Forumi Horizont | Gjithsej 280 faqe: « E parë ... « 181 182 183 184 185 186 187 188 189 [190] 191 192 193 194 195 196 197 198 199 » ... E fundit » Trego 280 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Islamizmi. Nje fatkeqesi kombetare e shqiptareve?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2848)
Kontributi i Hoxhallarëve për Shqiptarinë
.
HAXHI ALI ELBASANIT
Përfaqësuesi i Unitetit Kombëtar
Jeta dhe veprimtaria e Haxhi Ali Elbasanit shtrihet më se gjysmë shekulli në shekullin e kaluar dhe më se një çerek në të sotmin. Ai përjetoi ngjarje të dhëmbshme të vëllezërve të tij: betejat, copëtimin e vendit, mërgimet e detyruara, varfërinë e popullit, përçarjen që mbillte propaganda e huaj greke e sllave etj.
I pajisur me kulturën e lartë fetare, të cilën e kishte fituar në aulat e Universitetit të Stambollit, dhe i frymëzuar nga idealet kombëtare, Haxhi Ali Elbasani fitoi besimin e popullit, i cili e zgjodhi deputet e më pas dhe anëtar i Senatit. Vajtja në Haxh e pasuroi botëkuptimin e tij me ndjenja fisnike të moralit Islam.
Në mënyrë të vaçantë Haxhi Ali Elbasani u shqua si publicist, veprimtar shoqëror e patriot. Gjatë kohës që qe në Turqi, drejtoi gazetën "Zemra" ("Yrek"), që botohej në dy gjuhë: shqip dhe turqisht, me alfabet arab. Në dalje të saj, kjo gazetë u bë tribunë e pikëpamjeve lidhur me nevojën e organizimit të arsimit në Shqipëri. Haxhi Ali Elbasani ishte dhe kryetar i Klubit "Bashkimi", i cili kishte si organ të vetin gazetën "Fjala e drejtë".
Pikëpamjet e Haxhi Ali Elbasanit lidhur me arsimin, mirëkuptimin në mes besimtarëve të feve të ndryshme etj, janë pjesë e ideve të rilindësve. Ai propagandonte tolerancën e mendimit, në bazë të së cilës shtronte bashkëpunimin në mes myslimanëve dhe kristianëve: "Myslimanët duhet t’u shtrijnë dorën kristianëve, sepse kjo e forcon kombin shqiptar".
Më 1913-1914 ai drejtoi "Komitetin e Zgjimit dhe të Besës Shqiptare", me qendër në Elbasan. Me qëndrimet e tij, me kulturën që zotëronte si myderiz dhe përvojen që kishte fituar sa kohë shërbeu në organet legjislative të Turqisë, Haxhi Ali Elbasani fitoi një popullaritet jo vetëm në Elbasan, por dhe në të gjithë zonën e Shqipërisë së Mesme.
Haxhi Ali Elbasani vdiq i nderuar në vitin 1928.
Gjithsej 280 faqe: « E parë ... « 181 182 183 184 185 186 187 188 189 [190] 191 192 193 194 195 196 197 198 199 » ... E fundit » Trego 280 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.