Forumi Horizont | Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 186 187 188 189 190 191 192 193 194 [195] 196 197 198 199 200 201 202 203 204 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)
...me sa duket mendja ime nuk ka kufij te mirefillte. Ndersa me vinte ne krah serumin doktori ishte totalisht i perqendruar ne ate qe pa tek une para se te verente analizat me parametrat e katandisura si mos me keq. dukej sikur tashme isha prone e tij dhe se mund te me mbante nen ndikimin e vet sa te donte. Filloi te fliste per tema qe nuk kishin te benin fare me semundjen apo me keshillat per te. mendova se do arrinte diku por nuk arrita ta gjeja lidhjen me gjithe perqendrimin tim. Erdhi te me maste pulsin dhe te me shikonte bebet e syrit dhe me ate perkujdesjen e shtirur e me fjalet " tesoro" e "amore" te prekte si padashur ne gjoks apo ne fundin e barkut me berryl a thua se i shkonte rastesisht dora atje. E shikoja ne sy per te pare ndonje shenje apo dicka tjeter qe te me jepte te drejte ne dyshimin tim por syte e djallezuar nuk percillnin asgje pervec nje ftohtesie akull dhe po mendoja me te keqen. Me shkoi mendja per nje anestezi ne ate serum dhe ai qe do te me hipte siper pastaj dhe do te perfitonte nga une kenaqesi. Do te quhej perdhunim apo jo ... e tunda koken si per ta larguar kete te keqe por padashur iu futa serish atij mendimi tashme me nje tjeter rruge. Duke para tavanin e duke menduar gjithe te keqen brenda meje kisha instinktin qe ti thosha vete atij peshtirosjes qe te me perdhunonte...keshtu do te cliroja gjithe inatin e permbajtur brenda vehtes dhe do te villja gjithcka qe kisha gelltitur, ai do te behej gota me uje te ngrohte pas nje dehjeje qe te provokonte vjelljen e stomakut dhe te nxirrja gjithcka nga ai e te rinisja nga e para...nga e para...
Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 186 187 188 189 190 191 192 193 194 [195] 196 197 198 199 200 201 202 203 204 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.