Forumi Horizont | Gjithsej 223 faqe: « E parë ... « 187 188 189 190 191 192 193 194 195 [196] 197 198 199 200 201 202 203 204 205 » ... E fundit » Trego 223 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Kush e stis urrejtjen krahinore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14713)
Doja te shtoja dicka tek kjo tema qe me shume u perket emigranteve Shqiptare, se sa vendalinjve Shqiptare.
Te arrish te duash dhe te dashurosh vendin ne te cilin ke emigruar eshte nje sukses i madh i paarritshem per te ardhmen tende dhe jo te gjithe e provojne kete lloj dashurie...., por te mos harrosh traditat e vendlindjes nga ke ardhur me te mirat qe te dha ky vend dhe te keqijat e ketij vendi qe te beri te largohesh nga vete atdheu yt eshte nje virtut qe edhe kete jo te gjithe patriotet e kane.
Shume here ka te beje edhe mosha e emigranteve, ne te cilen u larguan nga Shqiperia.
Nuk mund te pritet e njejta shkalle patriotizmi midis nje Shqiptari te larguar ne moshen mbi 20 vjec me ate te nje larguari nen moshen 10 vjec ose akoma me keq me nje te lindur jashte Shqiperie.
Prandaj mundohuni te beni nje fare diferencimi ne kete klasifikimin antishqiptar, qe ndonjeri kerkon te veshe Shqiptaret jashte atdheut, ata nuk jane antishqiptare, ata jane me Shqiptare se vete Shqiptaret e Shqiperise, por jane Shqiptare te adoptuar me kulturen perkatese te vendit ku jetojne, per te mbijetuar me veshtiresite qe vete emigracioni ka sjelle ne jeten e tyre.
Eshte ajo qe quhet lufta midis adoptimit dhe tradites, midis vdekjes dhe mbijeteses ne nje vend te huaj.
Mungesa e adoptimit ne keto vende te huaja shume emigrante i detyroi te ktheheshin mbrapsht ne Atdhe per mossukses dhe kjo nuk ishte ndjenja e patriotizmit ajo, qe i detyroi ata te ktheheshin ne Shqiperi, por mungesa e mbijeteses ne nje vend te huaj....
Gjithsej 223 faqe: « E parë ... « 187 188 189 190 191 192 193 194 195 [196] 197 198 199 200 201 202 203 204 205 » ... E fundit » Trego 223 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.