Forumi Horizont Gjithsej 257 faqe: « E parë ... « 186 187 188 189 190 191 192 193 194 [195] 196 197 198 199 200 201 202 203 204 » ... E fundit »
Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letrarë të rinj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=105)
-- Shkrime te ndryshme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14042)


Postuar nga hebeja datë 21 Maj 2008 - 03:15:

Simfonia e Shpirtit!!!

Me pelqen kjo kohe dhe dal sa here ne dritaren e hapur nga jugu per t'u relaksuar nga nje dite e lodhshme, por domosdo ne ate vend me lindin lloj-lloj kujtimesh. Po mendoja se sa nate e gjate me pret, se sa erresire po ben kudo dhe se gjerat ne kete nate nuk po shihen qarte...Shpirti si gjithmone jo shume i qete nis te ec e te ngjitet golgothave dhe po jepte gjestet e veta te mira dhe te keqija...por per cudine time dhe te nates sonte po mbizoteronin ato te mirat...sikur te keqijat te ishin pire me kasht..mbase ndesheshin atomet negative dhe pozitive e keta te fundit po mundnin ato negative..mbase????

Nate e zhurmshme ku datat perplaseshin me ironi, ku here pas here qeshja me disa kujtime te bukura...dhe dal ngadale kujtimet moren shpirtin tim per rruge....por shpirti kuptoi qe nuk ishte vetem, ishe hija me te, por ajo ecte perpara shpirtit, e ndersa pas e ndiqnin hena, yjet...por ndihej prezenca edhe e dikujt tjeter..ah...po...ishte imazhi yt....Ne erresire m'u kujtua qeshja e nje vaze te vogel  kur une per pak sa nuk u rrezova duke te puthur ty...hahahahahahhaah qeshi edhe shpirti im  me ze me kujtimet e nates...

Shpirti vazhdoi te ec akoma, por tani filloi t'i bej shoqeri edhe era...ajo vazhdonte te merr perpara shpirtin dhe tunde balluket e kujtimeve te mija...

Kjo nate mua me dhuroi hirin e nxehte dhe te ftohte te kohes ku prometete e zjarreve te merrakosur po kerkojne cakun....


  Gjithsej 257 faqe: « E parë ... « 186 187 188 189 190 191 192 193 194 [195] 196 197 198 199 200 201 202 203 204 » ... E fundit »
Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.