Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 »
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Levizja Mjaft (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=298)
-- Si mendoni ??? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4570)


Postuar nga Fajtori datë 26 Mars 2004 - 20:20:

Sic mund te jete kuptuar edhe ne temat e tjera une mendoj se beri jashtezakonisht mire. Megjithate nuk po lexoj me aktivitete te Mjaftit dhe me duket sikur ka rene ne hije pak. Kjo nuk eshte e mire.

Ne muhabetet qe kam bere me shoket e mi jo pak prej tyre me kane thene se Mjafti ishte nje alternative e bukur per te konkurruar politiken aktuale. Kjo do te thote se ekziston nje nevoje e forte per te ndryshuar fytyren e politikes, edhe pse Mjafti beri shume mire qe nuk ju fut asaj rruge kaq shpejt. Prandaj mos harroni, ju te Mjaftit, qe ekziston nje deshire e madhe per te ndryshuar fytyren e Shqiperise (qe eshte politika) dhe per te thirrur me force kur ka padrejtesira. Deri tani jeni e vetmja force qe ngrohu pak optimizmin shqiptar, keshtu qe mos e lini pas dore dhe vazhdoni te ushtroni presion mbi kasapet qe shahen ne parlament, natyrisht duke u distancuar me delikatese nga politikanet qe ju vete luftoni si puna e Saliut apo Tosit.

Jam qe jam po shkruaj dhe dy rrjeshta.
Levizja juaj me ngjan me levizjen sindikaliste qe solli greva urie ne vitin 91-92. Por ajo levizje u perdor keq e me keq nga duart e Sali Berishes dhe sot gjendemi para inekzistences sindikale. Ju kete rrezik e tejkaluat per tu perfaqsuar jashte vorbulles oportuniste te politikes. Tani ju duhet vetem te ecni para si me pare. Populli beson tek ju me shume sesa tek Berisha dhe Nano.

P.s. Do doja shume qe Mjafti te kishte ndihmuar ne organizmin e nje demostrate madheshtore ne mbeshtetje te popullit kosovar. Atdhetaria ime eshte fyer qekur pashe serbet ne rruge te mbrojne te drejtat e serbeve te Mitrovices, nderkohe qe ne spo ulerasim njehere ne rruge ne mbrojtjen e popullit tone ndaj masakrave qe policia serbe beri neper fshatra. Apo mos ka nevoje t'i postoj ne forum fotografite e masakrave qe te zgjohen keta njerez ???? Mahhh.


  Gjithsej 9 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 »
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.