Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Postuar nga Fajtori datë 10 Nëntor 2009 - 21:02:
Citim:
Po citoj ato që tha erious
.
fajtori, them natyrale sepse eshte e provuar shkencerisht
Ku e njeh shkencen ti lali? Ke ndonje diplome a shkolle? Ndonje studim mbi kete pune? Apo me te degjuar?
Me te degjuar... lajmet e djeshme folen per nje ilaç dhe mbyllen kroniken me fjaline "nuk ekziston siguria shkencore se funksionon".
Ka nje kleçke ama. Shkenca pikesepari nuk ka siguri absolute. Ka vetem probabilitete statistike dhe konstrukte teorike. Ne asnje artikull shkencor nuk do gjesh 100% siguri. Edhe atomi apo molekula jane konstrukte teorike. Ndoshta gjejne konfirmim ne eksperimente, por jane konstrukte teorike, jo vertetesi absolute.
Dhe kur nuk eshte i sigurte as ekzistenca e atomit e molekules, imagjino sa e sigurte mund te jete kjo shkenca jote, e degjuar apo lexuar cope cope gjekundi. Nje sondazh shkencor mund te tregoje (me nje fare probabiliteti) se ka nje efekt ne shoqeri, por jo nga buron kjo. Me fjale te tjera mund te çoj ty ne Afrike, te lash banjot e afrikaneve dhe te zbulojme pas dy muajsh se adhuron zezaket sepse jane me te pasur se ty. Ky eshte nje efekt ne shkence, jo nje shkak (apo burim konkluzionesh) mbi ndarjet bardhe e zi. Ne menyre analoge eshte kollaj te flasesh per adhurime, kur kemi 5 shekuj qe trajtojme zezaket si skllever, hajdute, etj. Keto qe thua ti nuk kane asnje baze ne shkence, ne ate te verteten se paku. Ashtu siç nuk eshte zbuluar ndonje korrelacion mes madhesise se organit seksual dhe races ku ben pjese.
Para se te flasesh ne emer te shkences duhet ti njohesh parimet e shkencave sociale. Te kuptosh statistiken, korrelacionet, sondazhet, tendencat e eksperimentuesit, raportin mes shkakut dhe efektit, etj., etj. Te vertetat shkencore nuk dine ti kuptojne as gazetaret me shkolle te televizioneve qe flasin dokrra çdo dite, jo me nje qytetar/emigrant i thjeshte qe adhuron hitlerin, gjermanine naziste, dhe ndarjet raciste me "honepsje" dhe "adhurime".
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.