Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Musica (Muzika) (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=177)
-- Canzoni da Claudio Baglioni (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1914)


Postuar nga Ami- datë 08 Shtator 2003 - 12:34:

Nje mije dite te miat e tuat

Une u fsheha tek ty e pastaj te fsheha
nga te gjithe e gjithcka qe te mos me gjenin me
E tani qe kthehemi secili ne vendin e tij
te lire me ne fund, pa e ditur se c'te bejme

Nuk te lashe nje shkak dhe as nje faj
te lendova qe mos lendoja jeten tende
ti ishe ne kembe kundrejt qiellit e une keshtu
me dhimbje u zhvendosa, i pandehur cohuni...

Kush do te jete me mua pas teje
do ndjeje eren tende
e do mendoje se eshte imja
Une e ti, qe i beme zili tere botes
a do fitonim valle
kunder nje miliard njerezish
dhe nje histori shkon ne dreq
sikur te dija te shkoja edhe une...

U ndame pak a shume ashtu siç u lidhem
pa bere asgje, se s'kishte asgje per te bere
veçse ta benim, e ngadale ne u larguam
aq larg
sa qe as mund te mendohet

E mbaruam perpara se te na mbaronte
qe ajo dashuria jone mos kishte fund
doja te te kisha timen e vetem atehere ia dola mbane
Kur e kuptova se isha aty per te te humbur

Kush do me doje pas teje
do marre dollapin tend
dhe ate rremuje
qe ti le ne fletet e mia
duke ikur keshtu
si pas zenkes sone te pare
veçse tani ikem duke kthyer shpinat

Drejt atij/asaj
do i mesojme ate qe
ne mesuam bashke
dhe nuk do e kuptojme kurre
se ç'eshte, nese qe ndonjehere vertete
ai çast i pafund qe nuk eshte me
nje mije dite te miat e tuat

Po te prezantoj
nje mikun tim te vjeter
ne kujtimin tim
per gjithmone e per gjithe kohen
ne kete lamtumire
une do dashurohem me ty...


  Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »
Trego 5 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.