Forumi Horizont Gjithsej 53 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 53 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga bota (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=306)
-- Ibrahim Rugova konvertohet ne fene e ... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3159)


Postuar nga i_pafajshem datë 30 Nëntor 2003 - 23:57:

Pershendetje Anton

Po e nis nga fundi duke ju uruar gjithashtu si dhe te gjitha shqiptareve te tjere Festen e Pavaresise.

Nese e shikojme vertet nga nje kendveshtrim realist, une do te thoshja se zgjedhja e besimit fetar eshte nje e drejte individuale dhe nuk ka te beje aspak me postin qe zoteron personi ne fjale. Aq me teper qe ne Kosove ashtu si dhe ne Shqiperi, feja nuk ka te beje me politiken.
Por duke patur parasysh disa deklarata te disa figurave te njohura shqiptare mbi fene ne ne viset shqiptare(kryesisht ate myslimane), duke patur parasysh konservatorizmin e skajshem te Europes, i cili doli ne pah me rastin e krijimit te Kushtetutes se saj, atehere me te drejte lind dhe dyshimi juaj dhe i shume shqiptareve te tjere.
Personalisht mendoj se Rugova eshte çorientuar plotesisht ne rrugen e tij politike dhe me teper po qendron aty ku eshte, ngaqe komunitetit nderkombetar i nevojitet nje dore vendase per te "korrigjuar" shqiptaret ne Kosove. Dhe per te krijuar sadopak dhe nje mbeshtetje nga te tjeret , ai po nderrmer veprime te cilat ashtu si dhe ju , une do ti cilesoja majmunlleqe. Nuka ka rendesi se me sa cepa kerkon te vendose yllin ne flamur, se ç'fare ngjyre do te kete dhe sa i ngjashem do te jete ai me flamurin kombetar shqiptar.
Nese shqiptaret ne Kosove duan te qendrojne edhe me tej shqiptare, atehere flamuri kombetar do te mbetet ai qe kane shqiptaret ne te gjithe rruzullin. Nesa ata nuk do te pranojne emrin shqiptar, atehere eshte e drejta e tyre qe te zgjedhin nje flamur te tyre, me ngjyrat qe deshirojne dhe me simbolet qe deshirojne. Nuk besoj se kjo gje do te ngelet ne doren e nje presidenti apo nje politikani tjeter ne Kosove.

Pra me pak fjale, eshte e drejta e shqiptareve te Kosoves qe te vendosin per kete gje dhe e askujt tjeter ne kete bote, kushdo qofte ky person, shtet apo grup shtetesh.

Ju pershendes dhe ju uroj nje dite te mbare te gjitheve.


  Gjithsej 53 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 53 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.