Forumi Horizont Gjithsej 239 faqe: « E parë ... « 182 183 184 185 186 187 188 189 190 [191] 192 193 194 195 196 197 198 199 200 » ... E fundit »
Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Turizmi eshte e ardhmja e Shqiperise… (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5300)


Postuar nga Fajtori datë 26 Shtator 2011 - 07:28:

Po mire, gjithe keta qe studjojne per turizem nuk doli nje te flasi tamam?

Ne flasim per turizem sikur te jene te gjitha llojet njesoj.

Se pari une imagjinoj turizmin tradicional. Ti prenoton nje hotel, mundesisht all inclusive, dhe aty ke kushte te mira per nje çmim te kapshem. Pra, do rrish 10 dite aty. Pas kasaj mire do ishte qe verdalle te kishte dicka te bukur per te pare, gjalleri, disko, dhe njerez te sjellshem.

Varianti tjeter eshte te shkosh me cante ne krah, te flesh ne cader dhe te sodisesh natyren maje mushkes. Ka dhe njerez qe duan kete. Pastaj ka njerez qe duan vetem jete nate, disko dhe muzike te cadra. Ka edhe turizem culinar, qe ti shkon ne nje vend se te gatuajne mire.

Bejme dy llogari. Shqiperia ofron natyre te virgjer per ata qe i hipin mushkes qe flene me cadra, por nuk ka sistem te konsoliduar hotelerie. Nuk dihen cmimet, nuk ka nje sistem prenotimi online, nuk gjen asnje oferte all inclusive. Hotelet e Budves ne Mal te Zi kane emra si Iberostar, Splendid (ku luhet filmi Casino Royal), etj. Ndersa ne Shqiperi nuk ka asnje hotel me emer nderkombetar ne vende turistike. Turizmin e bejne hotele te vogla qe nuk ofrojne asgje te vecante. Sepse... mendohuni pak... turizmi eshte marke, sic eshte cdo gje tjeter. Marka ka nevoje per veçanti, per te ndjelle emocione, per identitet. Kete se ben dot vetem me hotele te vogla, pa indihmen e resortave gjigande qe terheqin klientele masive. Nuk mund te besh marke Shqiperine kur njerezit kujtohen per turizmin vetem ne 3 muajt e veres, dhe gjithe dimrin Dherimiu, Jala, Himara e Saranda jane si varreza. Infrastruktura rrugore deri tani nuk ofron mundesi te shpejta transferimi. Fjala vjen, do zbrese nje avion me turiste ne Rinas dhe duhet te beje 3 ore rruge per te shkuar ne Himare. Kush eshte ai qe harxhon nje dite te tere udhetimi per te vajtur diku ne Shqiperi? Sa turiste humben nga ky fakt? Por edhe nese merr mundimin te besh rrugen, vera eshte plot me aksidente, ne rruge ka kamiona, autobuse, gomere, qen, dhe vetura. Njeri ecen me 20 km ore, tjetri ecen me 120. Qeveria nuk ka asnje plan per favorizimin e turizmit ne fundjave. Psh te ndalojne kamionet, qerret dhe motorat nga e Premtja deri te Dielen. Me se shumti policet dalin te vjedhin leke me gjoba, po jo se zgjidhin noi problem.

Pervec gjithe ketyre, eshte ajo qe permenda qe ka rendesine maksimale. Turizmi eshte marke. Marka Kroaci ecen se ka nje imazh tashme, po ashtu marka Greqi, marka Turqi. Shqiperia nuk ka asnje marke dhe i meshon vetem nje fakti: kemi natyre te virgjer. Nuk e llogarit ama qe kemi dhe njerez te egjer. Qe ne restorantet e Vlores te hedhin makaronat turinjve dhe thone ne dac haji ne dac jo. Po flasim per turiste qe vijne nga vende ku kamarieri gati sa nuk qan kur i thua s'me pelqeu ushqimi. Prandaj turizmi do kulture. Do te marresh personin menjane ne fund te diteve ta pyesesh si vajti, cfare pe, a u kenaqe, si ishte sherbimi yne etj. Shqiperia keto si ka. Dhe ne harxhojme kohe me propaganden e poltikaneve se po bejme turizem, kur askush nuk ka nje plan per turizmin.

Mua me kujtohet gjithmone nje episod tek Top Channel. Kishte shkuar Topi ne Vlore te bente emision per turizmin (sic bejne gjithmone kur i bie dielli ne koke). Ishin mbledhur pronare qe filluan te zihen per hesape personale. Por mbi te gjitha njeri mori fjalen e tha "s'ka si Vlora, Evropa ketu do vije, s'ka ku shkon, ne kemi ujin keshtu dhe detin ashtu". Dukej sheshit qe nuk njihte fare turizmin dhe s'kishte pare bote me sy. Ky ishte pronari i nje hoteli ne Rradhime. Me te tille injorante behet turizmi shqiptar. Ca pret te zhvillohet?

Vajti nje shoku im veren e kaluar te manaxhoje turizmin e nje hoteli dhe me thoshte ne telefon "Nuk e ke idene cfare injorantesh jane pronaret, nuk e kane fare haberin e turizmit, thjesht kane ngritur nje ndertese dhe duan te fitojne leke".


  Gjithsej 239 faqe: « E parë ... « 182 183 184 185 186 187 188 189 190 [191] 192 193 194 195 196 197 198 199 200 » ... E fundit »
Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.