Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Perdorimi i disa Medikamenteve (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17755)


Postuar nga Morfine datë 01 Prill 2010 - 22:59:

Perdorimet e Asperines*

Efektet e Aspirinës* varen nga doza e marrë. Në doza të vogla ose të moderuara (një apo disa tableta) ndihmon në uljen e temperaturës dhe largimin e simptomave të ftohjes, gjithashtu ndihmon në shërimin e dhimbjeve të rënda të kokës, të dhëmbit, krampet e muskujve ose dëme më të vogla. Në doza më të mëdha, mund të ndihmojë në trajtimin e inflamacionit të lidhur me gjëndje të tilla si në reumatizëm apo në artrite. Për shembull, pacientët me artrit mund të marrin 10 ose më shumë aspirina në ditë. Aspirina mund të shoqërohet me medikamente të tjera analgjezike për trajtimin e dhimbjeve më të forta, duke dhënë rezultate më të mira sesa do jepte një medikament i vetëm qoftë edhe në dozë më të lartë. Madje ky kombinim jep më pak efekte anësore, si psh rreziku i varësisë nga ilaçi. Vitet e fundit, kërkimet mjekësore tregojnë se përdorimi i rregullt i aspirinës mund të ketë efekte mbrojtëse kundër shumë patologjive serioze. Doza të vogla ditore të aspirinës mund të zvogëlojnë mundësinë e infarktit kardiak dhe ishemive, kryesisht në sajë të aftësisë antikoaguluese të saj. Studime të tjera indikojnë që doza të rregullta të aspirinës mund të reduktojnë rrezikun e shfaqjes së Parkinsonit, kancerit të kolonit, të gjirit dhe prostatës. Jo vetëm kaq, aspirina është e dobishme edhe në trajtimin e diabetit, astmës tek adultët dhe në zmadhimin e prostatës


  Gjithsej 8 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.