Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia Demokratike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=213)
-- Petro Zheji (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18785)


Postuar nga robert datë 15 Mars 2015 - 23:16:

Nese ndokush ka deshire te lexoje edhe pak nga kjo analize qe un i kam bere librit te Petros, po jap dhe nja dy pjese te tjera me poshte. (Nuk e kuptoj perse shkronjat e trasha apo te pjerrta nuk e ruajne ketu formen e tyre, per tu dalluar keshtu nga keto shkronjat e zakonshme!?)

34 prer prej, prerë mettre en branle (me coptu
prerë, pres me grimcue, me pre)
35 prerana premun fait de mettre en branle

Nr. 34 + 35 prer + prerana = pres+e prerë (taglio+tagliato; schneide+geschniten) duhet të jetë një fjalë parakaluese e shqipes jugore dhe sanskritishteve, pasi në shqipen veriore është përdorur më së shumti folja daj, ndaj. Shqipja jugore duhet ta ketë këtë fjalë nga brumi i përbashkët mesopotamo-verior, por dhe aty do jetë me origjinë tjetër-kund.
E themi këtë pasi tani në mëndje na vjen edhe fjala peri (e hollë dhe e bukur; sottile e bella; schlank und schön), një fjalë (tipizim) ky sa semit aq dhe internacional, e hyrë në shqipe me këtë kuptim kushedi nga ç’anë, dhe gjendur në shqipe edhe për një objekt tjetër me kuptim të përafërt, si i hollë që është, për peri-n (filo; Faden).
Prejardhja e kësaj fjale duket se ka aq shumë të përdorurën për (per; für), -të parë dhe të diskutuar aq shumë nga ne deri tani-, si dhe rë, ri (me ndejt, me qëndru; stare; stehen). Pra, diçka që rri konform diçkaje tjetër, është e saktë dhe e bukur. Kuptohet që në këtë proçes është përfshirë veprimi i prerjes (tagliare; schneiden), i cili në kohët primitive bëhej me gur, pra lëkura e kafshës së vrarë pritej me gurë; mijra vjet më pas do ketë hyrë dhe veprimi i qepjes (me qep; cucire (kuçire); nähen) apo ngjitjes (me ngjit; attaccare; kleben), ndaj kjo morfemë/ fjalë do të kalonte si për të prerën, si për fillin (peri-n; il filo; der Faden), si për atë që rrinte bukur në trup, si për atë që dukej e bukur.
Patjetër kjo/këto tone/morfema/fjalë, per, pre, prera, peri, etj. të përafërta, duhet të gjinden edhe në gjuhë të tjera në kuptimet që sapo pamë. Në Fjalorin etimollogjik të Çabejt, tek shkronja „p“, nuk gjejmë asnjë prej fjalëve që sapo kaluam. Siç e dimë, gjuhëtari i njohur shqiptar nuk arriti ta mbaronte fjalorin e tij etimollogjik. Megjithatë, në punime të veçanta të mëpasme, ne do merremi pareshtmërisht me këto e fjalë të tjera. Në indishte kemi sot fjalën prena me kuptimin adhuroj, duket e mbështetur kjo tek pro + na (pro nesh, si ne; pro noi, come noi).


  Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.