Forumi Horizont Gjithsej 239 faqe: « E parë ... « 188 189 190 191 192 193 194 195 196 [197] 198 199 200 201 202 203 204 205 206 » ... E fundit »
Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Turizmi eshte e ardhmja e Shqiperise… (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5300)


Postuar nga SHKODRA4001 datë 28 Shtator 2011 - 13:53:

Citim:
Po citoj ato që tha al74


po pse duhet te arrihet Kroacia xhanem?!
Faje , paraja te meson si te sillesh. Shqiperia po perballet me turizmin vetem keto vitet e fundit . avash - avash do zbutemi si njerez ndaj njeri-tjetrit kuptohet sepse nuk besoj te jete e vertete qe te sillemi kaq egersisht me te huajt. te pakten ke kam pyetur kane patur pershtypje te mira.

KROACIA ka shume per te na dhene ne experience,sepse ajo renditet ne vendet e para ne bote me cilesine e shebimeve ne turizem.Shqiperia ka potenciale te medha por njerezit i ka te pa zhvilluar ne mentalitet.Ja nje shembull ku une kam ba shume shpejt dallim :ne linjen ajrore Bruksel -Budapest-Tirana,me eshte dukur vetja sikur te jem ne nje linje autobusi,, tirana e re zogu i zi.Te gjithe bertisnin,skandaloze te dukej vetja sikur po shkoja drejt afrikes.Ne rinas nje ambjent shume i vogel dhe pamjet rreth e rrotull katastrofe barraka cigaresh ne rruge,shitje benzine me shishe plastike,taksite te ofrohen deri tek mberritja brenda ne aeroport dhe ta inponojn per ti marre per taxi.RRUGET drejt tiranes plot pluhur, kanalet dhe ato mini lumejt,plot mbeturina,plasmase valviten ner shkurre,njerezit presin rrugen si bageti.Trafiku i renduar dhe pa rregull,plicia e shtetit kane uniforma nga me te ndryeshmet nje polic ka veshje jeshile e shkruar polizia di stato,e tjeri metropolitan police te gjitha te ardhura ndihma ndaj policise.IMAGJINONI PRA CILET JEMI NE ?kur policia te ndalon te kerkon 200 lek, me pi nje birre.imazhi i shtetit nuk gjindet askund ne rruget e shqiperise.Prandaj nuk duhet te krenohemi vetem me bregdetin apo alpet tona por edhe me nje rruge segment, e cila te lidh me kryeqytetin ku ajo eshte nderkombetare si stacion ajror,e nga ky segment jane turistet te paret qe do kene mundesi te vendosin apo jo te udhetojne me larg.Fshatra te tere jane ne gjendje katastrofike ne shqiperi,njerezit atje te duken si ne marrakesh apo tunizi ku me shume ne fytyrat etyre ishikjon te vrazhde nga pa sigura per te ardhmen ne kete vend.Dy ndertesa shume kateshe ne tirane nuk eshte arritje ne turizem,apo teleferiku.duhet me shume pune e vetem shteti e ka ne dore kete fakt.Ne kroaci vie era QEVERI,e shteti atje ka nje sistem teper strikt dhe ligjet jane te pa diskutueshme nga askush.ligji mbetet vendim.Ndersa tek ne persh :ne shkoder,plazhi i Velipojes deri dje ishte rezervat natyrore ku mbrohej me ligj nga shteti deri ne vitet 1990 atje kishim te drejt te shkonim me leje nga policia kufitare, dhe natyra ne kete perle te shqiperise ka qene manjifike dhe sot me ardhjen e demokracise dhe mafias vendore,ky plazh po arrin te degradohet dita dites me mbeturina dhe ndertime pa kriter.dikur kishte vetem dy pallate 5kateshe dhe rreth 200 kabina familjare komunale dhe gjithe ajo km rere ishte e rezervuar per te pakten 1000 vete ne 15 dite pushime dhe sot ka rreth 150 000 imagjinoni cfare po ndoll ne turizmin galopant shqiptar?Ketu kerkohet urgjentisht dora e shtetit per te prishur ndertime pa leje edhe pse jane ndertesa shume kateshe.NE KROACI NUK MUNDESH TE NDERTOSH PALLATE SHUME KATESHE PERVEC PERSHTATJES ORIGJINALE TE TERRITORIT ME PAMJE DREJT BREGDETIT.


  Gjithsej 239 faqe: « E parë ... « 188 189 190 191 192 193 194 195 196 [197] 198 199 200 201 202 203 204 205 206 » ... E fundit »
Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.