Forumi Horizont Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 184 185 186 187 188 189 190 191 192 [193] 194 195 196 197 198 199 200 201 202 » ... E fundit »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Cili do te jete Presidenti i ri Shqiptar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12066)


Postuar nga arturm datë 07 Korrik 2007 - 20:24:

Te hane nga nje kafshate bijte e nenave se po lodhen per popullin

Furgoni i Shërbimeve Qeveritare në Kuvend, ushqim për 6 krerët

Rreth orës 13:00, në ambientet e Kuvendit hyri furgoni gri i shërbimeve qeveritare që ka sjellë ushqime të thata për negociatorët e lodhur pas tri orë bisedimesh. Përveç pijeve dhe freskueseve, mësohet se ata kanë sjellë dhe ushqime, përmbajtja e të cilave nuk bëhet e njohur nga pjesëmarrësit e tryezës. Furgoni i Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare mësohet se sjell vazhdimisht në kryesinë e Kuvendit dhe në godinën e Kryeministrisë, kur Kryeministri nuk shkon në Vilën 30 ose në shtëpi, drekën që atyre u takon në bazë të ligjit. Furgoni i drejtorisë, i cili shoqërohej nga një punonjëse e saj, nuk qëndroi shumë kohë, rreth 15 minuta dhe më pas është larguar nga godina e kryesisë së Kuvendit. Nuk ka bërë aspak përshtypje në radhët e gazetarëve që qëndronin në pritje të negociatorëve për shkak të mos dukjes së kutive të picave që zakonisht porositet në të tilla raste kur zgjaten mbledhjet apo seancat maratonë


  Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 184 185 186 187 188 189 190 191 192 [193] 194 195 196 197 198 199 200 201 202 » ... E fundit »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.