Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- E drejta autorit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=106)
-- Mos duhet pritur ligji i ri? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=325)


Postuar nga Fajtori datë 31 Janar 2003 - 21:02:

Hapat e ndermarre nga ministrja Dade jane per tu vleresuar. Propaganda qe behet eshte gje tjeter. Ne Shqiperi nuk kane munguar ligjet, por zbatuesit. Dalja e ligjit te ri do te behet me shume per te rinovuar te drejten e autorit qe duhej te ekzistonte qe ne vitin 1992 sipas ligjit.

Problemi i shtepive diskografike dhe botuese eshte se ne Shqiperi nuk ka nje shoqeri te mire per mbrojtjen e te drejtave te autorit. Ajo qe eshte mohohet nga shumica e editoreve shqiptare. Kjo behet sepse Albautor nuk bashkepunon per te mbrojtur realisht te drejtat e autorit. Prandaj ndryshimet me rendesi do fillojne pasi te rinovohet stafi drejtues i AlbAutor.

Problemet qe Albautor ka me editoret shqiptare jane aq te mprehta saqe ka patur tentativa per te krijuar shoqeri paralele te manaxhuar nga vete editoret. Nje e tille u hap nga studio Jess dhe quhej AMA. Po shpejt Albautor e hodhi ne gjyq dhe fitoi gjyqin. Tashme AMA nuk ekziston me.

Takimi i Dades me police tatimesh dhe RTSH nuk ka asnje vlere. Ne drejtorine e tatimeve gjithmone kerkohet licensa nga Albautor per te hapur aktivitet qe ka lidhje me artin. Kjo behet te pakten ne periudha te egra, si kjo, kur tatimoret kujtohen nga Arta Dade se duhet te kerkojne licensen e Albautorit. Por perseri editoret gjejne shtigje ne ligj per te mos kaluar nga Albautor. Dhe kjo nuk behet sepse nuk duan te zhvillohet e drejta autorit por sepse Albautor eshte nje shoqeri e paafte te mbroje te drejtat ne Shqiperi dhe jashte saj.

Keto nuk i them nga mendja por nga takimet qe kam bere me shume personazhe te artit. Ne takimet me ta del se drejtori i albautor, z. Neshat Tozaj, eshte pengesa kryesore dhe pika ku ngecin te gjitha deshirat per zhvillimin e te drejtes se autorit.

Pra shkurtimisht, sipas meje, zgjidhja e te drejtes se autorit si problem do te behet kur te bashkepunohet me shtepite diskografike dhe botuese per te manaxhuar sic duhet nje shoqeri si Albautori. Dalja e ligjit te ri tregon deshiren e Arta Dades per te ndihmuar autoret por nuk zgjidh problemin kryesor ne Shqiperi. Mendoj se te dyja problemet do zgjidhen se shpejti, sepse kushtet jane pjekur, por duhet te kemi te qarte se e drejta e autorit duhet te manaxhohet nga autoret, jo nga biznesmene qe nuk kane pike interesi te zhvillohet. Ky do jete celsi i zhvillimit, jo nje ligj qe modifikon lehtesisht ligjin qe ekziston qe ne vitin 1992.


  Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.