Forumi Horizont | Gjithsej 257 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letrarë të rinj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=105)
-- Shkrime te ndryshme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14042)
Syte
Johana ecte rrugeve te zhurmshme te Athines e shkujdesur dhe mendonte per udhetimin qe do te niste te shtunen per ne States. Hapat nuk i kishte fare te sigurta dhe trembej per cdo hap qe hidhte. E bluanin vazhdimisht mendimet pafund ne koken e saj “A ja vlen vajtja ime ne States?” Brenda dy vjetesh ishte hera e katert, qe nisej dhe merrte kete rruge te larget dhe e linte veten ne duar te doktoreve, qe ishin me te famshmit ne bote per semundjen e saj. Syte i digjnin dhe i pervelonin nga e krojtura e vazhdueshme dhe e bezdishme. Drita e diellit vezullonte kaq eger ne syte e saj, megjithese syzet qe kish veshur ishin nga me te shtrenjtat ne markate dhe me mbrojtje te larte HV.
“Uufff” foli me vehte dhe me nervozizem, hoqi syzet nga fytyra dhe donte t’i hidhte ne nje kosh plerash, qe sa e kaloi prane, por pastaj me nostalgji u mendua thelle dhe tha: “ Jo, jo, prinderit e mij shpenzuan shume per keto syze. Eshte padrejtesi t’i hedh me kaq mosmirenjohje”
Ecte dhe qante me ze duke murmuritur “ Nuk arrita ti kenaq prinderit e mij me nje martese te lumtur dhe t’u sillja ne duar plazma te vogla, por a ja vlen kjo martese per mua?. Une jam 35 vjec tashme, por a eshte e drejte, qe une ne kete gjendje qe jam, te sjell femije ne kete bote? Edhe eshte, edhe nuk eshte. Aaahh, sa me djegin keto syte dhe keto lotet e flamosura nuk kane ndermend kurre te pushojne” dhe filloi t’i kruaje syte perseri me rrembim dhe nervozizem.
“Si tha doktori, eshte semundje shume e rralle persa i perket kancerit ne sy dhe mua me duhet te vizitoje States te pakten 4 here ne vit per therapi. Kaq shume i urreja States dhe ja Zoti me beri, qe une t’i vizitoj me shpesh se kushdo tjeter, qe donte te vinte ne kete vend te begate per gjithe te deshiruarit. Si nuk u gjend nje doktor i mire ne Athine per mua, qe une mund te kurohesha pikerisht ne kete qytetin tim, qe e dashuroj pa mase.”
Ecte neper Athine, sikur do ta perpinte te gjalle per here te fundit. “Valle a do te behem nje dite mire dhe te ngopem me qiellin e kthjellet te Athines time dhe me detin larg ne horizont duke e pare pa syze si njehere e nje kohe. Do te vete vone ne darke ne shtepi sonte”
“Ceeerrrr” bie zilja e celularit dhe nga ana tjeter degjohet zeri i embel dhe melodioz i mamase: “ Po he moj Johana, me thuaj te lutem kur do te jesh ne shtepi, neser je per rruge dhe ti e di mire se sa rruge e gjate eshte………….”
“Erdha Mama, me ler edhe pak te bredh ne rruget e Athines e te ngopem dhe do te jem ne shtepi aty nga mbasditja, mos u bej merak, jam mire….jam shume mire dhe ta dish qe therapia kete rradhe do te shkoje me mire, kam nje parandjenje te shkelqyer” dhe e mbylli celularin duke e urryer veten, qe po tallej kaq trashe me nenen e saj. Nena e saj ishte e re, e bukur, e zgjuar dhe askush nuk mund t’a genjente ate aq kollaj, por ja qe ajo duhet ta bente nje akt te tille, t’a genjente nenen e saj kapedane, per ti dhene kurajon, qe ajo vete e kish humbur brenda saj shume kohe me pare.
………….
Johana e gjeti veten e saj prane Metrose ne Sintagma dhe ne vend qe te merrte drejtimin per ne shtepi, mori ate te kundertin. Johanes i pelqente me shume kohet e fundit te merrte Metrone, se sa te ngiste vete makinen apo te merrte taksi.
Donte te ishte atje midis njerezve……….dhe te kish mundesi t’i shihte sa me nga afer…….
Gjithsej 257 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.