Forumi Horizont | Gjithsej 35 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Volejboll (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=224)
-- volejboll (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1325)
Shqipëria thyen kampinoet në fuqi të evropës në volejboll femra
-Shqipëria thyen kampinoet në fuqi të evropës në volejboll femra, Serbi dhe mal i Zi, në grupin e moshave të të paratëjeave.
Një ndeshje shumë emocionuese, një takim i zhvilluar i gjithi nën ankthin e rezultatit, i cili në përfundim të 5 seteve dhe 2.5 orë zhvillim të tij i ka dhënë vajzave të Tartarit edhe fitoren 3-2.
Profesori, i cili para 1`4 vjetësh arriti tëe fitojë të parën dhe të vetmin trofe ballkanik të volejbollit të femrave për Shqipërinë, Kreshnik Tartari shprehet se fitorja është shumë për një skuadër shqiptare, por nuk duhet harruar se është vetëm fillimi dhe ndeshje shumë më të forta e presin skuadrën në katër ditët e ardhshme.
Një fitore e cila ka sjellë edhe eufori në skuadrën e 16-vjeçareve shqiptare. Protagoniste janë të gjitha vajzat, por më shumë ka spikatur shutterja Rubena sukaj, e cila për telesport ka deklaruar se fitorja është kolektive e sidomos ndihmesë të madhe ka dhënë edhe tifozeria durrsake, për të cilën ajo shpreson se në ndeshjet e tjera do jetë më e madhe.
Ndërkohë insipiruesja e gjithë aksioneve të skuadrës, zemra e ekipit, orrganizatorja Doriana Hysenbelliu shprehet se këtë fitore ja dedikon lojës së mrekullueshme të grupit të lojtareve dhe teknikut të mirënjohur kreshnik tartari.
Gjithsej 35 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.