Forumi Horizont | Gjithsej 69 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 69 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- Krijimi - evolucioni (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12262)
bariu,
pershkrimi i fakteve shkencore te evolucionit qe jepet ketu eshte teper i dobet, i keqinterpretuar dhe i mbushur me cilesore emocionale pexhiorative..
kurse dhenia e fakteve shkencore te krijimit eshte fare jollogjik dhe qesharak..
lexo me vemendje.
Citim:
Universi:
Evolucionistët thonë se në fillim kishte vetëm një hapësirë boshe. Pastaj u shfaqën pluhuri, gazrat dhe kimikate të ndryshme. NGA??? Ata për çudi nuk e dinë këtë. Shumë, por jo të gjithë shkencëtarët besojnë tek toria e BIG BANGUT{ shpërthimi i madh) e cila supozohet se ka ndodhur 20 miliard vite më parë. Ata thonë se nëpërmjet gravitetit i gjithë materiali u mbodh në një re' primitive, jashtë zakonisht të madhe. Pas shumë e shumë kohësh, kjo masë u ngjesh në një top të pafund pabesueshmërisht të nxehtë i cili shpërtheu. Ky shpërthim lëshoi të njëjtët elemetnë në hapësirë pra pluhur, gazra dhe kimikate. Shumë e shumë kohë më pas graviteti shkaktoi që ato të formoheshin në miliona topa më të vegjël. Përsëri kohë e kohë më pas këto topa formuan yjet, planetet, galaktikat, etj. Në disa pika këta trupa qiellor filluan të rrotullohen në hapësirë në një rregullsi të pabesueshme dhe në një mënyrë sikur gjithçka të ishte parashikuar. Dhe kjo si pasojë e rastësishme e shansit.
Citim:
Evolucionistët thonë se pas rreth 400 milionë viteve njëri nga këto gazra të nxehtë u bë planeti ynë. Sikur ky gaz formoi kore prej shkëmbi dhe më pas u formua toka. Një evolucionist shkencëtar tha se ra shi me rrëke për pothuajse 100,000 vjet. Ju lutem mos pyesni se si ai arriti në këtë përfundim! (Më e habitshmja është se ata e quajtën përrallë historinë e 40 ditëve përmbytje në kohën e Noeut). Si rezultat i këtij shiu, uji u mblodh në një vend të ulët dhe formoi pellgje të cekëta të quajtura "supa primitive". Ky emër nuk është vënë për shaka, por është emri që evolucionistët i kanë vënë. Më pas erdhi një hap shumë i rëndësishëm në këtë strukturë hipotetike.
Citim:
Pas edhe disa milionave viteve të tjera, në pellgjet e quajtura supa primitive u fromuan qeliza e parë e cila ishte e pajetë. Tani dëgjoni me vëmendje. Pas vitesh kjo qelizë mori jetë nga disa rrugë të cilat janë super magjike. Evolucionistët nuk mund ta dinë si, por ata japin fjalën e tyrë për këtë. Teoria e evolucionit është ndërtuar mbi një super strukturë të bazuar mbi faktorë të panjohur. Ata nuk dinë burimin nga i cili kanë ardhur elementetë cilët bëjnë të mundur krijimin e gjithçkaje. Ata nuk dinë se si një re kimike u bë qelizë e gjallë, por ata ende thonë se kjo është rruga që u formua gjithçka: bimët, kafshët, njerëzit.
Eshtë shumë e bukur për të qënë përrallë. Që prej shekujsh e deri në ditët tona me teknologjinë e përparuar, shkencëtarët nuk kanë mundur të krojojnë jetë në një provëz.
Citim:
Tashme le të ndjekim pak gjurmët e jetës së bimëve. Imagjinoni se si një qelizë e vetme bimore arriti të krijojë atë shumllojshmëri të madhe bimësh: barërat, kaçubet dhe pemët. Le të ndalemi tek pemët. Imagjinoni se sa lloje pemësh ka në botë të cilat janë krejtësisht të ndryshme si nga forma shijet etj. Psh. dushku, panja, ahu, etj. dhe më pas për frutat pjeshkët, mollët, dardhat etj. Disa nga këto qeliza u bënë qershi, shalqinj etj.
Dhe mendoni për lulet: trëndafilat, jargavanët forma nga më të ndryshmet e nga më të bukurat, larmi aromash e ngjyrash. Dhe sipas jush kjo vjen si rrjedhojë e mutacioneve të njëpasnjëshme të cilat kanë ndodhur në miliona vitë më parë.
Citim:
MODELI I KRIJIMT SHKENCOR.
Në fillim ju mund të thoni këto dy fjalë Shkencë dhe Krijim janë kontradiktore midis tyre' por vazhdoni të na ndiqni më poshtë.
Ajo që dua të them është se Krijimi është dicka i cili mund të na praqitet s i një arsyetim shkencor, disa herë më shumë se evolucioni. Së pari le të shpjegojmë se informacionet e mëpoështme vijnë nga një broshurë e D.T Gish Ph.d- me titull " A e keni larë ndonjëherë trurin".
Citim:
Ashtu sic thashë, shtresa e tretë depozitave NUK TREGON NDONJË FORMË TRANZISTORE nga një lloj organizmi tek tjetër, por kjo gjë tregon ardhjen e menjëhershme të gjërave, në formën e tyre përfundimtare. Kjo shtresë tregon për panumërshmërinë ge fosileve bimë dhe kafshë. Këto fosilke tregojnë formën në të cilën këto kafshë kanë edhe sot. Një zog është një zog, një peshk është peshk, dhe një majmun është një majmun dhe një njeri është njeri. NUK KA ASNJË LLOJ FOSILI I CILI TË TREGOJË HAPA TË NDËRMJETËM TË GJËRAVE të cilat kanë ardhur në ekzistencë nga një lloj në lloj tjtër.
Citim:
Prova të tjera shkencore të cilat nuk kanë të bëjnë fare me fenë tregojnë se si evolucioni është krejtësisht i pamundur të ndodhë. Për shëmbull evolucionistët thonë se një qelizë e pajetë më vonë u kthye në një tjetër e cila kishte jetë. Pikë së pari ju KURRE nuk mund të merrni një qelizë jetësore nga një e pajetë. Edhe në qoftë se keni një qelizë të gjallë të një kafshe, më vonë kjo do të jetë e transformuar në përbërësit e saj në aminoacidet të cilat formojnë proteinë të molekulës. Një aminoacid është një komponent kimik i cili duhet të ishtë shkatërruar lehtësisht nga rrezet ultravjollcë, nga dielli ose nga dridhjet e ndryshme elektrike
Citim:
Nëse ju jeni me të vërtetë të zgjuar lexoni ORIGJINËN E JETËS. Në të thuhet se një qelizë mban miliona molelula të ndërthurura zinxhir me ADN dhe ARN, polomerët, monomerët etj të cilat nuk do të mund të ishin kurrë një shans i rastit. Edhe në qoftë se do të përpiqesha në miliarda vite
Citim:
Për më shumë ne kemi prova shkencore për krijimin përsa i përket dhe pesë zonave të cilat janë : kozmologjia, termodinamika, fosilet(panteoliteti), biologjia, mundësia e matematikës gjeologjia dhe shkenca dhe tjera. Asnjë prej këtyre nuk i përket fesë; ato janë vetëm prova shkencore të cilat tregojnë se teoria e evolucionit është krejt e pamundur.
Gjithsej 69 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 69 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.