Forumi Horizont | Gjithsej 11 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Basketboll (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=225)
-- Lajme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15389)
NBA: Miami dy ndeshje larg rekordit të humbjeve
Miami Heat ka pësuar edhe humbjen e 15-të me radhë, dy më pak se rekordi i deritashëm, në përballje me kampionin e NBA, San Antonio Spurs, që u rikthye nga disavantazhi për të fituar me rezultat të ngushtë 90-89.
Miami ishte 10 pikë avantazh në pjesën e tretë, para se Spurs të mbledhin veten me ndihmën e 30 pikëve dhe 11 kërcimeve të Tim Duncan. Dwayne Wade arriti 27 pikë për vendasit e Miamit, ndërsa Ginobili shtoi 18 pikë, 11 kërcime dhe 8 asistime për San Antonio.
Michael Redd arriti 37 pikë ndërsa Andrew Bogut kontribuoi me 17 pikë dhe 11 kërcime në fitoren 104-92 të Milwaukee Bucks në shtëpi ndaj Indiana Pacers.
Monta Ellis arriti pikët më të larta, 39 gjithsej, derisa Golden State Warriors mposhti New Jersey Nets me rezultat të ngushtë 121-119. Humbja është e shtata në varg për New Jersey, pavarësisht 34 pikëve të Richard Jefferson dhe 29 të Vince Carter.
Gjithsej 11 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.