Forumi Horizont Gjithsej 41 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Si ndihen fëmijët përballë një lidhjeje të re të mamit? - Jepni mendimin tuaj - (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2480)


Postuar nga i_lire datë 07 Tetor 2003 - 00:46:

Takimi i parë i fëmijës me partnerin e ri

Nuk mund të ketë një përgjigje fikse për këtë. Koha e prezantimit varet nga mënyra sesi fëmija e ka përjetuar ndarjen e prindërve. Ai duhet të bindet se mami dhe babi megjithëse nuk janë më burrë e grua përsëri mbeten prindërit e tij. Sigurisht, që ky mendim të krijohet në kokën e tij duhet kohë: gjërat nuk mund të ndryshojnë menjëherë sidomos për shkak të ndjenjës së pasigurisë që krijohet tek fëmija pas ndarjes së prindërve: kush do të më dojë mua tani? Prindërit përbëjnë një binom i cili për fëmijën është shumë i vështirë të ndahet.
Sofia, e sapo divorcuar thotë se vajza 6 vjeçare reagoi shumë keq kur, ndryshe nga zakonisht në shëtitjen e pasdites ajo ftoi të dashurin e saj. Iime bijë është e vëmendshme ndaj çdo mashkulli me të cilin unë shoqërohem dhe bëhet shumë xheloze. Atë ditë qëllimisht derdhi akulloren në fustan që ne të largoheshim sa më shpejt dhe nuk u përgjigj asnjë pyetjeje të shokut tim. Kur e pyeta në shtëpi, përse ishte sjellë ashtu u përgjigj: Prandaj e paske ndarë babin ti! Dhe vertetë jam ndjerë shumë keq, por besoja vertëtë se do ta kishte më te lehtë të harronte të jatin nëse unë kam një shok të ri.
Sofia nuk duhet të mendojë se partneri i saj mund të zëvendësoj babin. Nënat e reja shpesh herë mund të bëjnë një ngatërim rolesh. Ato mendojnë se partneri i i ri mund të jetë edhe zëvendësuesi i babait të fëmijës. Edhe fëmija në disa raste mund të barazojë praninë e një mashkulli të ri me elemininim të babait nga jeta e tij. Fëmija duhet të sigurohet se figura e babait nuk mund të zihet nga askush dhe se ai do te vazhdojë të takohet përsëri me të.
Gjithçka duhet të bëhet në kohën e duhur: nuk mund të ketë receta të gatshme për të këtë gjë: një vit apo dy vjet pas divorcit: çdo histori ka specifikat e saj dhe niveli i ndjeshmërisë dhe adaptimit të fëmijëve është i ndryshëm. Nëna e njeh mirë fëmijën e saj. Mund të parshikojë reagimet e tij. Mund të flasë me të për të kuptuar nëse ai është gati për të pranuar një person tjetër në jetën e mamit dhe të vetën.


  Gjithsej 41 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.