| Forumi Horizont | Gjithsej 142 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 142 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Jam ne dileme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16992)
Nuk shikoj ndonje gje per tu habitur ne çdo drejtim ta marresh.
Se pari jeni ne kushte te ndryshme sociale, ti i martuar ajo jo. Per me teper raporti juaj zgjat prej shume kohesh dhe eshte normale (dhe po te ishit martuar bashke) qe me kohen pakesohen gjerat qe mund te zbuloni tek njeri tjetri dhe do terhiqeni nga njerez te rinj. Kete besoj e kupton dhe vete perderisa ke nje raport paralel me martesen.
Keshtu qe, ne daç te kete diçka e dashura jote me kolegun, ne daç jo, mua me duket diçka normale. Ndoshta ty nuk te duket dhe per kete po shkruan ketu, por nese habitesh se ajo deshiron te nderroje mashkull, atehere pretendon nje raport eskluziv me te. Dhe besoj dhe ajo do pretendonte te njejten gje.
Thene kjo, nuk mendoj se po te kishit raport eskluziv (qofte dhe po te ndaheshe nga gruaja per tu vene me te dashuren) do zgjidhte ndonje gje. Pretendimet jane nje gje, realiteti eshte tjeter. Ne realitet njerezit mund te lodhen me njeri tjetrin sido qe te jete puna. Madje ajo sot mund te ishte gruaja jote dhe prape te kishte ekzakt te njejten terheqje per kolegun.
Sidoqofte informacionet qe dhe nuk tregojne diçka nga ana e saj, por ndjenjen e xhelozise dhe dyshimit nga ana jote. Nga eksperiencat e jetes mund te them se eshte e kote te qenit xheloz. Femra di gjithmone ta fshehe mire ndjenjen e saj per nje mashkull tjeter. Po ashtu di dhe te menjanoje ty nese nuk te do me. Dhe xhelozia e tepert e mashkullit nuk ben gje tjeter veçse ta binde me shume per se pertej atij mashkulli ekziston nje horizont tjeter.
| Gjithsej 142 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 142 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.