Forumi Horizont | Gjithsej 49 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Mbi disa punime te miat-R.Th. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18794)
(Teksti i mëposhtëm ësht i njëjtë për t' gjithë ju) të redaktorë gazetash dhe mediash të tjera.
Kjo është hera e tretë e rregullt, që unë po kontaktoj me ju në lidhje me botimet e mia të reja, dhe me një shpresë edhe më të pakët se ju do të jepni një njoftim qoftë edhe të shkurtër mbi botimin e tashëm. Por unë bëj detyrën time, sepse është e padurueshme të dëgjosh nga ju më pas, se ne nuk kemi marr asnjë njoftim mbi këtë titull të ri. Edhe në dy njoftimet parakaluese që ju kam nisur, atë të "Evolucionit gjuhësor" vëll. i 3 në nëntor 2014, dhe atë me dy novela: "Kush e solli Doruntinin + Gjenerali i ushtrisë së vrarë" në mars (apo prill) 2015, as edhe njëri prej jush dha një njoftim mbi këto tituj të rinj librash!?! Ndoshta ju e konsideroni vendin tuaj të punës si një monopol privat, ku vetëm ju e cmoni nëse publiku duhet të njoftohet ose jo mbi një libër të ri të dalë në treg! Nëse vërtet mendoni kështu, unë ju sqaroj se ju e keni detyrë ligjore të njoftoni publikun mbi cdo lajm kulturor që ju vjen në redaksi. Ashtu sic dhe publiku e ka të drejtën të informohet nga media mbi ngjarjet politike, sociale, kulturore etj. Ndryshe duhet të dyshoj cdo njeri, se mediat dhe njerzit që punojnë në 'to janë kthyer në instrumenta sahan-lëpirse të grupimeve drejtuese të vendit, kështu edhe në vegla qorre diktatoriale.
Unë po ju jap edhe një shanc të fundit të gjithë juve të largoni këtë dyshim, që mund ti ngrihet kujdo në kokë, -sepse nuk kam ndërmend të merrem me vegla qorre dhe sahan-lëpirëse-, duke ju njoftuar juve mbi librin tim më të fundit, gjë që do të thotë, se unë dhe cdo qytetar pret të jepet nga ju një njoftim sado i shkurtër në lajme apo në një emision kulturor, mbi këtë titull të ri, të librit tim më të fundit.
Titulli i librit ësht: "Kuptimi metafizik dhe dialektik i lëvizjes" me nëntituj: nën disa të reja shkencore (të sjella vetëm nga vështrime empirike). Autor: R Th..
Një vend të gjerë në mes të librit ze edhe nënkapitulli: fizika metafizike, ku autori shtjellon përciptas sistemet e hapura dhe të mbyllura, entropinë, duke e kthyer këtë me kokë lart, -sic ai pretendon; gjithashtu aty autori merret sërish me teorinë speciale të relativitetit të Ajnshtajnit, gjë të cilën ai e ka trajtuar gjerësisht në një punim të tij më të hershmëm; në këtë nënkapitull trajtohet edhe teoria e përgjithshme e relativitetit, si dhe drejtimet e mekanikës kuantike sot.
Ky libër ka një gjuhë të thjeshtë, aq sa për ta kuptuar atë mjaftojn disa njohuri mbi natyrën, të cilat njeriu i merr me 8-9 klasë shkollë, apo dhe nga emisione të ndryshëm televizivë. Edhe shpjegimi që autori përpiqet të japë mbi materien, natyrën, kozmosin, është larg teorive të sotme të komplikuara. Ai përpiqet të shpjegojë se si forca gravitacionale është mëma e cdo lloj lëvizje, qysh nga krijimi i materies e deri më sot. Libri ka 320 faqe dhe kushton 700 lek apo 7 euro.
Libri, po si dhe librat e tjerë të autorit, është i botuar nga shtëpia botuese "Vllamasi", dhe nesër deri pasnesër gjindet në bibliotekën kombëtare dhe në librarinë e kësaj shtëpie botuese. E ditë më pas, edhe në dy-tre librari të tjera.
Unë nuk besoj se ju do të jepni qoftë edhe një lajm të shkurtër mbi botimin tim më të fundit, sic dhe nuk dhatë edhe në dy botimet parakaluese. Për mua kjo nuk ka ndonjë rëndësi; cdo njeri ka ndërgjegjen e vet dhe varet nga këmbët e tija. Por nëse ndonjëri nga ju do japë një njoftim kësaj here mbi librin tim më të fundit, të më njoftojë që ta di dhe -mundësisht- ta verifikoj.
Gjithë të mirat dhe suksese në punën tuaj informative. Berti.
Gjithsej 49 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.