Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 » Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- S.C. Lewis --Mere Christianity (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16338)
cntd.
A ju duket e ekzagjeruar? Nqs po mendohuni me mire. Pak me pare ju tregova qe sa me shume krenar eshte nje njeri aq me shume s’e duron dot kur e sheh tek te tjeret. Ne fakt nqs do te zbulosh sesa kryenec je ,menyra me e thjeshte eshte te pyesesh veten:’Sa shume s’e pelqej kur njerezit me ulin poshte ,apo kur me injorojne,me perulin apo mburren? Krenaria e cdo personi eshte ne konkurrence me krenarine e nje tjetri. Sepse desha te isha ne qender te vemendjes ne nje mbremje ,ndaj ndihem kaq I merzitur qe dikush tjeter eshte ne qender. Dy njerez te te njejtit lloj nuk perputhen kurre. Dua qe te qartesoheni qe krenaria ka si esence konkurencen-eshte nga natyra konkuruese-ndersa veset e tjera jane konkuruese me raste ose aksidentalisht. Krenaria nuk kenaqet kur ti fiton dicka-por vetem kur ti ke me shume se personi tjeter. Themi qe njerezit jane krenare qe jane te pasur, te zgjuar,te pashem, por nuk eshte keshtu. Ata jane krenare se qeni me te pasur, me te zgjaur dhe me te pashem se te tjeret. Nqs gjithe te tjeret do ishin te pasur, te zgjuar dhe te pashem njesoj nuk do kishte arsye per te qene krenare. Eshte krahasimi qe ty te ben krenar: kenaqesia e te qenit mbi cdo njeri. Nqs elementi I konkurimit hiqet ,edhe krenaria iken. Prandaj edhe them qe krenaria eshte ne esence konkuruese ne nje menyre qe veset e tjera nuk jane. Impulsi seksual mund te ndjell konkurencen e dy burrave nqs ata te dy duan te njejten vajze. Por kjo eshte nje rastesi;mund te kish ndodhur per ata te dy te donin dy vajza te ndryshme. Por nje njeri krenar,do ta marr vajzen qe ti do ,jo sepse ai e do ate,por thjesht ti provoje vetes qe ai eshte me burre se ty. Lakmia mund ti motivoje njerezit ne konkurence nqs nuk ka mjaftueshem;por nje njeri krenar ,edhe kur ka me bollek ,do perpiqet te fitoje akoma dhe me shume vetem qe te nxjerr ne pah fuqine e vet. Pothuajse cdo te keqe ne bote qe njerezit I quajne me emrat lakmi apo egoizem jane ne te vertet pasoja te krenarise.
Per shembull parate. Lakmia patjeter qe do e bej nje njeri te kete me shume para per nje shtepi me te mire, pushime me te mira, ushqime dhe pije me te mira .Por vetem deri ne njefare kufiri. C’gje eshte ajo qe e ben nje njeri qe fiton 10.000 pounds ne vit te nxitet te fitoje 20.000 punds ne vit? Nuk eshte lakmi per me shume kenaqesira. 10.000 pounds mund ti jap nje njeriu cdo luks per kenaqesite e tij. Eshte krenaria-deshira per te qene me I pasur se nje tjeter njeri I pasur ,dhe akoma me shume, deshira per pushtet. Sepse pushteti eshte kenaqesia e krenarise :nuk ka asgje qe ben nje njeri te ndihet superior me te tjeret se aftesia per te luajtur njerezit si lodra ushtarake. C’e ben nje vazje te bukur te ler pas hidherime tek admiruesit e saj? Padyshim, jo instinkti I saj seksual:e atille vajze eshte seksualisht e ftohte dhe e akullt. Eshte krenaria. C’e ben nje lider politikan apo nje shtet te kerkojne shume e me shume? Krenaria perseri. Krenaria eshte konkuruese si natyre-ndaj dhe eshte gjithmone ne vazhdimesi. Nqs jam nje njeri krenar ,atehere per sa kohe qe te ekzistoje nje tjeter njeri ne gjithe boten ,me I fuqishem, me I pasur, dhe me I zgjuar se une, ai eshte rivali dhe armiku im.
Te krishteret kane te drejte:krenaria eshte arsyeja e mizerise ne cdo shtet ,dhe familje qe kur bota u krijua. Ka raste qe veset e tjera mund ti bashkojne njerezit: mund te gjesh shoqeri te mire mes pijanikeve apo njerezve immorale . Por krenaria gjithmone eshte armiqesi,dhe jo vetem armiqesi midis njeriut me njeriun por edhe armiqesi ndaj Zotit.
Tek Zoti gjen dike qe eshte pafundesisht me superior se vetja.Nqs nuk e njeh Zotin si te tille dhe veten si asgje ne krahasim me Zotin-atehere ti nuk e njeh Zotin aspak. Sa te jesh krenar,s’ke si ta njohesh Zotin. Nje nejri krenar gjithmone ul poshte njerezit dhe sendet dhe per sa kohe qe sheh poshte s’ke sesi shikon ate qe eshte lart teje.
Kjo ngre nje pyetje te veshtire. Si ka mundesi qe njerez shume krenare te besojne tek Zoti dhe te shfaqen shume fetare ne te njejten kohe? Me vjen keq,por ata po I falen nje Zoti imagjinar. Teorikisht e pranojne me veten e tyre te jene asgje ne prezencen e ketij Zoti fantome, por gjate gjithe kohes imagjinojne se si ai I aprovon ata dhe mendojne se ata jane shume me te mire se njerezit e thjeshte;ata paguajne nje penny per perulesi imagjinare dhe marrin mbrapsht 1 pound per nje krenari mbi njerezit e tjere. Mendoj se ishin pikerisht keta lloj njerezish qe Krishti kishte ndermend kur tha se disa do predikonin ne emrin e tij dhe do komandojne demone ne emrin e ti,vetem ne fund ai do I thoshte se s’I njihte. Dhe cdo njeri nga ne mund te bie ne kete gracke vdekjeje. Fatmiresisht mund ta testojme kete gje. Sa here qe shohim se jeta jone fetare ne ben te ndihemi mire per veten tone-sikur jemi mbi dike tjeter,te jemi te sigurte qe po influencohemi jo nga Zoti,por nga Satani. Testi I vertete I te qenit ne prezencen e Zotit eshte kur ti ose e harron veten komplet ose e sheh veten si nje objekt I piste dhe I parendesishem. Eshte me mire te harrosh fare veten.
Eshte nje gje e tmerrshme kur nje nga veset me te keqija mund te futet kaq lehte ne qender te jetes tone fetare. Por mund ta shihni arsyen. Veset e tjera me pak te keqija vijne nga Satani duke punuar ne natyren tone animaliste. Por kjo nuk vjen nga kafsheria jone,vjen direkt nga ferri. Eshte komplet shpirterore;prandaj eshte me e padiktueshme dhe vdekjeprurese. Per te njejten arsye,krenaria shpesh perdoret per te mundur veset me te thjeshta. Mesuesit ,I drejtohen krenarise se nje nxenesi apo sic e quajne respekt I vetes,per te bere ate te sillet sjellshem:shume njerez kane kapercyer frikacakerine, deshirat seksuale,sjelljet negative duke mesuar te mendojne se keto sfida nuk krahasohen me dinjitetin e tyre-dmth npm krenarise.Satani qesh. Ai eshte me se I kenaqur te te shoh ty te paster seksualisht, te guximshem dhe te kontrolluar ne vetvete nqs te ka kapur ne diktaturen e krenarise-ashtu sic do ishte I kenaqur te shihte plaget e tua feminore te kuroheshin ne shkembim te kancerit. Krenaria eshte kancer shpirteror : gerryen mundesine e dashurise,kenaqesise dhe llogjikes.
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 » Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.