Forumi Horizont Gjithsej 10892 faqe: « E parë ... « 1961 1962 1963 1964 1965 1966 1967 1968 1969 [1970] 1971 1972 1973 1974 1975 1976 1977 1978 1979 » ... E fundit »
Trego 10892 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18213)


Postuar nga Vizioner datë 24 Tetor 2010 - 12:47:

Dje ishja ne Stadium, ku pashe Eintracht Frankfurt - Schalke 04, 0:0

- Vetem Frankfurti-qytet ka rreth 700 mije banore. Ne Stadium ishin 51 500 shikues (komlet i shitur)-
Une Bileten e kishja prere qysh para 2 muajsh nepermjet Internetit. Rradha ku ishja une, kishte 16 vende. Une ishja ne karriken Nr.7. Shkoj 15 minuta para ndeshjes dhe gjej vendin tim. Majtas dhe djathtas meje akoma vendet bosh. ne karriken 1 dhe 2 ishte ulur nje cift gjerman dhe ne fund 14,15,16 dy femra dhe nje mashkull(familie). Dhjete minuta para ndeshjes, ne dy karriket direkt para meje ulen dy cuna, nje minuta me vone vijne dhe tre meshkuj ulen majtas meje. Kishte 5 minuta qe kishte fillu ndeshja, vijne dhe 4 persona djathtas meje (dy meshkuj dhe dy femra).Njeri nga dy cunat para meje, pyet keto qe ishin ulur majtas meje "Do e ndizni nje Cigare", ne shqip (kosovarce). I shikoj, hm!.. Kur vijne keto djathtas meje, me shikojne mua, une i vesh me Fanellen e Perfaqesues shqiptare dhe shall kuq e zi (kuq e zi jane dhe ngjyrat e ekipit te Frankfurtit), "Si je o Shqipe", me pyesin keto djathtas. Pershendetemi. Kurse keto para meje dhe majtas me kishin pare dhe i thonin njeri-tjetrit "Qenka Shqiptar dhe ky"! U pershendetem dhe me ato dhe filuam te qeshnim qe, ne nje rrjesht ishim mbledh Shqiptare duke i prere Biletet secili diku pa e bere me fjale!!! Ishim pra tre grupe shqiptaresh ne nje rrjesht, ku Stadiumi ka 51 500 vende!!!!!

Sa e "vogel" eshte Bota!


  Gjithsej 10892 faqe: « E parë ... « 1961 1962 1963 1964 1965 1966 1967 1968 1969 [1970] 1971 1972 1973 1974 1975 1976 1977 1978 1979 » ... E fundit »
Trego 10892 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.