Forumi Horizont | Gjithsej 257 faqe: « E parë ... « 182 183 184 185 186 187 188 189 190 [191] 192 193 194 195 196 197 198 199 200 » ... E fundit » Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letrarë të rinj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=105)
-- Shkrime te ndryshme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14042)
Te shkruarit
Shume here kur shkruajme nje leter, nje roman, nje esse, nje e-mail, nje raport, flasim me vehten tone dhe nuk mendojme per boten rreth nesh. Na duket sikur askush nuk na lexon. Ndonjehere flasim me personazhet tane imagjinare apo me njerezit, te cilet na rrethojne ne jeten e perditshme dhe na duket se kurkush nuk perqendrohet tek ne.
Pra, si te thuash aktualisht eshte nje menyre komunikimi pa kontakt fizik midis njerezve, midis shkrimtarit dhe personazheve, midis autorit te shkrimit dhe njerezve te tij rrethues. Eshte nje menyre e te folurit dhe te shprehurit te mendimit tone nepermjet germave dhe shpirtit te lire.
Kur bisedojme gojarisht me bashkefolesit do te ishte e pamundur te shprehnim gojarisht te gjitha sa shkruajme, se do te na konsideronin te cmendur ose idiote.
Perse e them kete, sepse historia ka treguar, qe sado te fshehura te jene shkrimet tona apo qofte edhe te shkrimtareve te vegjel e te medhej gjate jetes, vjen nje dite, qe gjithmone duam qe dikush tjeter t'i lexoje keto shkrime. Jo sepse duam te marrim mendime nga te tjeret, eshte kaq e pakonsiderueshme mendimi i tjetrit ne lidhje me shkrimet tona, por eshte thjesht deshira per komunikim ajo qe triumfon. Askush nuk e di se ne c'gjendje emocionale dhe fizike ka qene trupi dhe truri ne momentin qe jane bere shkrimet.
Neve nuk duam ne realitet opinionin e lexuesit, qofte kjo kritike apo levdate, ajo shume pak na intereson, individet qe kane deshiren e papermbajtshme te te shprehurit me germa vetem duan te lexohen, d.m.th. eshte deshira e madhe e komunikimit me natyren, njerezimin, kafshet, insektet, idete dhe mendimet e pafundme.
Eshte deshira e mbijeteses...........
Gjithsej 257 faqe: « E parë ... « 182 183 184 185 186 187 188 189 190 [191] 192 193 194 195 196 197 198 199 200 » ... E fundit » Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.