Forumi Horizont Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 190 191 192 193 194 195 196 197 198 [199] 200 201 202 203 204 205 206 207 208 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga Klodel datë 18 Prill 2006 - 19:55:

rrefehu rrefehu cfare ke bere . cmenduria sot filloi me sakte dje kur me hypi frymezimi ne 1 te nates, kur pasi mbaruan serialet qe me pelqejne, filloi nje program per zgjedhjet ketu ku jam une, e teksa djegoja me vemendje diskutimet se mos me pyesin ne provim ndonje ceshtje te tille, truri cuditerisht filloi te ingranohet vetem ne politike. mora librat te beja programin e studimit dhe te rregulloja nga do t'ja filloja dhe nga do ta zija. e keshtu zbardhi dita, u pi dhe kafja e mengjesit dhe cudia e rradhes ishin ustallaret qe me pik te mengjesit qe erdhen pa i pritur te thyenin shumicen e pllakave te banjes dhe te gerryenin muret dhe rregullonin tubacionet se i rridhte komshies poshte tavani. interesantja ishte qe nderkohe qe ata punonin ne banjo mua me erdhi nej sy gjyme. por s'guxova te fle tamam e keshtu gjithe paraditja ne kundershtim me planet e mia te studimit shkoi me luftimin e gjumit dhe me zhurmen e gerryerses te murit- sa inat qe e kam-. Dielli shyqyr na bekoi por nga ana tjeter me dha nje keputje per qefin e vet. aventurat e paradites pasuan me nje dreke te mire dhe diskutime serisht politike, pastaj me ardhje ne pune dhe diskutime serisht studimore.. koka u be corap duke lexuar botimet pafund te kolegeve dhe duke skicuar nje botim te mundshem timin. dhe si perfundim dita ka kaluar ne shumicen e saj per te pare se si do perfundoje. dite e lodhshme me planifikime dhe berje strategjish. shpresoj qe e nesermja te jete me frytedhenese ne mbajtjen e step=planit. me eshte bere truri politike, s'guxoj ta stakoj se po e stakova e shkrova ditar tamam, zor se kyc serisht ne ceshtjet ekzistenciale te momentin- si psh perfundimi i shkolles. e keshtuja kjo kohe do kete vetem keshtu lloj cmendurish akademike.


  Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 190 191 192 193 194 195 196 197 198 [199] 200 201 202 203 204 205 206 207 208 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.