Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Pjetër Budi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=76)
-- Kush eshte Pjeter Budi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=75)


Postuar nga Keni datë 19 Qershor 2003 - 07:59:

Poezi

I madhi zot,qofsh lëvduom

1. I madhi Zot,qofsh lëvduom
për gjithë kaqë të mirë
që së kam u' merituom
me ndoonjë shërbetyrë;
qi më dhee kaqë hijr
këtë kafshë me mbaruom,
si q paçë zanë fijll,
gjithëherë tue shkruom.
Posi mendja më përcijll
nd'Arbënë me ua dërguom,
për kishë e për munështjir
pak ndë mend me i trazuom.
Ata merrë mbë dëshijr
mkatit me u peenduom,
posi pemëtë ndë prijll
ndë shpijrt me lulëzuom;
e si zogzitë ndë pyyllt,
Zoti im me të lëvduom,
ndjerë vetë nata mbyyllt,
me një zaa t'amblëtuom.
(1618)

Madhështi e njerëzve

Ku janë ata pleq bujarë,
që qenë përpara ne,
e ata trima sqimatare
të shpejtëtë si rrufe?
Ku janë ata djelm të ri,
të bukur e të lulzuom,
që pate pamë me sy,
me ta folë e ligjëruom?
Ku janë ata zotëninj,
që dojin me zotënuom
ndë sqimë e ndë madhështi,
këte jatë tue shkuom?
Ku janë ata perandorë
gjithë shekulli nalcuom,
në krye me një kunorë
gurëshi cë paçëmuom?
Ku janë ata letërorë
t'urtë e dijes të ndëgjuom,
të bardhatë posi borë
letëra tue kënduom?
Ku janë ato gra e vasha
ndë sqimë e ndë madhështi,
me petëkat të mëndafshta
nalcuom mbë zotëni?
Gjithë mortja i rrëzoi,
sikur i pret me shpatë,
për të ri s'i shikoi,
as të vobegë,as të begatë.
(1618)


  Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.