Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- Humor Nga Politika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16265)


Postuar nga DARDAN datë 09 Gusht 2008 - 18:28:

Godoja te ike...

Nga:Valter Xhomaqi


GODOS



Edhe ne pleqeri,

te zezat mendon.

Si te perfitosh,

me çdo kusht kërkon



Je mësuar keq,

o monster e fishkur.

Nuk le gur pa lujt,

s'le plis pavithisur.



Me partine tënde,

dogje njerezine.

Veç çupa ministre,

te tjerat pas vijnë.



Si dikur për be,

kur "armiqtë" ndiqje.

Për yllin e kuq,

ne varr i nisje.



Dhe tani,o God(o),

me pension shtese.

Të ndjekesh te keqen,

pas kerkush mos mbese.



Kujton njerezine,

se janë zarzavate.

Me ty këto pune,

mbarojne ne reparte.



Skile vjetër mbete,

për te zezat pune.

Me idetë qe hedh,

mbytemi ne lume.



Zakoni i vjetër,

s'te është sosur.

Për veten tënde,

s'le gur pa lozur.



E thanë te vjetrit,

Godoja do vijë.

Ta ndeze me Medine,

flakë me shkendije.



Të djegesh,te vrasesh,

kjo është puna jote.

Të poshtrat vepra,

kujtohen mot-mote.



Tani rri rehat,

me pensione plot.

Se bolsheviket,

s'te harrojnë dot.



S'te harrojnë për be,

je monster e rrallë.

Si servil i regjur,

deri sa të jesh gjallë.



Ik Sabri,ik..

boll ke mekatuar.

Sepse me ato duar,

mjaft ke perveluar.



Mbase ne këtë jetë,

s'ke për te paguar.

Por ne atë tjetrën,

kanë për te shtrenguar.



Ne këtë botë dihet,

gjithkush do paguaj.

Ndryshe engjelloret,

ndryshe djalli juaj.


Marre nga www.lajmishqip.com


  Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.