Forumi Horizont Gjithsej 32 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- JEHONA E MALLKIMIT ( nga Daku) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3184)


Postuar nga Klodel datë 01 Dhjetor 2003 - 20:23:

X

Ate mbasdite e gjeta veten tek shtepia e kuqses(nuk me kujtohet as emri tani).Nje çarçaf i bardhe bore i mbulonte disi lakuriqesine e turpshme.Nuk po e kuptoja se ku
ndodhesha,pasi ishte dhe disi erresire.U çova dhe fillova te vishesha.Megjithese bente vape,une po dridhesha.Me dhimbte i gjithe trupi,nuk i ndieja me gjymtyret.Kisha nevoje
per pak heroine.Hapa portofolin dhe gjeta aty nje sasi te vogel lekesh.Me duheshin edhe
njehere aq qe te blija nje doze.Ia mora cigaret nga çanta por leket nuk ia preka.Ajo flinte si nje femije i vogel,por une nuk e vija re embelsine e saj.Nje hall me rendonte mbi supe:duhet te qetesohesha.Dola ne rruge dhe u nisa per nga “qendra”. “Ku t’i gjej leket e tjera,pastaj me duhen dhe nja 500 te pij nje kafe tek “Zyra” ”,-mendoja .Kur syte me
shohin Timin.Edhe ai i shkreti kishte dale per te kerkuar ,siç dukej.

-Bon,-me thoshte ndersa ecnim,-te betohem per koken e plakes qe kam ne shtepi se do ta le.Sot eshte hera e fundit ,te betohet Timi,-dhe te dy filluam te flisnim duke pohuar njeri tjetrin.Po shkonim drejt varesise se helmit.Asnje nuk do te deshironte te vuante si qen,i braktisur nga te gjithe.Por na dukej aq e larget ajo dite ,ndersa ne te vertete ishte aq afer,aq prane nesh.Qe tani e ndienim ekzistencen e saj dhe fundin……

-Tim,te kam si vellain tim,-i thosha duke e perqafuar,ndersa syte me rendonin tmerresisht,nuk i mbaja dot hapur.Shkuma e birres qe po pija,me rridhte ne menyre te neveritshme buzeve.Isha perlyer i teri si femije.Po kendoja nje kenge,ose te pakten keshtu me dukej mua.Nje violine e larget me shoqeronte.Ishte nje muzike prekese dhe lotet me rridhnin pa kuptuar faqeve.Gjithshka po zvogelohej ne syte e mi.Erresira po pushtonte trurin tim te lodhur.Vetem nje pike e bardhe dukej tej,larg ,shume larg.Pastaj erdhi e u zmadhua me shume shpejtesi,verbuese si nje diell i zjarrte .U perplas pas meje pastaj u zhduk.I hapa syte dhe e gjeta veten ne nje lendine te madhe,nuk dalloja asgje veç disa hijeve qe tundeshin a kercenin rreth zjarrit. “O Zot ,eshte ajo,kaçurrelsja!!!”Po ecte drejt zjarrit dhe fytyra e saj sa vinte e po ndriçohej nga flaket e kuqe.U afrua me shpejtesi, pastaj u hodh …….Tmerr…………Kenaqesi.O Zot çfare kenaqesie ndjeja .Vete parajsa ishte ulur ne shpirtin tim,ndersa une luaja me kaçurrelat e saj….Por erresira u shfaq serisht me floket e saj te shpupurisura dhe me mbertheu prej fytit.Po mbytesha, s’merrja dot fryme.Nje erresire totale ,pastaj serisht pika e bardhe e larget.U afrua me te njejten shpejtesi dhe u perplas me shume force mbas meje,aq sa e gjeta veten te shtrire pertoke ndersa Timi i shqetesuar po mundohej te me permendte ,me aq fuqi sa kishte….


  Gjithsej 32 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.