Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 »
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Ligji anti-mafia! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17484)


Postuar nga Fajtori datë 04 Dhjetor 2009 - 04:30:

E, ketu doja te dilja.

Fushata e Berishes do çoje vendin ne lufte civile dhe kjo duket sheshit.

Puna eshte keshtu:
Berisha po akuzon biznesmene te kalibrit te larte, dhe po i kercenon me burgim, i konsideron mafia, etj. Keta jane njerez me aktivitet te konsoliduar, qe kane shume vjet me biznese. Njeri prej tyre ka gazeten Shekulli, e cila dikur demaskonte Nanon, e tani Berishen. Mbetet sidoqofte gazeta me prestigjoze ne Shqiperi. Te tjere jane pronare televizionesh (Vizion +) apo qendrash tregetare. Lufta qe po hap Berisha me biznesmene te ketij kalibri po ngre nje mekanizem mbrojtes qe do rrise tensionin ne vend. E gjitha fuqia ekonomike e ketyre njerezve do drejtohet kunder qeverise, pa llogaritur se firma te tjera si mund te bashkohen ne financimet anti-Berishe nese ndjejne se shteti ka dale mendsh. Nje mase e tille biznesesh, gazetash e televizionesh do perplaset me presidentin e 1997-es, i cili do provoje te vazhdoje prape luften e tij. Konseguencat jane te imagjinueshme.

Mbi te gjitha:
Berisha kujtohet pas 4 vjetesh se ne Shqiperi ka mafia. Dhe kjo mes te protestave te opozites neper bulevard. Parlamenti gjysmak aprovon ligje qe te arrestoje biznesmenet qe mbeshtesin opoziten. Kesaj i thone te kerkosh 1997 dyfish. Duke hapur lufte (1) me biznesin e madh dhe (2) me opoziten, te ciles i arreston deputetet. Opozita konsiderohet mafia dhe akuzohet çdo dite ne parlament. Prandaj fushata anti-mafia ka marre fund pa filluar akoma.


  Gjithsej 7 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 »
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.