Forumi Horizont Gjithsej 150 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- "Kuriozitete nga fleurs de l'orne" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18062)


Postuar nga lule datë 31 Tetor 2010 - 03:28:

Australianit iu fut automobili në shtrat..

Një australian ia ka borxh jetën pagjumësisë: nuk ishte në shtrat kur të premten në mëngjes një automobil iu fut drejtë e në dhomën e fjetjes në Melbourne.
“Shtrati ishte i shkatërruar. Krejtësisht i bërë copa-copa. Jam i sigurt se nuk do të mbijetoja sikur të gjendesha në shtrat”, tha Dimitrios Basbelis.

Automobili goditi anësoret e rrugës dhe fluturoi në anën tjetër duke thyer murin e shtëpisë dhe duke përfunduar drejt e në krevat, ndërsa shoferi dhe bashkëshoferi morën lëndime të lehta.

Basbelis thotë se automobili ishte futur në dhomën e tij në momentin kur ishte zgjuar nga shtrati dhe kishte dalë në dhomën tjetër për tu lidhur në internet. /Telegrafi/


  Gjithsej 150 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.