Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 » Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Interneti dhe Shqipëria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=130)
-- Hyn Interneti Wireless ne Shqiperi. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12482)
Rrjeti Abissnet mbulon 100% Tiranën
Marre nga Shekulli
Lidhje ADSL 2+ kudo në kryeqytet. Kosto më të ulëta instalimi në zonat ku përdoret wireless
Kompania më e madhe e internetit në vend, Abissnet ka bërë të ditur se ka përfunduar kabllimin e kryeqytetit. Përfundimi i këtij projekti i mundëson Abissnet të ofrojë internet të kapacitetit të lartë me ADSL 2+, për të cilën është e njohur në treg në çdo zonë të kryeqytetit. "Gjatë një viti kemi punuar me intensitet. Janë struktura prej mëse 150 punonjësish që kanë mundësuar shtrimin e këtij rrjeti. Puna është shumëfishuar, sepse në të njëjtën kohë na është dashur të përballojmë lidhjet për abonentët të cilët ishin shumë më tepër se kishim parashikuar në këtë fazë. Çdo gjë është standardizuar dhe do të na lejoje minimumin e shkëputjeve, si dhe nevojës për suport",shpjegon drejtori teknik i Abissnet, Gentian Bajraktari. Sipas Bajraktarit, ADSL 2+ është mënyra më e menaxhueshme dhe e sigurt për të ofruar lidhje interneti me kapacitet të lartë. Nga Abissnet është realizuar një kombinim i fibrës optike deri në lagje dhe me kabllo bakri deri në shtëpi, me parim të njëjtë me ato telefonike të telekomit, por të një cilësie shumë më të lartë. Përdoruesi nuk ka nevojë për linje telefonie fikse, madje ata që nuk kanë mundur të përfitojnë numër fiks telefonie tradicionale, duke përdorur linjën e internetit të Abissnet. "Deri tani, në zona ku nuk kishim mbulim rrjeti, përdorueseve ju kryhej lidhja me antenë, që ishte një procedurë më e ndërlikuar teknike me më pak garanci se rrjeti tokësor.
Përfundimi i sotshëm i rrjetit të vendosur mundëson ofrimin e ADSL 2+ në të gjithë Tiranën, duke eliminuar nevojën për zgjidhje wireless dhe duke rritur shumë cilësinë e shërbimeve internet dhe telefonik",ka sqaruar Bajraktari. Por çfarë ndryshimesh konkrete do të sjellë përfundimi i këtij rrjeti për përdoruesit kryeqytetas? Drejtori i marketingut në kompaninë Abissnet, Sajmir Alickolli, sqaron për "Shekullin" se "ndryshimi i parë është se nuk do të ketë më lidhje me antenë në zona të brendshme të Tiranës. Në praktikë, për përdoruesin kjo është një ulje prej 100 Euro në koston e instalimit e kombinuar me cilësinë superiore të ADSL 2+. Abissnet tashme ka dominancë në lidhjet e internetit me ADSL, por kapaciteti i këtij rrjeti gjithashtu na lejon të ofrojmë edhe sinjal televiziv me anë të teknologjisë IP TV, një zgjidhje e re por interesante për përdoruesin shqiptar.
Kapaciteti i lartë i internetit ndërkombëtar që kemi, i kombinuar me rrjetin e saposhtruar, do të mundësojë ofrimin e shërbimit pothuajse kudo në kryeqytet, me shpejtësi dhe qëndrueshmëri shumë më të lartë se më parë. Si përfundim, për përdoruesin kryeqytetas ka më shumë kursim, më shumë cilësi dhe sigurisht më shumë zgjedhje". Pyetjes lidhur mbi afatet kohore të një lidhjeje interneti, Alickolli i përgjigjet: "Lidhjet Abissnet ADSL 2+ të internetit, të cilat tashmë i njohin të gjithë, janë që tani të mundura për publikun. Për sa i përket ofertave në telefoni dhe IPTV, jemi duke shqyrtuar kërkesat e tregut dhe balancat, ndoshta edhe mundësinë e ofrimit nën brande të ndryshme, por për çdo rast, nuk do të vonohen më shumë se 3-4 javë. Pra janë zhvillime të shpejta". Abissnet është kompani e regjistruar si Provider Interneti në vitin 1998 dhe është ISP e parë në Shqipëri. Si klientë të saj figurojnë institucionet dhe bizneset kryesore shqiptare e të huaja që operojnë në vend. Nga shtatori 2007 me projektin 'Sepse interneti nuk është me luks', Abissnet ka nxjerrë në treg oferta të destinuara për përdoruesit familjarë, me çmime dhe shpejtësi të përshtatshme me këtë segment, si dhe në nivele të njëjta me shtetet e rajonit.
ADSL 2+ është mënyra më e menaxhueshme dhe e sigurt për të ofruar lidhje interneti me kapacitet të lartë. Nga Abissnet është realizuar një kombinim i fibrës optike deri në lagje dhe me kabllo bakri deri në shtëpi, me parim të njëjtë me ato telefonike të telekomit, por të një cilësie shumë më të lartë. Përdoruesi nuk ka nevojë për linjë telefonie fikse, madje ata që nuk kanë mundur të përfitojnë numër fiks telefonie tradicionale duke përdorur linjën e internetit të Abissnet
Abissnet tashme ka dominancë në lidhjet e internetit me ADSL, por kapaciteti i këtij rrjeti gjithashtu lejon të ofrohet edhe sinjal televiziv me anë të teknologjisë IP TV, një zgjidhje e re por interesante për përdoruesin shqiptar
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 » Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.