Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 »
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Faqja e Pacientit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18096)


Postuar nga NS-6 datë 07 Nëntor 2010 - 05:56:

HYRJE
Insuficienca kardiake eshte nje gjendje kronike shume e perhapur ku zemra e semure ul aftesite e nje personi qe te jete mjaftueshmerisht aktiv fizikisht. Te kesh nje insuficience kardiake do te thote qe gjaku nuk hidhet nga zemra ne menyre te sakte dhe kjo gje ndonjehere shkakton nje pengese per gjakun qe ndodhet ne mushkeri dhe ne indet e trupit. Tek personat mbi 65 vjec, insuficienca kardiake eshte arsyeja e pare per shtrim ne spital.

SIMPTOMAT

Insuficienca kardiake mund te ndodhe menjehere ose te zhvillohet gradualisht. Kjo gje mund te interesoje anen e djathte,te majte ose te gjithe zemren. Simptomat e insuficiences kardiake perfshijne:
- Mungese frymemarrje gjate nje sforcimi fizik ose duke qendruar shtrire
- Lodhje, dobesi dhe ndjesi marrjesh mend.
- Te rrahura te zemres te shpejta ose te parregullta.
- Kolle sidomos gjate nates.
- Rritje ne peshe per shkak te lengut te tepert ne trup. Kjo gje mund te coje ne nje mbledhje te ujit ne bark, ne kembe dhe ne kavilje.
- Probleme renale qe cojne ne mbajtjen e ujit.
- Veshtiresi ne perqendrim dhe ulje te gjendjes se gadishmerise
- Veshtiresi me fjetjen.

SHKAQET
- Semundja e arterieve koronare - ngushtim i arterieve qe ushqejne zemren me gjak; kjo mund te shkaktoje probleme kardiake dhe demtim te perhershem te muskulit kardiak.
- Hipertension (presion i larte i gjakut)
- Semundje te valvulave te zemres - paaftesi valvulare qe con ne kthimin e gjakut mbrapsh dhe nje mbingarkim te nje zone te zemres.
- Semundje e muskulit te zemres nga shkaqe te panjohura (idiopatike)
- Demtim i zemres nga alkoli ose ilace e droge
- Difekte te zemres ne natyres kongjenite (qe jane te pranishme qe nga lindja)

TRAJTIMI
Cfare mund te beje pacienti
- Te marre te gjitha ilacet per zemren dhe presionin e gjakut sic pershkruhen nga mjeku i vet.
- Te ndale duhanin dhe te ule ne minimum konsumin e alkolit.
- Te mbaje nje peshe te shendetshme dhe te ndjeke nje diete te balancuar, ushqyese dhe me pak kripe.
- Ushtrimet jane te keshillueshme por sipas keshilles se mjekut
- Duhet te kontrolloje stresin

Cfare mund te beje mjeku
- Nje numer ilacesh mund te permiresoje simptomat , te ule nevojen per shtrim te pacientit dhe te permiresoje mbijetesen.
- Ndonjehere kirurgjia kardiake (by-pass, riparim ose zevendesim valvule) mund te jete i nevojshem.
- Trapianti i zemres mund te konsiderohet nje mundesi per nje paaftesi kardiake ne faze te avancuar por qe paraqitet i limituar per shkak te numrit te ulet te dhuruesve.

Informacionet e paraqitura jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj.


  Gjithsej 9 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 »
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.