Forumi Horizont | Gjithsej 17 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- KS. Shkumbini (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2269)
Mbrojtësi peqinas, Alfred Salliu, deklaron se skuadra ndihet më mirë pas ndërprerjes së kampionatit
Salliu: Me Elbasanin, derbi i kthesës
Për mbrojtësin peqinas Alfred Salliu, rezultatet jo të mira të Shkumbinit në dy ndeshjet e para të kampionatit nuk pasqyrojnë realisht gjendjen e ekipit. Ai beson në kthesën e shpejtë të ekipit, duke theksuar se duhet harruar humbja me Dinamon në Peqin. Për të, ndërprerja e kampionatit i shërbeu për mirë ekipit, duke i dhënë kohën e duhur për të marrë veten përpara ndeshjes derbi me Elbasanin. Mbrojtësi 22-vjeçar ka disa kampionate që luan me Shkumbinin dhe në dy ndeshjet e para ka qenë në rolin e titullarit për peqinasit. Salliu është optimist për të ardhmen e ekipit peqinas dhe mendon se që këtë javë do të vijë kthesa e duhur, kur Shkumbini do të ndeshet në "Ruzhdi Bizhuta" përballë Elbasanit të fortë.
- Një fillim jo i mirë i Shkumbinit në këtë kampionat, me 2 humbje radhazi. Si i shpjegoni?
- Ky është fakt, që Shkumbini nuk e ka filluar si duhet kampionatin, ndryshe nga tradita e tij, por mund të them se kjo nuk është gjendja reale e skuadrës. Forma jonë në dy ndeshje ka qenë e ndryshme. Në Durrës, përballë Teutës, në takimin e parë, edhe pse humbëm me rezultatin 1-0, kemi zhvilluar një ndeshje të mirë e dinjitoze, ku u kënaqën sportdashësit, por edhe ne me atë që dhamë në fushë. Dobësitë tona u panë më shumë në takimin e dytë me Dinamon, ku, ndërsa pritej ngritja e nivelit të lojës nga ana jonë, ndodhi e kundërta dhe Dinamoja fitoi thellësisht, duke arritur edhe fitoren e parë në Peqin. Mbi të gjitha, ekipit i mungoi shpirti karakteristik e dëshira për fitore. Tashmë këto, për mendimin tim, kaluan dhe ne po shfrytëzojmë këto ditë të ndërprerjes së kampionatit, që për ne ishin më se të nevojshme e si me porosi, për të përmirësuar shumë të meta në skuadër.
- Mendoni se i ka vlejtur Shkumbinit ndërprerja e kampionatit?
- Për situatën e vështirë që kaluam, kjo javë pa ndeshje kampionati na ka vlejtur shumë. Pas analizës që u është bërë dy ndeshjeve të para, mund të them se po shoh një frymë të re në ekip, që në javët e para nuk ekzistonte. Kjo të krijon bindjen se e keqja tashmë kaloi dhe të bën optimist për të ardhmen e ekipit. Nuk duhet harruar se edhe përforcimet që po bëhen ndikojnë për mirë në këtë kohë.
- Të shtunën e ardhshme do të udhëtoni në Elbasan, për t'u ndeshur me ekipin vendës në "Ruzhdi Bizhuta". Si e parashikoni këtë takim?
- Eshtë një takim mjaft i vështirë, që me të drejtë cilësohet ndeshje derbi. Shkojmë në Elbasan pas dy humbjeve radhazi, ndërsa kundërshtari ynë ka moral të lartë, pas dy rezultateve pozitive me Flamurtarin dhe Besën në Durrës, duke qenë në kuotën e 4 pikëve, ndaj 0 që kemi ne. Megjithatë, mendoj se në Elbasan Shkumbini do të bëjë kthesën e duhur, duke treguar vlerat më të mira që ka si ekip. Kjo do të jetë edhe një lloj autokritike për paraqitjen e dobët në takimin e fundit me Dinamon. E dimë që kjo s'do të jetë e lehtë përballë Elbasanit, të etur për fitore. Mbi të gjitha, do të dëshiroja të zhvillohej një ndeshje e bukur dhe korrekte, ku të mbizotërojë "fair-play" e ku në fund të fitojë skuadra më e përgatitur dhe që do të bëjë më pak gabime në fushë.
Gjithsej 17 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.