Forumi Horizont Gjithsej 27 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- fati i shqiptareve (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=356)


Postuar nga Roni datë 15 Shkurt 2003 - 10:46:

Post Prekese...

...por me se e vertete!

Fati i ketyre personave eshte diçka qe historia jone do ta mbaje te shkruar neper libra per shume e shume kohe, siç e ka mbaj Italia (mqse flasim per Italine) ne vitet '50 kur pati nje bum masiv emigrimi ne ShBA, per te kerkuar mjete te reja mbijetese.
Fati i shqiptareve sot nuk eshte asgje tjeter veçse fati i shume e shume te mjereve te tjere qe jane ne kerkim te nje situate ekonomiko-politike me te mire se sa aktualja, duke i detyruar te lene gjene me te çmuar qe kane dhe te marrin rrugen e panjohur drejt nje fati te panjohur. Jane gjera qe kane ndodhur dhe do te ndodhin, sot dhe ne ditet qe do te vijne, sepse eshte nje fenomen "normal" qe çdo shtet i varfer e kalon. Ajo qe duhet te shpresojme eshte qe nje dite keta te emigruar te kthehen ne atdhe, dhe te punojne per vendin e tyre qe e kane lene ne dore te pjeses qe ka mbetur, duke kontribuuar me financen, studimet dhe kulturen e fituar te krijojne nje komb te ri, sipas modelit te shumekerkuar evropian.

Une kam punuar ne Kryqin e kuq ketu ne Itali dhe ne scout, te cilet shkonin neper kampe ku ishin shqiptaret e ardhur nga deti, dhe merreshin me assitencen e pergjithshme edukativo-shendetesore. Kam pare shume per 9 muaj dhee kam jetuar nga afer, ne vete te pare situaten e veshtire dhe mund te them me keqardhje qe shume vuajme, por dhe aq shume kemi deshire dhe vullnet te behemi me mire, te kerkojme nje fat me te mire per veten tone, familjen dhe te afermit!

Jam krenar qe jam shqiptar, sepse kemi veti shume te mira, qe shume nga vendet e botes tashme i kane humbur.

Fatin tim e krijova vete, me ndihmen e Zotit por me duart e mia, dhe per kete gje falenderoj veten si shqiptar, dhe Ate atje lart. Fati i njeriut varet nga vetvetja.

Pershendetje


  Gjithsej 27 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.