Forumi Horizont Gjithsej 35 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=159)
-- Ju lutem me lexoni!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10274)


Postuar nga ~Enigme~ datë 02 Dhjetor 2005 - 01:37:

Agata jam shume dakord me mendimin tuaj. Kohet e fundit me duket sikur kemi harruar te shkruajme tema interesante dhe jemi zhytur ne thashethemet ose me mire ne pakenaqesite e njeri tjetrit ku fjala sjell fjalen dhe qimja behet tra ashtu si eshte dhe fjala e urte popullore.

Ku humbi ai argetim qe futeshim ketu dhe kur klikonim "lexo mesazhet e sotme" gjenim tema interesante dhe ato qe na sillnin buzeqeshje?
Tani ose me mir te them kohet e fundit lexojme vetem ankime dhe ironi te pavlefshme te cilat po na ndajne nga njeri tjetri dhe po na largojne gje qe me deshperon pasi futem ne mendime kur kujtoj qe kontinenti si amerika me nje shumellojshmeri dhe prejardhje nga shume vende te ndryshme ka aritur te beje paqe dhe mirekuptim midis njeri tjetrit ndersa ne nje komb homogjen nuk arijme te gjejme fjalen e perbashket por kudo qe jemi fillojme te gjejme dicka negative dhe ta shkaterojme ate pak gje pozitive qe kemi ndertuar.

Ashtu sic e thashe dhe tek nje teme tjeter po me cudit fakti qe ne nje bote virtuale ne nuk gjejme mirkuptim. Me duket se nje ban qe ndoshta nuk ishte asmeri kundra pjestareve te forumit por nje shembull per te treguar se zgjedhja e menyres se te folurit kundra nje parafolsi duhet te jete e kujdesshme solli kete remuje dhe kaos dhe mendime se ky forum nuk te lejon te drejten e fjales. Me duket se kemi harruar qe pasi futesh ne forum ka disa regulla qe duhen ndjekur ashtu si dhe ne jete reale pse duhet abuzuar jeta virtuale.

Ky forum na jep mundesine te komunikojme ideta tone dhe do ishte gjynah nqs ne e abuzojme kohen duke u mare me ironi me njeri tjetrin.

Kam kohe qe jam larguar nga Shqiperia por ate qe kam kuptuar jashteshtetit eshte se ne shqiptaret e kemi te veshtire te komunikojme pasi nxjerim ne fillim konkluzione dhe fillojme te bertasimin pa aritur mire te kuptojme njeri tjetrin. Dhe ndoshta shumicave ketu nuk do tju vije mire kur te them se ne shqiptaret jemi ritur me mendime te kufizuara dhe kur dikush tjeter qe paraqitet ketu me mendime krejt ndryshe fillojme te preken dhe te kalojme ne inate personale dhe ironi. Ironia me pelqen por kur kalon ne ofendime jam kundra asaj. Nuk jam dakord me kete te fundit dhe shpresoj qe ne shqiptaret te arijme te kontrollojme ate ndjenje te zjarte igo qe shfaqet ne argumenta ku ne harrojme se po flasim me qenie njerzore.

Ofendimi per mendimin tim eshte nje dobesi njerzore qe shfaqet shume tek shqiptaret dhe nuk kam aritur te kem nje shpjegim pervecse faktit qe lodhemi per te zgjeruar nje teme intelektualisht dhe i biem shkurt me ofendim qe ta vrasim parafolsin dhe ne te 'fitojme" ne debati. Pasi ti kemi pranuar keto atere vetem mund te ndryshojme.

Respekte :)


  Gjithsej 35 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.