Forumi Horizont Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 185 186 187 188 189 190 191 192 193 [194] 195 196 197 198 199 200 201 202 203 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga amor alucius datë 21 Maj 2006 - 14:01:

Fobia ime me e madhe jane gjarperinjte e cdo lloji,qofshin ne foto,qofshin ne TV,s'po flas fare nese do ishin ne realisht afer meje.Eshte zvarritja e tyre qe me tmerron,ndoshta paaftesia ime per ti ndjere nese do afroheshin,gjakftohtesia,qellimet...dhe me e bukura eshte qe s'kam arritur te lokalizoj burimin e frikes(nese lidhet me ndonje eksperience timen ne te kaluaren).

Cdo vit,nje anetar i staffit te organizates studentore "nderohet" me mundesine per te simbolizuar Rodin e Aesculapius  ne ceremonine e ndarjes te rezultateve te atij viti.Staffin e drejtojne 3 vete,nje nga keto jam une,kete vit u vendos qe ta simbolizoja une Rodin.Per mua nje arritje simbolike qe me mbush me gezim shpirterisht duke pare qe cdo student/e i fakultetit tim do deshironte te provonte nje eksperience te tille.Do jem studentja e pare e huaj ne tere historikun e universitetit qe do simbolizoje Rodin.E pranova me gjithe qejf por problemi i vertete fillon me faktin qe eshte nje gjarper i vertete(i madh   ) ne te cilin do jem mbeshtjellur,veshur ne peplosin e Grekeve te Lashte.Do jete nje njeri i specializuar qe do me asistoje dhe gjarperi(mesa me tha ai burri)do jete i ç'helmatosur por...brrrrrr.Ne telefon i thashe atij burrin qe do me asistoje"nese me kafshon gjarperi te betohem qe do te te kafshoj back ty".Ja nisi te qeshte me te madhe.

-----------------------------------------------------------------

Para ca neteve u gjenda ne guzhinen tende,ulur ne banak ndersa ti po gatuaje per te dy,nuk kishe lene X te gatuante.Ishte ora 20.00 afersisht.Ne nje moment me kujton nese kisha lajmeruar babin,me ra si rrufe ne qiell te kalter meqe kisha harruar ta beja.Me thua qe do i flasim bashke nga celulari yt.Mua me vjen te qesh.Mbas nja 15 min ne celular,kryesisht ato te dy duke folur per tema qe s'kishin te benin fare me darken(huh,kisha uri) dhe mbasi i kujtova nja 3 here babit qe kalamai i tije jam une dhe jo ky tjetri qe po gatuante per mua( ),me vuri oraret"beni qejf por ne 22.00 te jesh ne shtepi,tani ora 20.17 aty nga 20.30min mund te filloni te hani Ne 21.30 besoj qe do keni mbaruar,30 min per ta ardhur ne shtepi dhe silluni mire."(kjo drejtuar mua) Hahahahaha,ne s'mund te pushonim se qeshuri meqe kishte degjuar cdogje dhe Ai."S'kisha menduar ndonjehere qe ne kete moshe do me duhej te kerkoja leje per nje darke te qete ne shtepi hahahaha"ja be Ai.

P.s.Flm viper dhe Eric


  Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 185 186 187 188 189 190 191 192 193 [194] 195 196 197 198 199 200 201 202 203 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.