Forumi Horizont Gjithsej 19 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia Demokratike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=213)
-- Shtypi : Shenjtërimi i Nënë Terezës - Gonxhe Bojaxhiu (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2641)


Postuar nga Endri datë 20 Tetor 2003 - 19:39:

Nene Tereza - e derguara e Shpirtit te Shenjte ne Toke

Interviste e Kardinalit Pio Laghi per te perditshmen "Corriere Della Sera" -

ROME - ANSA - Kardinali Pio Laghi, mik i Nene Terezes prej 40 vjetesh flet per besimtaren, e cila do te shpallet nga Papa "e Lumturuar", ne nje interviste per te perditshmen italiane "Corriere Della Sera". "E shoh Nene Terezen si nje leter te Shpirtit te Shenjte derguar Kishes ne ditet tona", shprehet ai. "Duke ngjallur nje grua kaq te dobet, duke e derguar te pambrojtur ne mes te varferise se tejskajshme, ne nje bote armiqesore nga pikepamja fetare, Shpirti i Shenjte, deshi te na tregoje se besimi dhe bamiresia jane ende te mundshme ne toke. Nena Tereza nuk ka vepruar asnjehere ne nje bote te mbrojtur dhe bota e gjere me te cilen eshte marre tregoi se e kuptonte. Ate e kuptuan te varferit e Kalkutes, te infektuarit e Cernobilit, te semuret me SIDA ne Nju Jork dhe te pastrehet e Romes", vazhdoi kardinali.

"India, qe nuk eshte nje vend i lehte per te krishteret, i organizoi nje funeral shteteror dhe e vendosi ne shtratin e topit, qe ishte perdorur per Ghandin e Nehrun", theksoi Laghi. "Ajo krijoi nje jete te perbashket me te varferit, duke treguar aktualitetin e komandes evangjeliste per t'i ndihmuar duke kerkuar tek ta imazhin e Krishtit. Ashtu si Francesku ne Mesjete, ajo tregoi ne ditet tona se cfare revolucioni realizohet me puthjen e lebrozit dhe si, perseri e pergjithmone, eshte Zoti ai qe merr puthjen tek lebrozi", perfundoi kardinali.

Biografine e shkurter*

"Me gjak jam shqiptare, me shtetesi indiane, dhe me zemer i perkas Jezu Krishtit". Me keto fjale te Nene Terezes, fillon teksi i biografise se shkurter, publikuar nga Vatikani. Ky njoftim i Vatikanit perkon me zerat e koheve te fundit kryesisht ne Maqedoni, ku zyrtaret e quajne Nene Terezen- Bije maqedonase, gje qe ka nxitur reagime te ashpra nga shqiptaret. Ambasadori i Shqiperise prane Vatikanit, Zef Bushati, thote se kombi shqiptar ka dy heronj te medhenj, Skenderbeun dhe Nene Terezen.

Anjez Gonxhe Bojaxhiu lindi me 26 gusht te vitit 1910, ne nje familje shqiptare ne Shkup. Thuhet se qe ne moshen 12 vjecare ajo shprehte deshiren per te ndihmuar te varferit dhe shkonte rregullisht ne kishen katolike shqiptare ne Shkup.

Ne moshen 18 vjec Anjez Bojaxhiu largohet nga shtepia duke u dorezuar murgeshe ne nje manastir katolik irlandez dhe shkon me mision ne Kalkuta te Indise. Ketu ajo mori emrin Moter Tereza, per nder te shen Terezes se Lisieut, mbrojtesja e misionareve katolike. Per 17 vjet, murgesha shqiptare dha mesim dhe drejtoi ne shkollen e mesme Shen Meria ne Kalkute te Indise.

Por, me 19 tetor te vitin 1946, jeta e saj do te ndryshonte pergjithmone. Nje nga bashkepuntoret e saj tregon se gjate nje udhetimi me tren, Moter Tereza degjoi nje ze qe i tha: "Une jam Krishti. Une kam nevoje per ty. Behu drita ime dhe Hiq dore nga gjithcka dhe shko ne getot e Kalkutes per te ndihmuar te varferit e te pastrehet".

Dy vjet me vone, ajo del nga manastiri dhe pas nje kursi mjeksor per pergatitjen e saj per misionin e ri, Anjeza shkoi ne lagjet me te varfera te Kalkutes, ku se bashku me disa shoqe te saj hapi nje shkolle per femijet jetime. Shume shpejt, nxenesit filluan ta therrisnin ate Nene Tereza, emer qe nuk do t'i ndahej gjate gjithe jetes.


  Gjithsej 19 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.