Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura te njohura te Pavaresise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=210)
-- Hafiz Ali Korca. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7174)
Rubaijjatet e hafizit
FRAGMENTE PREJ RUBAIJJATEVE TË UMAR KHAJAMIT .
Përkthimi i këtyre rubairave (arabisht dmth: poezi katrore) është bërë nga Hafiz Ali Korça. Ky është përkthimi më i mirë i bërë ndonjëherë, pasi siç thotë vete autori në parathënien e librit: “kam shfrytëzuar origjinalin e rubaijjateve nga vetw gjuha perse dhe jo nga ndonjë gjuhë tjetër”.
Në parathënien e librit ai hedh kritika mbi përkthimin e Nolit, ky i fundit sipas Hafizit nuk ka shfrytëzuar origjinalin. Përveç kësaj, në përkthim – po sipas Hafizit – ekzistojnë gabime të shumta. Për këtë shkak në përkthimin e tij Hafizi jep edhe origjinalin persisht, në mënyrë që lexuesi që ka sadopak njohuri për gjuhën perse të konstatojë se përkthimi i tij është i saktë.
Faqe trëndafilen as kush s`e ka pjekur
Me koçkorë koha zemrën pa ia djegur
Gjer u ça kërhëni shihe një qind degë
Bukuroshes dora flokët s`ia ka prekur.
Ata që përpiqen vrasin mendjen janë
Qoftë lark si ca që më kot mjelin kanë
Petkë mos-kuptimi të vishnin më mirë
Se sot mëndjet vleftë sa një fill gjth s`kanë.
Shkoj reja dhe bimën rish e lau me lot
Pa verë renk-gjyli nuk jetohet dot
Për ne vënt-dëfrimi kjo bim`ësht sot
Për ta vënt-dëfrimi bima jonë mot?
Stamnën-çini mbrëmë, mbi gurt e kam thyer
Isha dehur bëra gjë të papëlqyer
Samna si ty isha, më tha por dhe tinë
Si mua do bëhesh a mëndje-gënjyer!
Krejt shokët për kokë në dorë s`na ngelnë
Në këmbët e vekjes një nga një u shkelnë
Në mbledhët të jetës një lloj verë pinë
Dy tre vollt më parë u dehn`e s`u ndanë.
Para meje teje, kisht dit` e natë
Për pun`është sjellë rrot e qjellit gjatë
Hap sytë ngadalë të shkelç përmi tokët
Bebe-syri vajzash është pluhur`I thatë.
Në ç`do fushë q`është një lulishtë bërë
Ato me gjak mbreti jan`ushqyer tërë
Ç`do gjeth manushaqesh që mbleron nga toka
Nishan-faqesh janë prej gocash me sërë!…
Ç`do bimë që buzë lumit ka bleruar
Ka mbirë nga buz`e një vetij`ëngjëlluar
Mos shkel mbi ç`do bimë me çnder se ka mbirë
Nga pluhuri I një faqe lales të uruar.
Brenda në trekt dije një poçar kam parë
Ndër shqelmë një copë balt`e kishte marë
Balta po I thoshte me gjuhën e vetë
Si ti kam qën`unë mos më merr pra zvarë.
Poçarët kur dorën gjith në balt`e mbajnë
Mëndjen e mentimin duhet mos ia ndajnë
Shqelmin edhe grushti, gjer kur do t`I a venë
Baltë-trupash eshtë, ç`pandehin ku janë?
Gjithsej 14 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.