Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga bota (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=306)
-- si e mendoni politiken e jashtme te SHBA-ve ne presidencen e dyte Bush (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7338)


Postuar nga Visitor datë 01 Shkurt 2005 - 03:03:

Personalisht mendoja ca vite me para qe ishte e mundur te parashikoje se c'do te bente ky president dhe te zgjedhurit e tij, te pakten mendoja qe do ti permbahej atyre qe thoshte. Ndryshimi midis premtimeve te fushates zgjedhore dhe veprimeve te tija me pas ishte cudia e pare. Sjellja me Irakun ishte cudia e dyte.

Guxim nuk kam shume te them qe Bush dhe Rice do te zgjedhin dhe do te mbajne nje drejtim te caktuar. S'eshte cudi ama qe te vazhdojne te mbajne nje qendrim shume agresiv te pakten edhe per 2005 ne drejtim te lindjes se mesme, vecanerisht pas suksesit fillestar te zgjedhjeve ne Irak te cilat pak a shume duken si shprehje e popullsise kundra dhunes dhe regjimit te kaluar. Ka fjale qe mund te jete duke u pergatitur ndonje veprim kunder Iranit megjithese une per vete nuk besoj ne dicka te ketille, tani per tani s'ja mban kurrizi njeriu te levizi kundra nje shteti tjeter dhjetramilionesh.

Parashikimi im? Administrata do te marre pjese agresivisht ne ngjarjet ne Irak dhe ne Palestine por ama do ti kufizoje veprimtarite e saj ne Iran dhe ne Korene e Veriut tek grupet e aleancave (BE ne Iran dhe Kina/Rusia/Kore e Jugut/Japoni ne Korene e Veriut).


  Gjithsej 16 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.