Forumi Horizont | Gjithsej 45 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 45 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndërkombëtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Vdiq Slobodan Milloshevic (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11152)
Vdiq krimineli Milosevic !
Millosheviçi vdes në burgun e Hagës
Sllobodan Millosheviçi vdiq në qelinë e tij
Njoftohet se ish-presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç ka vdekur në qendrën e burgosjes të Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në Hagë.
Millosheviçi ishte 64 vjeç.
Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.
Gjykata e Hagës thotë se ka urdhëruar kryerjen e një hetimi lidhur me vdekjen e Millosheviçit.
Gjykata tha se ai u gjend i vdekur në qelinë e tij.
Ai po gjykohej në Gjykatën e Hagës për më shumë se 60 aktakuza, përfshirë gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit, për rolin e tij në luftrat në Kroaci, Bosnje e Kosovë.
BBC Albanian
Gjithsej 45 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 45 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.