Forumi Horizont Gjithsej 12 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- E drejta autorit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=106)
-- Te drejtat e autorit tek fajtori.com (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=150)


Postuar nga Fajtori datë 07 Janar 2003 - 15:07:

Modifikimet

Pyetja juaj eshte e drejte.

Sidoqofte une ju njoftoj se jemi te lidhur me shtepite botuese dhe diskografike. Autorizimet perkatese nuk i kemi botuar ende per mungese kohe. Megjithate kjo nuk zgjidh perfundimisht problemin qe shtroni ju. Pra, pse kenget jane "modifikuar" (nese mund ta quajme modifikim).

A eshte normale ?
Ju thoni se nuk eshte normale sepse nuk e bejne readiot dhe sitet e tjera. Kjo nuk eshte e vertete sepse po te vini re radiot nuk transmetojne asnjerhere kenge te plota pa vene sigla ne fillim ose ne fund. Kuptohet qe kjo ka efekt kryesor mos-vjedhjen e kenges. Po te marrim per baze sitet e tjera eshte e vertete qe nuk vene asgje mbi kenge por kjo i hap rrugen piraterise artistike si kurre me pare. Fakti eshte se kenget tona edhe regjistrohen ne ndonje CD apo kasete sepse pelqehen shume nga publiku. Por ajo logo "Fajtori" i ben kenget te lidhura ngushte me webin dhe te mos shiten kollaj. Ne cdo moment nje CD mund te verifikohet nese eshte origjinal apo i vjedhur nga Fajtori.com.

Per cfare sherben kjo logo pra ?
Ka efekt te dyfishte. Se pari mbron publikimet tona nga faqet e tjera qe merren me hajdutlleqe dhe jo me pune te mirefillte. Se dyti mbron si kurre me pare te drejten e autorit perderisa kenget nuk mund te shkeputen nga faqja per tu kopjuar ne mase e per tu perdorur ne diskoteka e festa shqiptare zyrtare.

Modifikimi i kengeve sipas ligjit dhe faqja jone.
Keni te drejte qe mund ta quajme modifikim por shtimi i logos mbron shume me teper te drejten e autorit sesa prish veshin e degjuesit. Nese dikush do vertet ta kete CD mund ta bleje. Te pakten parate i shkojne autorit. Megjithate fajtoriWeb ben dhe modifikime te tjera te cilat ju nuk i keni vene re por bejne kenget me te kendshme. Heqja e zhurmes nga kasetat e vjetra eshte nje prej tyre. Kemi harxhuar shume ore me nje kompjuter 333MHz per te hequr zhurmen e per te futur filtra qe rregullojne disi cilesine e muzikes. Kjo zakonisht nuk vihet re nga vizitori por sjell ne veshin e tij nje kenge te pergatitur enkas per streaming ne web me 21 kbps. Pra edhe ky eshte modifikim dhe eshte per mire. Po te mos e kishim bere tani do degjonit kenge me volum dhe cilesi qe ndryshojne si nata me diten nga kenga ne kenge. Nese do degjonit 10 kenge rradhazi tek njera do ulnit me vrap volumin tek tjetra nuk do degjonit asgje.

Pra ju ftoj te me thoni serisht: Kush eshte me profesionale, nje perpunim i tille me logo dhe filtra apo nje hedhje e kengeve ne mase per te krijuar numer si ndonje sit tjeter.

Edhe nje gje te fundit. Kemi 1 vit qe kemi nje kasete me cilesi te keqe te Mira Koncit ne dore por nuk e hedhim ne web. Aty gjenden kenget me te vjetra e te bukura te saj. Nuk e kemi hedhur sepse nuk mund te hiqnim zhurmen ne nivelet qe pretendojme (me 21 kbps zhurma me e vogel prish pune). Mbreme publikuam kenget e saj pas autorizimit direkt nga Shpetim Saraci dhe Mira Konci. Kenget na i dhane vete dhe prandaj po i degjoni me cilesi perfekte. Te vesh logo FAJTORI siper atyre kengeve eshte minimumi pasi jam i sigurte qe do merreshin ashtu sic i publikuam (me cilesi CD) dhe do dhunoheshin ne emer te dashurise per artin shqiptar.

Pershednetje.


  Gjithsej 12 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.