Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Lum ne qe e kemi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16843)


Postuar nga Tulipani datë 13 Shkurt 2009 - 16:40:

"Amerika e ndarë më dysh për mbajtjen e liderit në Uashington"

Zëdhënësi i PDP-së deklaron:
"Megjithëse ka ikur tashmë nga USA-ja, televizionet më në zë, vazhdojnë të transmetojnë non stop pamje nga vizita dhe nga fjalimi që Ai mbajti në aeroport para se te ikte. I mërzitur nga Maliqi i Irakut, detaje nga sherri, me të cilin i dhamë dje, Berisha i tha Tom Ridg-it që t'i mblidhte të gjithë udhëheqësit bashkë, sepse do t'u mbante një fjalim, pasi për arsye kohe, nuk kishte mundësi t'i priste një më një. Ai i tha Mediut, gjithashtu, se ata duhet të mbanin shënime gjatë fjalës së tij. Mes ovacionesh të shumta, Berisha mori fjalën:
- "Të dashur liderë nga vende të ndryshme të Botës. Me aq sa pata mundësi ua bëra të ditur edhe amerikaneve, se këta, kështu si e kanë nisur, nuk i kanë punët mirë fare. Sepse këtu, si e dini të gjithë ju, presidentët pasi mbarojnë mandatin, venë e rrinë në ferma. Ndaj i ka marrë me bythë ekonomia këta. Jo, jo, po, po... Se ua them unë juve. Se ai që i thotë vetes lider, nuk duhet të shqitet nga karrigia dhe politika, pa i dalë edhe shpirti. Kurse këta, sa marrin vesh që kanë humbur, struken e nuk ndihen, sikur i ka zënë flama, në vend që ta ndezin vendin tym e flakë, e t'i mbajnë njerëzit në gatishmëri. Ndaj, për t'u ngritur pak moralin, unë u fala disa nga videot me aktivitetet e mia kur kam qenë në pushtet, në opozitë e në pushtet përsëri. Asnjëri nga këta udhëheqësit këtu nuk kuptonte dot se kur kisha qenë në pushtet dhe kur në opozitë, këtyre u dukej sikur unë isha në pushtet gjithmonë. Ja pra, vëllezër të nderuar liderë, ju duhet ta dini se detyra jonë është të jetojmë çdo ditë sikur jemi në krye, edhe kur bota na ka vënë përfund, sepse kështu mbahet morali lart dhe situata në gatishmëri numër një... Më ndigjoni mue, këta e njohin rezultatin e zgjedhjeve si pa të keq, në vend që mos të lënë dy gurë bashkë për t'i nxjerrë ujë të zi, deri sa të dalë ai që ka noçkën më të madhe në krye..
Kjo metodë e të bërit politikë, do e çojë Amerikën në atë ditë që të gjithëve do na vijë keq, ndaj unë, për veten time, u dola borxhit e u thashë mu në sy ç'kisha për t'u thënë. Vetë MEKEIN-i ma pranoi me gojën e tij që, po të kishte bërë si bëj unë, sot do të ishte në Shtëpinë e Bardhë e jo duke ngrënë pilaf pa bërxollë, rrugëve të senatit... Ja ku jeni ju të gjithë këtu përpara meje.. JU që bëni zgjedhje të lira e të ndershme. Hë, e patë?? A ua vari njeri..?? A u thirri njeri në takime t'u merrte ndonjë këshillë..? Hë, përgjigjuni, mos më rrini si guhak..
- Joo, Joooooooooooo, - dëgjohen duartrokitje të nxehta dhe ulërima nga salla...Të gjithë pohojnë me kokë dhe shikojnë me zili nga lideri se sa i ngjiste fjala.
Sapo doli me zor të madh prej aty, administrata e Obamës i ofroi liderit avionin special të Presidentit, që ta çonte Saliun në Tiranë, vetëm se i thanë që ta mbushte vetë me karburant, se nuk kishin si t'i justifikonin shpenzimet.
- Mbushja sarbatorin plot, - i thotë Berisha Mediut, - dhe lëri ndonjë bakshish pilotit..
- Pa merak, - i thotë Mediu, - po kur të kthehet i hedhim nga ajo D2-shi i Ballshit.
- Jo, jo - i thotë lideri, - se do na ngelet në ajër e hajt ta rimorkiosh këtë...
- E mirë, - bie dakord Mediu, - e mbushim në Itali tek Silvua.
Kështu, lideri ynë e la Kontinentin Amerikan duke lënë mbas dhimbje e lot, e njerëz që ulërinin: "mos ik", "mos ik". Analistë të ndryshëm, në intervista e kanë cilësuar këtë vizitë si ngjarjen më të madhe në Amerike pas vrasjes së Kenedit. Disa nga rrjetet më prestigjioze televizive kanë shprehur habinë se si Amerika e la të ikte dhe t'i shpëtonte një rast i tillë i artë për ta mbajtur Berishën këtu, në USA. Opinioni publik është ndarë në dy pjesë: Në ata që mendojnë se lideri ynë duhej të mbahej në USA qysh këto ditë, dhe ata që mendojnë se ai duhet lënë t'i japë dorën e fundit demokracisë në Shqipëri, Ballkan dhe Europë dhe pastaj Amerika e ka në dorë ta marrë kur të dojë. Por, gazetat e mëdha amerikane, janë shprehur në editorialet e tyre se ky variant i dytë mbart disa rreziqe. Disa parashikojnë se, nëse USA-ja nuk e merr Berishën që në këto momente kur Shqipëria është ende e dobët, në një periudhë tjetër, mendohet se marrja e tij do të shkaktojë konfliktin më të ashpër të 100 viteve të fundit, dhe mund të ketë më shumë viktima se lufta për kapjen e Bin Ladenit. Shërbimet sekrete të Amerikës mendojnë se deri atëherë, Lazarati do të jetë bërë shtet më vete dhe Berisha mund të fshihet atje, nëse nuk do të dojë që të vijë në Amerikë. Ndaj po i bëhet presion administratës Obama, që zgjidhja duhet gjetur shpejt.
Rrjeti i njohur televiziv NBC, i ofroi liderit edhe një kontratë shumëmilionëshe për të bërë një spektakël televiziv, të titulluar "Amerikan idol (idhulli amerikan) për politikanët e rinj". Berisha të zgjidhte çdo vit një politikan të ardhshëm të ri, përmes një konkursi mbarëplanetar, duke i sjellë gjak të ri politikës së plakur amerikane.
Por, Berisha nuk u ktheu përgjigje. Ata i thanë se çekun e ke me një njësh dhe se zerot t'i vendoste vetë.. Aty ndërhyri Mediu dhe i tha liderit t'i bënte zerot e vockla, që të nxinte sa më shumë. Gojët e liga thonë se lideri vendos zerot dhe Fatmiri i bën majën lapsit.
Kaq për sot. Do t'ju mbajmë të informuar. Zëdhënësi Dogbani


satire marre nga Shekulli


  Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.